E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU

Korrieri nga Korrieri
21.04.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU
105
NDARJE
10.5k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrugë një vale të re kullash, me përqendrim në Tiranë, por jo vetëm pasi ato shtrihen edhe në Durrës, Vlorë apo Shëngjin. Zbardhet rendi i ditës i mbledhjes së mbajtur në 17 tetorit 2025, por që është publikuar së fundmi në faqen e AZHT, që tregon një orientim drejt kullave dhe projekteve me intensitet të lartë ndërtimi, sidomos në Tiranë, por edhe në qytetet bregdetare.

Në Tiranë, një nga projektet është një godinë banimi dhe shërbimesh me 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë në zonën e “Luis Jansin Henkard”, me zhvillues shoqërinë “Tabi Construction” në pronësi të Dritan dhe Ardian Beshirit.

Po kështu, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është projekti “The Little Big House”, që parashikon ndërtesa me 4, 12 dhe 19 kate, me zhvillues “Adi-M” sh.p.k.

Në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet parashikohen godina nga 3 deri në 20 kate, ndërsa në Linzë bie në sy kulla 23 kate që pritet të ndërtojë “Aghak Cara” sh.p.k me pronar Preng Carën.

Lista vijon me projekte edhe më ambicioze. Në Shëngjin parashikohet një kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe shërbime që arrin deri në 30 kate, me zhvillues “Dimension Construction” sh.p.k.

Ndërsa në Vlorë, “Hanxhari Group” pritet të ndërtojë një kullë deri në 38 kate mbi tokë, duke e kthyer vijën bregdetare në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të ndërtimeve të larta në vend.

Edhe Durrësi nuk mbetet pas, me projektin “Durrës Tower”, që parashikon ndërtesa me 24 dhe 32 kate, duke e futur qytetin në hartën e zhvillimeve vertikale.

Ndërkohë, në Tiranë vazhdojnë projektet me intensitet të lartë, si godina me 25 kate, si dhe zhvillime të tjera me 10 deri në 18 kate në zona të ndryshme urbane.

Ky koncentrim i ndërtimeve të larta tregon një qasje të qartë drejt zhvillimit vertikal, që synon të maksimizojë përdorimin e territorit, por njëkohësisht ngre pikëpyetje për ndikimin në infrastrukturë, densitet urban dhe cilësinë e jetesës.

Në një plan të dytë, por po aq të rëndësishëm, rendi i ditës përfshin një sërë projektesh turistike në bregdet, që po e transformojnë vijën detare në një korridor resortesh dhe kompleksesh turistike. Në Dhërmi parashikohet kompleksi “West Hill”, me vila, apartamente dhe struktura hoteliere, ndërsa projekte të tjera në të njëjtën zonë përfshijnë komplekse me vila, hotele dhe apartamente të brenduara.

Palasa dhe Borshi vijojnë të tërheqin investime, me komplekse turistike me vila, rezidenca dhe struktura hotelerie me pishina dhe shërbime të integruara. Po ashtu, në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe Radhimë në Vlorë parashikohen struktura turistike me disa kate dhe funksione të kombinuara rezidenciale dhe hotelerie.

Në Shëngjin dhe Lezhë shfaqen gjithashtu projekte të tipit “hotel & residences”, ndërsa Orikumi dhe zona të tjera bregdetare përfshihen në këtë valë zhvillimi me komplekse më të ulëta, por me fokus turistik. /ekofin.al

RENDI I DITËS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit

E Premte, datë 17.10.2025,

1. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pallatit të Presidencës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Presidenca e Republikës së Shqipërisë.

2. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Bypass i Sarandës”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

3. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugëve lidhëse me tunelin e Llogarasë (Palasë)”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

4. Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion karikimi për mjetet elektrike dhe objekt shërbimi ndihmës 2 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

5. Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi në eksterier dhe interier i ambjenteve të Godinës 1 dhe 2 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë”, me zhvillues Ministrinë e Mjedisit.

6. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zip – Line Përmet”, me vendndodhje në Bashkinë Përmet, me zhvillues Bashkinë Përmet.

7. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile”, me vendndodhje në Bushat, Bashkia Shkodër, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile”, me vendndodhje në Krane, Bashkia Finiq, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

9. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Parkut të Automjeteve”, me vendndodhje në Ferraj, Bashkia Tiranë, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

10. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim Oficine, dhoma personeli të mirëmbajtjes dhe lavazh për automjete”, me vendndodhje në Ferraj, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.

11. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i objektit “Depo Materialesh” për Batalionin e Mbështetjes me Shërbime”, me vendndodhje në Zall Herr, Bashkia Tiranë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr.1001.

12. Leje Ndërtimi për objektin: “Depo materialesh për Batalionin e Mbështetjes me Shërbime, me vendndodhje Zall Herr, Bashkia Tiranë, me zhvillues “Reparti Ushtarak Nr. 1040”.

13. Leje Ndërtimi për objektin: “Hangar Helikopterësh për Shkollën e fluturimit”, me vendndodhje në bashkinë Vlorë, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

14. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Stadiumit “Besa”, me vendndodhje në Rrugën Taulantia, Bashkia Kavajë”, me subjekt zhvillues Federatën Shqiptare të Futbollit.

15. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit të Pogradecit”, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec, me zhvillues Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Pogradec.

16. Leje Ndërtimi për objektin: “Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Ullishteve”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

17. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës së parkimit nëntokësor dhe godinës së shërbimeve administrative”,  Bashkia Himarë, me zhvillues Bashkinë Himarë.

18. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim dhe rikualifikim i rrugës parelele me Rrugën e Plazhit, Borsh”, Bashkia Himarë, me zhvillues Bashkinë Himarë.

19. Për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Rikualifikim i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”, me vendodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Bashkinë Shkodër.

20. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikim i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, Zona 2”, me vendodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Bashkinë Shkodër.

21. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekti ndërtimi i qëndrës për instuticionet e KMSH-së në Peqin”, me vendndodhje në Bashkinë Peqin, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”.

22. Leje Ndërtimi për objektin: “Impant fotovoltaik 100 Mwac”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Akerni Solar” sh.p.k.

23. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 20 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Luis Jansin Henkard”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tabi Construction” sh.p.k.

24. Leje Ndërtimi për objektin: “The Little Big House”, Strukturë banimi dhe shërbimi me 4, 12 dhe 19 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Adi-M” sh.p.k.

25. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi 3 deri 20 kate, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Teodor Keko”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.

26. Leje Ndërtimi për objektin: “West Hill”, Kompleks turistik (villas, apart/hotel, hotel and restaurant_zona a-f / villas_zona g), me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Egeu Stone” sh.p.k, “Adel” sh.p.k dhe “Immo – Invest” sh.a.

27. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimesh me 3 deri 17 kate mbitokë dhe me 1 deri 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Shkozë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albpower Energy” sh.p.k.

28. Leje Ndërtimi për objektin: “Nokia”, Godinë banimi dhe shërbimi 7-12 Kate dhe 1-2 Kate parkimi nëntokë, në Rrugën “Pasho Hysa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.

29. Leje Ndërtimi për objektin: “Godina multifunksionale, shërbimi, zyra, banimi dhe hoteleri”, me vendndodhje në Kryemëdhenj, Golem, Bashkia Kavajë, me zhvillues “3A Construction” sh.p.k

30. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 23 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Linzë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aghak Cara” sh.p.k.

31. Leje Ndërtimi për objektin: “Zhvillim kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe shërbime 23 dhe 30 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dimension Construction” sh.p.k.

32. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe sherbimi 25 dhe 38 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hanxhari Group” sh.p.k.

33. Leje Ndërtimi për objektin: “Bordeaux Residence” Objekt rezidencial 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “F.Z.Construction” sh.p.k.

34. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me godina banimi, vila banimi, Hotel dhe apartamente të brenduara me 1, 2, 3, 4 dhe 8 kate mbi tokë, me 2 dhe 4 kate nëntokë, me fusha sportive dhe pishinë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Texas Development” dhe “Talha” sh.p.k.

35. Leje Ndërtimi për objektin “Kompleks turistik, rezidenca dhe hoteleri 1-2-3-4 kate, me tarracë të shfrytëzueshme, 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group” sh.p.k.

36. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik, hotel dhe objekt banimi me 3, 4, 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 1 kat parkimi nën tokë, me pishinë”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k.

37. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hoteliere dhe rezidenca turistike 1-9 kate dhe 1 kat nëntokë, me tarraca të shfrytëzueshme, me mur rrethues dhe pishina”, me vendndodhje “Uji Ftohtë”, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Z.Adrian Resulaj.

38. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hotelier 3, 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate nëntokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Giga Konstruksion” sh.p.k.

39. Leje Zhvillimi për objektin: “Wavefront hotel and residences”, Kompleks banimi, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkine Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bruklin & Rea” sh.p.k.

40. Leje Ndërtimi për objektin: “Fustanella Residence”, Objekt banimi dhe shërbimesh 15 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi & M.Z.B” sh.p.k.

41. Leje Ndërtimi për objektin: “Ivanaj”, Objekt rezidencial dhe hotel me 9 kate mbitokë, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion” sh.p.k.

42. Leje Ndërtimi për objektin: “Numa Residence” , Objekt banimi 5 kate, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Perivolo”, Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Biffer & Co” sh.p.k.

43. Leje Ndërtimi për objektin: “Durrës Tower” – Zhvillim kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe shërbime me 24 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, pranë rrugës “Pavarësia”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rajfi” sh.p.k.

44. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks Rezidencial 2 dhe 3 kate, 1 dhe 2 kate nëntokë “Tirana Villas”, me vendndodhje në Mjull Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

45. Leje Zhvillimi për objektin: “Green Radisson”, Strukturë shërbimi, banimi dhe hotelerie me 1, 13 dhe 16 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në rr. “Hamdi Garunja”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia-04” sh.p.k.

46. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe hotelerie 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Royal” sh.p.k.

47. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 10, 12, 14, 16 dhe 18 kate mbi tokë, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Zhegu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mia Construction” sh.p.k.

48. Leje Ndërtimi për objektin: “Dajti Park”, me vendndodhje në Rrugën “Niko Avrami”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dajti Park 2007” sh.p.k.

49. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale Liqeni i Thatë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “As Investment” sh.p.k.

Para

“Paketa e Maleve”, Rama: Nuk e kemi për investitorët e mëdhenj, askush prej tyre s’do përfitojë territore . E kemi për qytetarët

Pas

Apartamente, truall dhe kuotat e 5 shoqërive/ Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të një të dënuari

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.