E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Të vdekur në anije dhe karantinim/ Sa frikë duhet të kemi nga Hantavirusi?

Korrieri nga Korrieri
08.05.2026
në Aktualitet, Botë, Slider
A A
Të vdekur në anije dhe karantinim/ Sa frikë duhet të kemi nga Hantavirusi?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një shpërthim hantavirusi në një anije turistike që u nis nga Argjentina, me pasagjerë nga vende të ndryshme të botës, ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore ndërkombëtare, pasi deri tani janë regjistruar tre viktima dhe disa raste të tjera po monitorohen. Pasagjerë që kanë qenë në bord janë kthyer tashmë në vende të ndryshme, ndaj është ngritur një operacion gjurmimi për kontaktet e mundshme. Megjithatë, ekspertët po theksojnë me insistim se rreziku për publikun e gjerë mbetet shumë i ulët.

Kjo është pika që duhet kuptuar më qartë: Hantavirusi nuk është si Covid-i dhe nuk është si gripi. Nuk kemi të bëjmë me një virus që qarkullon lehtë nga njeriu te njeriu në jetën e përditshme. Në përgjithësi, hantavirusi lidhet me brejtësit (minjtë, ketrat, kastorët). Njerëzit infektohen zakonisht kur thithin grimca të virusit që mund të ndodhen në ajër nga urina, jashtëqitjet apo pështyma e tyre.

Rasti i kësaj anijeje ka ngritur më shumë shqetësim sepse dyshohet për llojin Andes, një variant më i veçantë i hantavirusit, i cili në disa raste është parë të kalojë edhe nga një person te tjetri. Por edhe këtu nuk bëhet fjalë për një përhapje të lehtë si te viruset respiratore që njohim zakonisht. Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo ndodh vetëm në kontakte shumë të afërta dhe të zgjatura, pra jo thjesht sepse kalon pranë dikujt në rrugë, në dyqan, në punë apo në një ambient publik.

Pikërisht për këtë arsye, BBC shkruan në ballinë të uebsitit të saj sot se ndërsa lajmi është serioz dhe po trajtohet si i tillë, nuk ka vend për alarm të gjerë. Shqetësimi kryesor është për ata që kanë qenë në bord, për personat që kanë ndarë ambiente të ngushta me të infektuarit, ose për ata që mund të kenë pasur kontakte të afërta me ta gjatë udhëtimit dhe pas kthimit në vendet e tyre.

Simptomat zakonisht shfaqen pas dy deri në katër javësh, ndonjëherë edhe më vonë. Në fillim mund të duken si një grip i zakonshëm, temperaturë, lodhje, dhimbje muskujsh. Më pas mund të shfaqen edhe vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, të përziera, të vjella ose diarre. Pra, ajo që e bën virusin të rëndësishëm nuk është lehtësia e përhapjes, por fakti se në disa raste mund të jetë serioz për shëndetin.

Nuk ka një ilaç specifik që e zhduk virusin, por diagnoza e hershme dhe kujdesi mjekësor mund të ndihmojnë shumë në përballimin e tij. Kjo është arsyeja pse autoritetet po monitorojnë kontaktet dhe po ndjekin nga afër çdo rast të dyshuar.

Me pak fjalë, lajmi duhet marrë seriozisht, por jo me panik. Për njerëzit që nuk kanë pasur lidhje direkte me këtë anije apo me personat e prekur, rreziku është minimal. Situata kërkon vëmendje dhe gjurmim të kujdesshëm, jo frikë të përgjithshme.

Para

Kuvendi në seancë maratonë, ja projektligjet që u votuan

Pas

“Djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu”, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Sarandë!

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.