E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndërtuan Unazën e Madhe 450 mln €, por harruan mbikalimet e këmbësorëve (ARRSH hap tender të ri 320 mijë €)

Korrieri nga Korrieri
07.05.2026
në Aktualitet
A A
Ndërtuan Unazën e Madhe 450 mln €, por harruan mbikalimet e këmbësorëve (ARRSH hap tender të ri 320 mijë €)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ndërtimi i rrugëve dhe veprave publike në Shqipëri ka qenë një gangrenë e madhe, me një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit, teksa i njëjti autoritet shtetëror ka bërë disa tendera për të njëjtën “punë”. Rasti më konkret vjen nga Unaza e Madhe e Tiranës, një vepër që kushtoi plot 450 milionë euro, në të gjithë gjatësinë e saj, e ndërtuar për disa vite, me tendera projektimi, ndërtimi, mbikëqyrje, shtesa kontrate e disa procedura të tjera plotësuese.

Gjithkush nga ne është dëshmitar se, kur bëhet një rrugë në këtë vendin tonë të vogël, pas disa muajsh shembet, ose nëse nuk shembet, hapen kanale për ujërat e zeza, më vonë kanale për ujin e pijshëm, më pas bëjnë tendera për sinjalistikë etj, etj. Një gjë e tillë ka ndodhur me Unazën e Madhe, pasi përveç tenderave të mëdhenj të ndarë në disa lote, u bënë shtesa, por edhe procedura plotësuese, por të gjitha këto nuk kanë mjaftuar.

Vox News ka siguruar një tjetër dokument të hapur sërish nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili do të shpenzojë të tjera para’ për këtë Unazë, kësaj herë për një detaj të vogël; mbikalimet e këmbësorëve! Si mund të mos projektosh, ndërtosh mbikalimet e këmbësorëve në një aks të tillë? Ose kalimet e tanishme janë jo funksionale dhe në rrezik të vazhdueshëm për jetën e tyre, ose këta inxhinierët e famshëm të ARRSH-së, të cilët arrestohen çdo muaj për shkelje të rënda, janë të paaftë.

Ndërtuan Unazën e Madhe 450 mln €, por harruan mbikalimet e

Faksimile: Tenderi i hapur nga ARRSH për ndërtimin e një mbikalimi këmbësorësh në Unazën lindore të Tiranës

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, drejtori i ri Ami Kozeli po bën disa “korrigjime” të projekteve të paraardhësve të tij në atë detyrë, Gentian Gjylit dhe Evis Berberit, të dy nën akuzë zyrtare nga SPAK-u. Kozeli ka firmosur tenderin e radhës për Unazën e Madhe me objekt “ndërtim mbikalim këmbësoresh ne Unazën lindore Tirane”. Mësohet se vendi ku do të ndërtohet ky mbikalim është në Kinostudio, një nyje që lidh qytetin e Tiranës me zonën e Freskut.

Në të njëjta dokumente, ARRSH shkruan se fondi limit i procedurës për ndërtimin e këtij mbikalimi është 31,666,670 lekë, teksa bëhet fjalë për punime rrugore.

Por, në atë vend është ndërtuar një mbikalim.

Ekspertët rrugorë janë shprehur se mbikalimi nuk zgjidh problematikën e këmbësorëve, duke qenë se në pjesën më të madhe të kohës, ka qarkullim të banorëve.

Ndërtuan Unazën e Madhe 450 mln €, por harruan mbikalimet e

Ndërtuan Unazën e Madhe 450 mln €, por harruan mbikalimet e

Në foto: Rrethrrotullimi i Unazës së Madhe të Tiranës, që lidh Kinostudion me zonën e Freskut

Ajo nyje lidh Kinostudion me zonën e Freskut, teksa në pjesën më të madhe të kohës, ose në orët e pikut, rrethrrotullimi bllokohet. Banorët detyrohen që të kalojnë mes për mes makinave, pasi inxhinierët e famshëm të ARRSH-së nuk e kanë pasur në plan për t’u bërë një mbikalim të tillë. Tashmë, sërish me paratë e tyre, të keqpërdoruara në të kaluarën, Autoriteti do të hapë tenderin e ri. Një shtesë, mbi shtesën e shtesës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Disa javë më parë, Vox News publikoi të tjera dokumente, për një tender që kishte hapur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës për Unazën e Madhe. Kjo drejtori e pushtetit lokal ka hapur procedurën “materiale për mirëmbajtjen e sinjalistikës Unaza e Madhe”.

Fondi limit i procedurës është 60.088.333 lekë pa TVSH, ose 623 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke qenë se Unaza e Madhe duhet të ishte mirëmbajtur nga vetë ARRSH-ja, nga firmat që e ndërtuan apo nga gjithçka tjetër. Si në shumë projekte në mbarë Shqipërinë, edhe Unaza e Madhe, e cila aktualisht e ka një dosje të hapur në SPAK, po vijon të “hajë” para’.

Para

Qytetarët në Durrës, në protestë për vdekjen e dy të miturve

Pas

Kërkon 680 mijë euro nga gazetarët me Kapllanin, nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

10.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.