E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, kullë 23 kate te rruga “Qemal Stafa”

Korrieri nga Korrieri
16.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Blerja e një apartamenti në Tiranë, mision i pamundur!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një tjetër kullë po merr jetë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”, ngjitur me Shkollën e “Kuqe”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku në vend të banesave private, ato më karakteristiket në kryeqytet, do të “mbijë” një pallat plot 23 kate i lartë, që do t’u bëjë hije banesave përdhese të zonës.

Duket se, krahas qendrës së Tiranës, kullat po zhvendosen edhe në zonat më historike, duke dashur të zhdukin njëherë e mirë historinë e kryeqytetit, banesat apo gjithçka tjetër. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, planet vendore i kanë hapur rrugë këtyre kullave, ku rëndom firmat i bëjnë planet privatisht për t’ia servirur zyrtarëve burokratë të Bashkisë së Tiranës.

Normalisht, ndërtimi sjell zhvillim, por të rrafshosh historinë apo gjithçka tjetër, duket se më shumë është zhdukje e identitetit. Vende për kulla ka plot, në Bulevardin e Ri, në fushat e Yzberishtit, afër Unazës së Madhe. Por jo në qendër, në ato vende që njihen si lagjet e vjetra të Tiranës.

A ka kulla apo pallate shumëkatëshe në zonat historike të Budapestit Vjenës, Berlinit, Romës, Madridit, Stambollit, Parisit etj?! Normalisht që jo, pasi ato ndërtohen në periferi dhe zona ekonomike, që sjellin zhvillim. Të dyja ecin paralelisht, por këta shtetarët tanë e kanë më të kollajtë t’i vënë shkelmin gjithçkaje.

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, kullë

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, kullë

Faksimile: Leja e ndërtimit e zbardhur nga AZHT për kullën 23 kate në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, ditët e fundit Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur një tjetër leje për kullë, në një nga zonat më të vjetra të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.8. Dikur, banorët e asaj zone njiheshin si “tiransit e vjetër”, ndërkohë tashmë nuk do të mundin të njohin komshinjtë ngjitur dhe jo lagjen, që sa vjen dhe tjetërsohet.

Në vend të ndërtimeve karakteristike, vilave 2 katëshe apo ndërtimeve me tulla apo edhe me qerpiç, po ngrihen pallate të stërmëdha, dikur me leje të Bashkisë së Tiranës dhe tashmë me leje nga KKTU. Në dokumente shkruhet se “zona ndodhet përgjatë rrugës ‘Qemal Stafa’. Prona ndodhet në një largësi 1 km në linjë ajrore dhe afërsisht 10 minuta me mjete automobilistike, nga qendra e Tiranës” thuhet në dokumente.

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, kullë

Në foto: Harta e zonës ku do të ndërtohet kulla e radhës në afërsi të Shkollës së Kuqe

Leja përcaktohen se bëhet fjalë për njësi banimi dhe shërbimi 21 dhe 23 kate, me zhvillues kompaninë “Primo Invest”, me pronar Ersi Ngjelën dhe Besnik Palucën. “Kulla kufizohet me pjesën veriore me objekte ekzistuese përdhese, në jug me rrugën kryesore ‘Qemal Stafa’, dhe në lindje perëndim me objekte banimi, kryesisht kate përdhe dhe një objekt ekzistues 5K. Funksionet që duhen implementuar në këtë zonë sipas studimit janë godinat të reja të propozuara me funksion banimi. Në këto godina mund të implementohen ambiente tregtare në katet e para”, thuhet në këtë dokument.

Pra, ka pasur plane studimi vendore që i hapën rrugën kullave. “Në shkallë më të gjerë kjo e kthen zonën në një pol shumë të rëndësishëm për qytetin e jo vetëm nga pozicionimi por edhe nga formulimi dhe miksimi i funksioneve publike me ato private”, vijon dokumenti.

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, kullë

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, kullë

Në foto: Projekti që është miratuar për t’u ndërtuar shumë afër qendrës së Tiranës

Në dokument shkruhet se në këtë projekt propozohet të ndërtohen rreth 9556.81 m² mbi toke, nga të cilat 279.22 m2 janë shërbime. “Planifikohet të ndërtohet 1 objekt 23 kate me funksion banim dhe shërbim. Gjithashtu është parashikuar që të ndërtohen 3 kate nëntokë me një total prej 3220.59m²” thuhet në dokumente.

Sipas saj, me një vendndodhje shumë pranë qendrës së qytetit, apartamentet luksoze janë në prani të hapësirave të gjelbërta të cilat ofrojnë një atmosferë qetësie. “Përdorimi kryesor do të jetë ai i banimit edhe pse këto hapësira do të përfshijnë edhe ambiente të ndryshme shërbimesh në formën e qendrës komerciale”, vijon dokumenti.

Sipas saj, në pronën që zhvillohet, pjesa me e madhe shkon për sistemimin e infrastrukturës, sheshe, trotuare dhe gjelbërim. “Hapësira përreth objektit do të sistemohet me trotuare, stola edhe pemë. Infrastruktura rrugore ekzistuese është e pamjaftueshme për qarkullimin e mirë të makinave dhe këmbësorëve kështu nga Bashkia Tiranë janë parashikuar ndërhyrjet në zonë si krijimi i një rruge ndërlidhëse midis aksit kryesore rrugës ‘Qemal Stafa’ dhe rrugës ‘Dervish Hekal’i”, vijon dokumenti.

Para

Në Tiranë regjistrohen 200 raste zjarri në vit, ekspertët: Materialet izolues të fasadave, shkaku kryesor

Pas

“30 milionë Euro mashtrim nga Shqipëria drejt Austrisë”, dalin para gjykatës 5 të arrestuarit nga operacioni i Call Center-ave

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.