E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Pse energjia e Tokës ka dalë jashtë kontrollit dhe çfarë do të thotë kjo?

Korrieri nga Korrieri
27.03.2026
në Botë, Fokus
A A
Pse energjia e Tokës ka dalë jashtë kontrollit dhe çfarë do të thotë kjo?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Oqeanet kanë thyer rekorde nxehtësie për nëntë vjet rresht, akullnajat po tërhiqen, moti ekstrem po vret mijëra vetë. E vetmja mënyrë për të shmangur më të keqen, është braktisja e menjëhershme e lëndëve fosile djegëse.

Po jetojmë në një botë ku kushtet ekstreme atmosferike sa vijnë e përkeqësohen. Vitin e kaluar, përmbytje me cikël 50-vjeçar goditën Teksasin, akullnajat e Islandës u shkrinë me shpejtësi rekord, një uragan goditi Xhamajkën me forcë pothuajse të paparë dhe bota u përvëlua nga i nxehti që shënoi temperatura rekord. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka mbetur pak kohë për të ndryshuar kurs.

Një raport i publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) konfirmon se klima e tokës është më e çekuilibruar se ndonjëherë më parë dhe se pasojat do të vazhdojnë për shekuj, dhe me shumë mundësi, për mijëvjeçarë me radhë.

Gjetjet kryesore në raportin vjetor të OBM-së për Gjendjen e Klimës Globale për vitin 2025 përfshijnë:

Pse energjia e Tokës ka dalë jashtë kontrollit dhe

Dekada 2015-2025 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

-Oqeanet arritën nxehtësi të paparë për të nëntin vit radhazi

-Akullnajat dhe akulli detar vazhdojnë të tërhiqen

-Mot ekstrem, rreziqe shëndetësore dhe kosto njerëzore në rritje

-Çekuilibri i energjisë në tokë arriti nivel rekord, që do të thotë se në sistemet planetare hyn më shumë energji diellore, sesa del

– Që nga viti 2012, niveli mesatar botëror i detitpo rritet me ritmin më të shpejtë të dy dekadave të fundit

“Çdo tregues kyç i klimës ka kaluar në statusin me ngjyrë të kuqe ” – tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Njerëzimi ka përjetuar 11 vitet më të nxehta të regjistruara në histori. Kur historia përsëritet 11 herë, nuk është më rastësi. Është thirrje për të vepruar.”

Rritja e nxehtësisë, moti ekstrem dhe paqëndrueshmëria botërore

Në varësi të të dhënave që u përdorën, viti i kaluar u rendit i dyti ose i treti i regjistruar ndonjëherë për nga nxehtësia, me afërsisht 1.43 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Të dhënat ishin lehtësisht më të ulta se rekordi i vitit 2024, që shënoi 1.55 gradë Celsius. Rënia ndodhi si pasojë e ndikimit të përkohshëm ftohës të fenomenit botëror të motit, i njohur si “La Nina”.

Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të vitit 2015, vendet ranë dakord ta kufizojnë ngrohjen globale në 2 gradë Celsius dhe sipas skenarit më ideal në 1.5 gradë Celsius, për të shmangur ndikimet më të këqija të ngrohjes planetare.

Faktori kryesor i rritjes së temperaturave është rritja e përqendrimeve të gazrave serrë në atmosferë, kryesisht e shkaktuar nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit. Dioksidi i karbonit (CO2) arriti nivelin e tij më të lartë atmosferik – në vitin 2024 dhe vazhdoi të rritet edhe në vitin 2025 – sipas raportit.

Gjetjet mbartin urgjencë të veçantë për vitin që vjen. “El Nino”, modeli i ngrohjes së motit, mund të rikthehet më vonë këtë vit, gjë që shkencëtarët i druhen se mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave, duke shkaktuar mot më ekstrem.

Në vitin 2025, valët e të nxehtit, zjarret në pyje, përmbytjet, thatësirat dhe ciklonet tropikale shkaktuan mijëra vdekje dhe miliarda dollarë humbje ekonomike. Vetëm zjarret në Kaliforni, në janar të vitit 2025, shkaktuan më shumë se 60 miliardë dollarë (52.4 miliardë euro) dëme dhe ishin ngjarja më e kushtueshme, e regjistruar ndonjëherë.

Raporti nënvizoi ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike në shëndetësi, përfshirë ethet e dengës, sëmundjes me rritjen më të shpejtë në botë që përhapet nga mushkonjat. Ndërkohë, 1.2 miliardë punëtorë, mbi një e treta e fuqisë punëtore botërore, janë të ekspozuar çdo vit ndaj nxehtësisë ekstreme dhe të rrezikshme.

Ndryshimi i klimës po nxit gjithashtu urinë, migrimin dhe mungesën e ujit, duke rritur konkurrencën për burimet ujore që po pakësohen. Gjatë dekadës së fundit, fatkeqësitë natyrore kanë detyruar 250 milionë njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

OKB-ja ka bërë një ndarje të drejtpërdrejtë midis krizës klimatike dhe paqëndrueshmërisë globale. Në të njëjtën kohë, lufta dhe vetë ushtritë janë një kontribues i rëndësishëm në emetimet që shkaktojnë ngrohjen e planetit.

“Varësia jonë ndaj lëndëve fosile djegëse po destabilizon si klimën, ashtu edhe sigurinë” – tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë.

Guterres shtoi se vendet duhet të “vrapojnë” shpejt drejt dekarbonizimit, për të ndaluar ngrohjen e mëtejshme dhe për të përshpejtuar kalimin tek energjia e rinovueshme.

“Energjitë e rinovueshme ofrojnë siguri klimatike, siguri energjetike dhe siguri kombëtare” – tha ai.

Pse energjia e Tokës ka dalë jashtë kontrollit dhe

Për herë të parë si tregues në raportin e OBM-së përmendet çekuilibri energjetik i tokës – hendeku midis energjisë diellore që hyn në atmosferë dhe nxehtësisë që del përsëri në hapësirë, që arriti nivelin rekord në vitin 2025.

Energjia e tokës është jashtë kontrollit: çfarë do të thotë kjo?

Duke u shfaqur për herë të parë si tregues në raportin e OBM-së, çekuilibri energjetik i tokës – hendeku midis energjisë diellore që hyn në atmosferë dhe nxehtësisë që del përsëri në hapësirë – arriti nivelin rekord në vitin 2025. Në një klimë të qëndrueshme, energjia hyrëse dhe dalëse e diellit është e njëjtë.

Në klimën e sotme, hyn shumë më tepër energji sesa del, sepse gazrat serrë veprojnë si “batanije rreth planetit”, duke bllokuar nxehtësinë e tepërt në të gjitha sistemet e tij. Rreth 91% përthithet nga oqeanet, 5% nga toka, 3% nga shtresat e akullit dhe akullnajat, dhe 1% ngroh atmosferën.

“Aktivitetet njerëzore po e prishin gjithnjë e më shumë ekuilibrin natyror, dhe ne do të jetojmë me këto pasoja për qindra e mijëra vjet” – tha Sekretarja e Përgjithshme e OBM-së, Celeste Saulo.

Ngrohja e përshpejtuar: pasoja për oqeanet

Oqeanet janë burimi kryesor i energjisë së nxehtësisë në planet dhe mbrojnë jetën në tokë nga ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Por nxehtësia e oqeaneve theu përsëri rekorde në vitin 2025, për të nëntin vit radhazi, me 90% të sipërfaqes së oqeanit që përjetoi të paktën një valë të nxehti detar, pavarësisht ftohjes së “La Ninës”.

Autorët e raportit thanë se nuk kishte shenja të dobësimit të radiatorit të nxehtësisë, por ata theksuan se ngrohja po rritej në të gjitha shtresat e oqeanit, përfshirë thellësinë.

Pse energjia e Tokës ka dalë jashtë kontrollit dhe

Aktivitetet njerëzore po e prishin gjithnjë e më shumë ekuilibrin natyror, dhe njerëzimi do të jetojë me këto pasoja për qindra e mijëra vjet

Kostoja njerëzore e ngrohjes së oqeaneve është e madhe. Rreth 3 miliardë njerëz mbështeten te ushqimet e detit për proteina, megjithatë temperaturat në rritje po zbardhin koralet, po pakësojnë popullatat e peshqve dhe po dobësojnë aftësinë e oqeanit për të thithur dioksid karboni. Detet më të ngrohta po nxisin gjithashtu më shumë stuhi energjie dhe po përshpejtojnë humbjen e akullit në të dy polet, duke nxitur rritjen e nivelit të detit, me qytetet dhe zonat bregdetare në vijën e parë.

Akulli detar i Arktikut dhe Antarktidës ishte ndër nivelet më të ulëta të regjistruara, ndërsa humbja e masës së akullnajave u rendit në pesë vitet më të këqija që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1979. Akullnajat janë thelbësore për furnizimin me ujë të dy miliardë njerëzve. “Me vëzhgimet e sotme ne nuk parashikojmë vetëm motin, por mbrojmë të nesërmen. Ata që do të jetojnë në të ardhmen. Planetin e së nesërmes” – tha Celeste Saulo nga Organizata Botërore e Meteorologjisë. /DW

Para

Ministri Lamallari “kërcënon” drejtuesit e mjeteve: Mund t’i shpëtoni policit, por jo syrit të pagabueshëm të teknologjisë

Pas

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.