E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama: Nuk e kemi për investitorët e mëdhenj, askush prej tyre s’do përfitojë territore . E kemi për qytetarët

Korrieri nga Korrieri
21.04.2026
në Aktualitet
A A
“Paketa e Maleve”, Rama: Nuk e kemi për investitorët e mëdhenj, askush prej tyre s’do përfitojë territore . E kemi për qytetarët
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore Ervin Demo, ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, si dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë për të prezantuar “Paketën e Maleve”.

Programi synon të japë një impuls të ri industrisë së turizmit në vend, duke mbështetur zhvillimin e zonave rurale dhe duke adresuar problemet e trashëguara nga ligji 7501.

Rama shpjegoi se ky projekt është menduar për të dhënë zgjidhje për një problem të madh që ka penguar investimet në zonat rurale.

Rama shpjegoi arsyen pse lindi ky projekt, qw sikurse ai tha “Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që është ligji 7501.

“Shumë vetë kanë para, por nuk kanë titullin e pronësisë.

Tashmë, me anë të Paketës së Maleve, mund të investojë çdokush, duke marrë leje tek Bashkia. Bashkia e merr kërkesën, afishon një listë për 45 ditë dhe e bën publike kërkesën. Nëse nuk ka kundërshti, lista kalon në Këshillin Bashkiak, që e miraton. Nuk merr titull pronësie menjëherë, por ke të drejtë vetëm të investosh aty.

Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, ti e merr titullin e pronësisë. Nëse shfaqet dikush që pretendon pronën me argumente, atëherë merret shteti me atë person. Programi është vetëm për ata që duan të ndërtojnë në tokën e paraardhësve dhe do ketë gjithë mbështetjen tonë”, tha Rama.

Duke iu referuar keqinterpretimit të programit, Rama sqaroi se:

“Paketa e Maleve, besoj që gjithsecili prej jush mund të dojë të ketë një rrjet agroturizmi dhe për këtë shërben paketa. Ndryshe nga çfarë është keqtrajtuar apo deformuar në media, nuk është një paketë për kompanitë e mëdha apo investitorët.

Nuk është një paketë për të dhënë territore publike për zhvillime private; nuk është ky qëllimi dhe objekti i saj. Ajo ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, të ligjit 7501 dhe konfliktit me këtë ligj.”

Edi Rama shpjegoi edhe mënyrën se si funksionon procedura e aplikimit për “Paketën e Maleve”, duke theksuar transparencën dhe thjeshtësinë e saj.

“Me Paketën e Maleve kjo bëhet e mundur duke aplikuar pranë bashkisë. Bashkia e merr dhe afishon një listë për 45 ditë. Nëse nuk ka kundërshti, lista kalon në Këshillin Bashkiak, i cili e miraton. Personi aplikon me projektin, miratohet projekti dhe ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, ti merr titullin e pronësisë mbi atë ndërtim. Nuk ka titull pronësie pa investuar në atë tokë. Nëse shfaqet dikush tjetër që pretendon pronën, atëherë i takon shtetit që ta kompensojë personin.”

Në fund, Kryeministri u ndal edhe te rëndësia e shërbimit në turizëm.

“Shërbimi është shumë i rëndësishëm dhe çmimet duhet të jenë jo të larta, aq sa të lemeriset turisti. Ka shumë rëndësi kjo pjesë, që Shqipërinë ta vizitojnë sa më shumë njerëz. Për këtë, na duhet një kulturë e mirë e shërbimit. Turizmi duhet të jetë prioritet i yni, sepse sjell të ardhura të qëndrueshme dhe rrit ekonominë e vendit.”

Para

Mister në Lushnjë/ Persona të paidentifikuar vjedhin eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë

Pas

Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.