E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja

Korrieri nga Korrieri
24.03.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Organizata europiane: Blerja e një apartamenti në Shqipëri, gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Çmimet referencë të banesave në rrethe do të rishikohen sërish. Ndërsa po vijon procesi i rivlerësimit të pronave me tatim 5%, Qeveria ka vendosur të ndryshojë çmimet që u përcaktuan nga grupi i punës dhe u hodhën në konsultim publik në korrik 2025, por nuk u miratuan asnjëherë.

Ky zhvillim pason një tentativë të mëparshme për rishikimin e referencave, e cila u hodh në konsultim publik në fund të korrikut 2025, por që nuk arriti të miratohej.

Në atë rast, sipas metolodogjisë, ndarja e zonave për caktimin e çmimeve mesatare referuese është bazuar mbi këto faktorë:

– të dhënat kadastrale mbi shitblerjet;

– struktura dhe hierarkizimi i sistemit urban me një fokus të veçantë mbi zonat me kategori përdorimi banimin, bazuar mbi përcaktimet e planeve të përgjithshme vendore;

– ndërlidhja e hierarkisë hapësinore dhe çmimeve të tregut për të përcaktuar një logjikë ndarëse, që mund të parashikojë tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.

Rishikimi i ri synon të mbështetet në një bazë më të gjerë të dhënash dhe të ketë fokus më të theksuar tek tregu real. Sipas urdhrit, grupi ndërinstitucional do të marrë në konsideratë jo vetëm të dhënat zyrtare, por edhe informacionet e paraqitura nga palë të interesuara dhe aktorë të tregut imobiliar.

Në këtë kuadër, parashikohet një analizë krahasuese e çmimeve sipas zonave dhe nënzonave kadastrale, përdorimi i kontratave reale të shitblerjes të administruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe reflektimi i dinamikave të tregut në përcaktimin e çmimeve referencë.

Dokumenti parashikon gjithashtu përfshirijen e ekpertëve të jashtëm dhe përfaqësuesve me përvojë në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërtim dhe vlerësim pasurish, të cilët pritet të kontribuojnë në thellimin e analizës dhe rritjen e besueshmërisë së procesit.

Në rastin e mëparshëm, grupet e interesit, si psh shoqata NAREA deklaruan se nuk kishin qenë pjesë e grupit të punës dhe nuk ishin konsultuar për përgatitjen e referencave të reja në rrethe.

Ndryshimi kryesor lidhet me afatet. Në vend të afatit të mëparshëm, që ishte marsi i vitit 2025, tashmë grupi i punës duhet të dorëzojë rezultatet brenda datës 20 prill 2026. Shtyrja sinjalizon një përpjekje për një proces më të thelluar dhe më të qëndrueshëm, në përgjigje të kritikave që shoqëruan draftin e mëparshëm.

Projektvendimi i korrikut 2025 synonte të përditësonte çmimet referencë në të gjitha qarqet për t’i afruar ato me nivelet reale të tregut, duke parashikuar ndarje të detajuara sipas zonave dhe diferencave mes qendrave urbane, zonave periferike dhe atyre bregdetare. Megjithatë, ai nuk u miratua, ndërsa aktorë të tregut dhe ekspertë ngritën shqetësime për  mospërputhje të forta mes çmimeve referencë dhe realitetit në disa zona, si dhe mungesë transparence në metodologji.

Rishikimi i ri pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në taksën mbi ndërtesat, në vlerësimin fiskal të pasurive të paluajtshme dhe në mënyrën se si realizohen dhe deklarohen transaksionet e shitblerjes.

Para

Zbulohen prapaskenat: Si Netanyahu e bindi Trump të vrisnin Khamenein

Pas

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare, BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran!

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.