E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Goditjet në tru, një e treta e të prekurve mbeten invalidë

Korrieri nga Korrieri
17.03.2026
në Aktualitet
A A
Goditjet në tru, një e treta e të prekurve mbeten invalidë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të ndihmuar edhe nga faktorët e riskut, goditjet në tru janë shkaku kryesor i invaliditetit tek personat të cilët preken nga këto sëmundje.

“Sëmundjet që prekin enët e gjakut të trurit shkaktojnë invaliditet dhe morbiditet shumë të shprehur dhe janë të rrezikshme për cilësinë e jetës dhe prej 6 vitesh janë në vendin e parë në botë si sëmundjet që shkaktojnë invaliditetin më të madh në botë. Qeliza neurologjike ka një ecuri që nëse dëmtohet ajo nuk rigjenerohet dhe zona e dëmtuar e trurit e humbet funksionin e saj përfundimisht. Nëse motori që kontrollon lëvizjen për dorën e këmbën humbet, ajo humbet përgjithmonë. E njëjta vlen edhe për qelizat e tjera të trurit që përfshijnë gëlltitjen, të parin, të dëgjuarin dhe nëse humben këto, atëherë pacienti i humbet këto funksione”, pohoi Eris Ranxha, shef i Shërbimit Neurovaskular, QSUT.

Aktualisht në Shqipëri incidenca është 207.7 raste / 100 000 banorë, me një nivel më të lartë tek meshkujt krahasuar me femrat.

Qarqet me numrin më të lartë të rasteve në popullatë janë Vlora, Fieri dhe Lezha.

“Zakonisht janë ato që prekin dekadat e 5-6-7, që nënkupton se sëmundjet kronike janë faktori kryesor që shkakton vuajtjen e enëve të gjakut dhe për rrjedhojë dëmtimin e trurit. Ulet ndjeshëm mosha e të prekurve, kjo edhe nga diagnostikimi”, bëri të ditur Ranxha.

Sipas mjekëve, nëse do të trajtohej hipertensioni, por edhe faktorët e tjerë të riskut, 4 në 10 persona do të mund të shpëtonin nga goditjet në tru.

“Mekanizmat mjekësorë për të parandaluar dëmtimin përfundimtar të trurit shkojnë në dy parime: parandalimi që nënkupton trajtimin e të gjithë faktorëve të riskut që çojnë në këtë pikë, siç është depistimi për të zbuluar aritmitë e mundshme kardiake dhe evidentimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre, dhe këtu kemi hipertensionin, diabetin, jetën sedentare, abuzimin me preparate dhe substanca, duhanpirjen”, tha ndër të tjera mjeku Ranxha.

Raporti kombëtar i ISHP ka nxjerrë në pah se goditja në tru është e rrallë tek personat nën moshën 40 vjeç dhe kur ndodh, shkaku kryesor është tensioni i lartë i gjakut. Sipas OBSH çdo vit, 15 milionë njerëz në mbarë botën pësojnë një goditje në tru./ Tv Klan

Para

Anulohet procedura për “Niko Dovanën”, si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit

Pas

Lala: Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK! AKSHI dhe Balluku, raste ku krimi është i lidhur me pushtetin

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.