E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zjarre që përsëriten dhe apartamente që shiten me çmime të çmendura: Historia e kullave të Armand Lilos në Tiranë

Korrieri nga Korrieri
15.04.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
Zjarre që përsëriten dhe apartamente që shiten me çmime të çmendura: Historia e kullave të Armand Lilos në Tiranë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kullat e Armand Lilos, kurthe për banorët që paguajnë çmimet e kripura të apartamenteve pa cilësi ndërtimi

Një tjetër kompleks banimi, i përfunduar vetëm pak muaj më parë, u përfshi nga flakët ditën e sotme në Tiranë, duke vënë seriozisht në rrezik jetët e banorëve. Bëhet fjalë për një godinë në zonën e njohur si “Farmacia 10”, përballë QSUT.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në katin e parë të kompleksit dhe më pas është përhapur me shpejtësi në fasadën e pallatit. Ky zhvillim ngre pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve në ndërtimet e reja në kryeqytet, veçanërisht kur përhapja e flakëve ndjek një trajektore tipike të materialeve të paqëndrueshme ndaj zjarrit.

Në rastin konkret, objekti në fjalë është ndërtuar nga kompania ARLIS NDËRTIM, në Rrugën 5 Maji, Njësia Administrative nr. 4. Gjatë aplikimit të fasadës së ventiluar, dyshohet se, për të ulur kostot, është shmangur përdorimi i leshit të gurit, një material standard dhe rezistent ndaj zjarrit, duke u zëvendësuar me shkumë mbushëse “PU Foam”.

Ky material, ndonëse më ekonomik dhe me funksion izolues, është i njohur për përbërjen e tij të djegshme, me bazë derivate nafte. Pikërisht kjo zgjedhje teknike dyshohet se ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve në fasadë, duke e kthyer një incident të lokalizuar në një rrezik të gjerë për të gjithë strukturën.

Rasti aktual nuk është i izoluar. Rreth katër vite më parë, një tjetër kompleks në kryeqytet, Square 21, u përfshi nga flakët në katet e sipërme. Edhe ai objekt ishte ndërtuar nga e njëjta kompani, duke krijuar një model shqetësues përsëritjeje që kërkon verifikim të thelluar institucional.

Ngjarje të tilla nxjerrin në pah jo vetëm problematikat e standardeve të ndërtimit, por edhe mungesën e kontrolleve efektive nga institucionet shtetërore mbi zbatimin e lejeve dhe specifikimeve teknike. Kjo bëhet edhe më problematike kur vihet përballë çmimeve të larta për metër katror, me të cilat tregtohen këto apartamente në tregun imobiliar të Tiranës.

Kompania ARLIS NDËRTIM është në pronësi të biznesmenit Armand Lilo, i njohur edhe për lidhjet familjare me Fatmir Xhafaj. Në vitet e fundit, kompania është renditur ndër përfituesit kryesorë të lejeve të ndërtimit nga Bashkia Tiranë, duke u konsoliduar si një nga aktorët kryesorë në sektorin e ndërtimit në kryeqytet.

Megjithatë, përmasat e aktivitetit nuk janë shoqëruar gjithmonë me respektim rigoroz të standardeve dhe ligjit. Përveç rasteve të përsëritura të zjarreve, kompania është përballur edhe me akuza për shkelje të lejeve të ndërtimit, çështje që ka tërhequr vëmendjen e SPAK.

Një ndër rastet më të diskutuara është ai i kullës The Eyes of Tirana, në fillim të Rrugës së Kavajës, ku dyshohet se janë shtuar 8 kate pa leje (7 mbi tokë dhe 1 nëntokë), në kundërshtim me projektin e miratuar. Ky rast u kthye në objekt debati publik dhe politik, ndërsa u vu nën hetim nga organet përkatëse.

Problematikat nuk ndalen vetëm te ndërtimi si produkt final. Edhe siguria në kantier është vënë në pikëpyetje. Një incident i rëndë u regjistrua në kullën Corner Residence, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku rrëzimi i një skelë metalike nga një pallat në ndërtim plagosi dy kalimtarë. Mes tyre ishte edhe Imelda Shkëmbi, bashkëshortja e ish-futbollistit Bledi Shkëmbi, e cila pësoi dëmtime serioze në fytyrë dhe fraktura të rënda.

Pavarësisht këtij zinxhiri incidentesh dhe dyshimesh, aktiviteti i kompanisë nuk duket të jetë frenuar. Përkundrazi, Armand Lilo vijon të përfitojë projekte të mëdha zhvillimi. Projekti më i fundit parashikon ndërtimin e një kompleksi me pesë kulla pranë digës së Liqenit Artificial, një zonë me ndjeshmëri të lartë urbane dhe mjedisore. Kompleksi, i njohur si “Tirana Lake”, pritet të jetë një nga ndërhyrjet më masive të viteve të fundit në atë zonë.

Në këtë kontekst, rasti i zjarrit të sotëm nuk është thjesht një incident i izoluar, por një simptomë e një problemi më të thellë: balanca e prishur mes zhvillimit të shpejtë urban, interesave ekonomike dhe sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kontekst, rasti i zjarrit të sotëm nuk është thjesht një incident i izoluar, por një simptomë e një problemi më të thellë, balanca e prishur mes zhvillimit të shpejtë urban, interesave ekonomike dhe sigurisë së qytetarëve.

Në një qytet ku kullat ngrihen me ritëm rekord dhe lejet shumëfishohen më shpejt se kontrollet, duket se standardet e sigurisë trajtohen si një luks i panevojshëm, jo si detyrim minimal. Ndërkoh ndërtesat që shiten me çmime marramendëse, në provën e parë reale, atë të zjarrit, rrezikojnë të kthehen në kurthe për banorët që paguajnë sa qimet e kokës për t’i blerë.

Para

Zjarri te Farmacia 10 dhe pikëpyetjet për kontrollin e ndërtimeve

Pas

“Nuk dispononte as sistem alarmi”/ Zjarri në pallatin 12-katësh, kreu i zjarrfikëses: Problemi është edhe urbanistik, s’kishim akses nga të dyja anët e rrugës

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.