E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Nga Mar-a-Lago në Hormuz: Si ia shiti Netanyahu Trumpit luftën “e lehtë” ndaj Iranit

Korrieri nga Korrieri
06.04.2026
në Botë, Fokus
A A
Nga Mar-a-Lago në Hormuz: Si ia shiti Netanyahu Trumpit luftën “e lehtë” ndaj Iranit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Benjamin Netanyahu duket se ia ka shitur Donald Trumpit luftën me Iranin si një përballje të shpejtë, të lehtë dhe me fitore të garantuar. Sipas një analize të shkruar sot nga shefi i korrespondetëve të The Guardian, Peter Beaumont, gjithçka nisi me një takim në fund të dhjetorit në Mar-a-Lago, ku kryeministri izraelit jo vetëm i kërkoi Trumpit mbështetje për një konflikt të ri më të gjerë kundër Teheranit, por edhe e joshi me argumente politike dhe personale, se Irani ishte i dobët, se regjimi mund të binte shpejt dhe se një sukses i tillë do t’i jepte Trumpit një fitore të madhe historike. Netanyahu madje i ofroi presidentit amerikan edhe nderimin më të lartë izraelit, duke i ushqyer egon dhe duke e futur më thellë në idenë se kjo mund të ishte një luftë fitimtare dhe e kontrollueshme.

Problemi, sipas Beaumont, është se kjo luftë nuk doli aspak siç ishte premtuar. Netanyahu dhe establishmenti ushtarak izraelit duket se ishin vërtet të bindur se Irani do të thyhej shpejt, se kapacitetet e tij raketore do të shuheshin për pak ditë dhe se regjimi do të lëkundej deri në rënie. Por pas më shumë se një muaji lufte, asnjë nga këto objektiva nuk është realizuar qartë. Në vend të një ndryshimi të shpejtë regjimi, Irani duket se është konsoliduar rreth Gardës Revolucionare. Në vend të një fitoreje të pastër, konflikti ka lënë në këmbë një regjim armiqësor, ndërsa kostoja për SHBA-në dhe Izraelin është rritur.

Shkrimi e vendos këtë luftë në vazhdën e konfliktit të përhershëm që Netanyahu ka zgjeruar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Gaza, Libani, Jemeni, Siria dhe tani Irani janë pjesë e të njëjtës logjikë: Netanyahu premton fitore vendimtare, por realiteti në terren del shumë më i turbullt. Në Gaza, edhe pas një fushate shkatërruese, Hamasi vazhdon të ekzistojë. Në Liban, Hezbollah-u, edhe pse i goditur, ruan ende kapacitete ushtarake. Ndërsa në Iran, strategjia e “prerjes së kokës”, pra eliminimi i liderëve të lartë, nuk solli shembjen e regjimit siç pritej.

Sipas analizës, edhe brenda administratës Trump ka nisur të krijohet bindja se Netanyahu premtoi më shumë seç mund të ofronte. Raportime të ndryshme flasin për një pakënaqësi të zëvendëspresidentit JD Vance, i cili mendohet se ka qenë më skeptik për optimizmin e tepruar izraelit. Axios citon një burim amerikan që thotë hapur se “Bibi ia shiti presidentit këtë luftë si diçka të lehtë”, duke lënë të kuptohet se në Uashington po kuptohet gjithnjë e më qartë se lufta nuk është aq e thjeshtë sa u paraqit.

Por përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Netanyahun. Trump nuk shihet si i mashtruar pasiv, por si një partner i gatshëm dhe i plotë në këtë luftë. Ai kishte hyrë tashmë me bindjen se një demonstrim force ushtarake mund të prodhonte fitore të shpejtë dhe efekt politik. Megjithatë, sa më shumë zgjat lufta, aq më shumë po shfaqet qartë se kostoja reale është shumë më e madhe.

Pasojat tashmë po shtrihen përtej rajonit. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore. Konflikti ka kushtuar miliarda dollarë, ka vendosur nën presion rezervat e armëve më të avancuara amerikane, ka dobësuar vëmendjen dhe mbështetjen për Ukrainën dhe mund të ketë forcuar pozicionin e rivalëve strategjikë të SHBA-së, si Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut. Pra, ajo që u paraqit si një luftë e lehtë dhe me përfitime të shpejta, po kthehet në një krizë me pasoja të gjera gjeopolitike.

Në fund, Peter Beaumont ndalet edhe te pasojat afatgjata për vetë Izraelin. Mbështetja ndërkombëtare po zbehet, sidomos në Perëndim. Edhe në SHBA, sondazhet tregojnë një rënie të qartë të simpatisë për Izraelin, veçanërisht mes të rinjve dhe demokratëve, por jo vetëm. Madje edhe mes votuesve hebrenj amerikanë po shtohen zërat kundër luftës. Kjo mund të sjellë pasoja të mëdha në të ardhmen, përfshirë kufizime në ndihmën ushtarake amerikane dhe një ndryshim të mënyrës se si Uashingtoni e trajton Izraelin.

Pra Netanyahu premtoi një luftë të lehtë kundër Iranit, por realiteti po rezulton shumë shumë më i ashpër. Dhe sa më shumë që zgjat lufta, aq më shumë po bëhet e dukshme se çmimi i kësaj aventure do të jetë shumë më i lartë nga sa ishte shitur fillimisht.

Para

Trump i zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Pas

Ç’po ndodh pas dyerve të SPAK? Gazetarja: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.