E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria humb mbi 1 mln euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

Korrieri nga Korrieri
26.03.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në Tuz, në kufi me pikën doganore të Murriqanit, që lidh Malin e Zi me Shqipërinë.

Pjesa më e madhe e banorëve aty rrotull kalojnë kufirin dhe furnizohen me naftë, pasi ajo është shumë më e lirë se në Shqipëri. Një litër naftë tregtohej dje në mal të Zi me 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri 214 lekë, ose 2.2 euro me kursin e ditës.

Me 2 mijë lekë, në Shqipëri mund të blesh 9.3 litra naftë, ndërsa në Mal të Zi, me të njëjtën shumë, nëse e këmben merr gati 21 euro dhe blen 13.1 litra, ose 42% më shumë. Diferenca në çmim është aq e lartë sa ia vlen dhe koha e shpenzuar po karburanti i shpenzuar tepër për rrugën deri në kufi.

Jo vetëm banorët e zonës aty rrotull, edhe qytetarët e Shkodrës e kanë kthyer Malin e Zi në një destinacion të preferuar. Koçi, së bashku me bashkëshorten çdo dy javë shkojnë në Podgoricë.

Rrugës, ata e mbushin serbatorin plot, por nuk mjaftohen me kaq, bëjnë furnizimet me ushqime në supermarkete. Një kavanoz kos kushton 1.3 euro, ndërsa i njëjti në Shqipëri kushton 70% më shtrenjtë. Qumështi po ashtu është më i lirë, mielli, vaji, produktet e konservuara gjithashtu. Mbi të gjitha, ata pohojnë se përveçse më të lira, produktet janë dhe më cilësore.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë njëlloj me mesataren europiane (98.7% e mesatares europiane), ndërsa në Maqedoninë e Veriut sa 73% e mesatares europiane dhe në Mal të Zi sa 82.6%. (të dhënat e fundit janë për vitin 2024, nuk ka info për Kosovën).  Qumështi, djathi dhe vezët kushtojnë madje 31.5% më shtrenjtë se mesatarja europiane.

Askush nuk e ka matur se sa po humb ekonomia shqiptare si rrjedhojë e diferencave të çmimit me vendet kufitare, që po zhvendosin konsumin si të karburantit ashtu dhe të produkteve të tjera në vendet fqinjë, si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ky fenomen potencialisht përkthehet në humbje të të ardhurave fiskale, tkurrje të konsumit të brendshëm, presion mbi bizneset vendase dhe një kontribut më të ulët në rritjen e PBB-së, për shkak të transferimit të shpenzimeve jashtë ekonomisë shqiptare, që nëse nuk do të kishte diferenca çmimesh do të mbeteshin në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Shoqata e llogarit këtë konsum të humbur me kalimet në zona kufitare të mjeteve ditore, së dyti me numrin e turistëve e kamionëve që hynë e dalin me targa të huaja dhe furnizohen. Së treti, bëhet një llogaritje me numrin e makinave në zonat kufitare dhe konsumin në këto zona krahasuar me të njëjtin numër makinash në zonat e brendshme, si dhe me infon se sa shesin në ditë pikat e karburantit afër kufirit tonë me tre shtetet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend. Duke konvertuar 500 ton në litra, me një çmim mesatar prej 1.5-1.6 euro për litër, llogaritet se nga Shqipëria po dalin aktualisht rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e karburanteve në vendet fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit.

Ndërsa çmimet më të shtrenjta të ushqimeve lidhen me mungesën e konkurrueshmërise dhe varësinë e lartë nga importi, duke e kthyer ekonominë në një supermarket të madh, për naftën, një nga arsyet kryesore lidhet me barrën e lartë të taksave që paguhet për çdo litër.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, në Shqipëri ësht 2.2 euro/litër.

Në vlerë, sa herë që ble një litër karburant, çdo përdorues makine në Shqipëri, paguan dy herë më shumë taksa sesa banorët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut.

Shteti mund të arkëtojë gati njëlloj, nëse ul taksat dhe rrit konsumin

Nëse çmimet do të ishin në nivele të ngjashme me rajonin, konsumi do të përqendrohej në vend dhe do të rritej me 25-30%, duke arritur afër 1 milion ton në vit. Kjo rritje e konsumit, pa dyshim do të kompensonte uljen e barrës fiskale mbi naftën.

Në 2025-n, me konsumin aktual prej 740 mijë ton në vit dhe çmim mesatar 175 lekë për litër, vlerësohet se shqiptarët paguan rreth 1.5 miliardë euro për të blerë naftën, gjysma e të cilës janë taksa. Këtë vit, nëse taksimi nuk ndryshon dhe konsumi mbetet i njëjtë, shpenzimi do të arrijë në 1.7-1.8 miliardë euro në vit, me një çmim mesatar midis 200-214 lekë për litër, nga i cili shteti do të arkëtonte gjysmën (rreth 900 milionë euro).

Nëse do të hiqej psh taksa e qarkullimit, që e lehtëson naftën me 30 lekë për litër, psh me një çmim prej 180 lekë për litër, konsumi do të rritej në 2.1 miliardë euro dhe shteti do arkëtonte 40%, apo rreth 850 milionë euro, duke rikuperuar ndjeshëm humbjen nga heqja e taksës së qarkullimit./ Monitor

Para

Rikthehet Lotaria Amerikane, SHBA forcon rregullat! DASH publikon kriteret e reja për shqiptarët

Pas

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”, rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

12.11.2026
10.4k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.