E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Skemë e re pagesash dhe trajtimi financiar për ushtarakët që shërbejnë larg vendbanimit

Korrieri nga Korrieri
20.03.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Skemë e re pagesash dhe trajtimi financiar për ushtarakët që shërbejnë larg vendbanimit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që rregullon trajtimin financiar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të cilët emërohen apo komandohen për të shërbyer larg familjeve dhe vendbanimeve të tyre. Vendimi i ri, i cili shfuqizon rregulloren e vjetër të vitit 2004, saktëson masën e kompensimit për transportin, duke e ndarë atë në fasha sipas kilometrave.

Sipas aktit të zbardhur nga Qeveria, kjo pagesë shtesë synon të lehtësojë kostot e jetesës për efektivët aktivë që transferohen për nevoja pune. Megjithatë, vendimi specifikon se ky kompensim jepet vetëm nëse ushtarakut nuk i sigurohet transporti nga institucioni, nuk i ofrohet strehim apo nuk trajtohet me kompensim për qira banese nga Ministria e Mbrojtjes.

Skema e re e kompensimit, deri në 20 mijë lekë në muaj

Fatura e kompensimit mujor është përllogaritur në bazë të distancës nga vendbanimi zyrtar i ushtarakut deri te reparti apo struktura ku ai është emëruar. Konkretisht, skema e re parashikon këto masa pagesash:

Për distancat nga 5 km deri në 25 km, ushtaraku do të përfitojë 4,400 lekë në muaj.

Për distancat nga 26 km deri në 50 km, masa e kompensimit bëhet 8,800 lekë në muaj.

Për distancat nga 51 km deri në 100 km, pagesa arrin në 13,200 lekë në muaj.

Për distancat mbi 101 km, kompensimi shkon në vlerën maksimale prej 20,000 lekësh në muaj.

Kushtet dhe lehtësirat për familjet

Për të shmangur abuzimet, vendimi përcakton rregulla të rrepta të dokumentimit. Për të përfituar këtë shtesë, çdo ushtarak duhet të dorëzojë një kërkesë zyrtare të shoqëruar me një vërtetim nga institucionet e pronave (Kadastra/ALUIZNI), që vërteton se ai nuk zotëron apo nuk ka në proces legalizimi asnjë banesë në bashkinë ku është transferuar. Ky dokumentacion duhet të përditësohet çdo vit.

Nga ana tjetër, vendimi i Qeverisë ka parashikuar edhe një lehtësi të rëndësishme për efektivët që vendosin të mos udhëtojnë, por të zhvendosen plotësisht në qytetin e ri. Nëse një ushtarak transferon familjen e tij në vendin ku është emëruar, Ministria e Mbrojtjes merr përsipër të mbulojë falas, me mjetet e saj, transportin e familjarëve dhe të orendive shtëpiake.

Pagesat e transportit do të ndërpriten automatikisht në momentin kur ushtaraku rikthehet në vendbanimin e tij të mëparshëm, i mbaron afati i komandimit, ose nëse shteti arrin t’i sigurojë një banesë në zonën e re të shërbimit. Të gjitha efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Para

E rëndë në Pogradec: Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

Pas

Shtëpia e barit në Peqin, Policia njoftim zyrtar: Në kërkim drejtori i burgut dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.