E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

TABELA/ Si e llogariti Bordi çmimin e naftës, pritet rritje tjetër

Korrieri nga Korrieri
04.04.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp
Rritja e çmimit të naftës në tregun vendas ka rikthyer në qendër të debatit formulën e përllogaritjes, ndërsa Bordi i Transparencës pritet ta rishikojë sërish në një moment kur trendi është në rritje.

Në mbledhjen e fundit, Bordi vendosi të rrisë çmimin e pakicës me 6 lekë për litër, duke e çuar në 124 lekë. Megjithatë, ndikimi real i rritjes u amortizua pjesërisht nga hyrja në fuqi e uljes së akcizës me 20%, që uli çmimin final me rreth 9.4 lekë për litër. Pa këtë ndërhyrje fiskale, çmimi do të kishte arritur në 133.4 lekë për litër.

Përllogaritja e çmimit është bërë mbi bazën e të dhënave të bursës ndërkombëtare Platts, sipas të cilave Gazoil (FOB) arriti në 1,572 dollarë për ton, me një rritje të fortë prej rreth 200 dollarësh brenda një dite. Me shtimin e premios prej 30 dollarësh për ton, vetëm çmimi i blerjes përllogaritet në rreth 113 lekë për litër.

Në këtë strukturë, pesha kryesore mbetet te taksat, të cilat arrijnë në 95.9 lekë për litër pas uljes së akcizës, ndërsa do të ishin 105.4 lekë nëse ajo nuk do të ishte ndryshuar. Këtyre u shtohen edhe marzhet e fitimit, 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për pakicën, që përfshijnë kostot operative si transporti, pagat dhe taksat vendore.

Në total, taksat përbëjnë rreth 43% të çmimit final, një nivel që mbetet pothuajse i pandryshuar edhe pas ndërhyrjes me akcizën, duke treguar se ndikimi real në çmim është i kufizuar.

Megjithatë, debati kryesor lidhet me vetë formulën. Importuesit kundërshtojnë përdorimin e çmimit FOB, që nuk përfshin transportin dhe sigurimin, duke kërkuar që referencë të merret çmimi CIF, i cili sipas tyre rrit koston reale të blerjes me 45 deri në 50 dollarë për ton.

Sipas tyre, çmimi përfundimtar përcaktohet në momentin kur produkti hidhet në treg dhe jo në momentin e importit, pasi faturimi bëhet mbi bazën e çmimit të ditës në bursë. Kjo praktikë, sipas importuesve, duhet të reflektohet edhe në formulën e Bordit.

Bordi ka kërkuar verifikimin e kontratave dhe ka lënë të hapur mundësinë për rishikim të formulës në mbledhjen e radhës. Nëse do të merret si referencë çmimi CIF, përllogaritjet tregojnë se çmimi final i pakicës mund të rritet edhe me 4 deri në 5 lekë për litër.

Vendimi i ardhshëm pritet të përcaktojë nëse formula do të ndryshojë dhe nëse çmimet do të reflektojnë një nivel edhe më të lartë në treg.

Para

FOTO/ I pushoi zemra në orën e fiskulturës, ky është gjimnazisti 17 vjeçar që ndërroi jetë në Durrës!

Pas

“Bëhu serioz, lufta nuk është spektakël”, Macron kritikon Trump për qëndrimet që i ndryshon çdo ditë

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.