E martë, 25 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tensionet në Aeroportin e Vlorës, Begjet Pacolli i shkruan Edi Ramës: Kam investuar 90 miliardë lekë aty

Korrieri nga Korrieri
19.05.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Tensionet në Aeroportin e Vlorës, Begjet Pacolli i shkruan Edi Ramës: Kam investuar 90 miliardë lekë aty
105
NDARJE
10.5k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Behgjet Pacolli ka dalë me një deklaratë publike për ngjarjet që po ndodhin në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se institucionet shqiptare po dështojnë të mbrojnë investimin e tij në jug.

Teksa ndan një deklaratë zyrtare të Ekipit Ligjor të shoqërisë Mabco Constructions S.A, Behgjet Pacolli thotë se sot, për herë të dytë, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po përsëritet e njëjta situatë e papranueshme dhe përgjegjës ai bën Valon Ademin.

“Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të shoqërisë Mabco Constructions S.A., ortakut mazhoritar me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe investitorit kryesor që ka financuar dhe ndërtuar projektin me mbi 90 milionë euro investime direkte, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur.

Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta. Vendimi gjyqësor i pretenduar dje nga Valon Ademi dhe i shperndare ne media është ai që pezullon përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri, vendim që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë”, shkruan biznesmeni.

Gjithashtu, biznesmeni thekson se nuk ka asnjë vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier. Sipas Behgjet Pacollit, ky ndalim i njëanshëm dhe arbitrar është vetëgjyqësi e pastër kriminale nga ana e Valon Ademit dhe ortakut minoritar 2%, e kryer nëpërmjet administratorit të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi.

“Mabco Constructions S.A. nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast nënkontraktor i shoqërisë VIA, siç tregohet qartë dhe pa asnjë dyshim në nenin 10.7 pika (iv) të Kontratës së Koncesionit. Mabco është ortaku mazhoritar, investitori kryesor, financuesi real dhe subjekti që përmbush kriteret teknike, financiare dhe operacionale mbi të cilat është dhënë vetë koncesioni.

Është detyrë ligjore e autoriteteve qeveritare dhe e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të lejojnë dhe të garantojnë aksesin e lirë në hyrje dhe dalje të kantierit, sipas nenit 7.1 pika (b) dhe (c) të Kontratës së Koncesionit.

Mosveprimi i autoriteteve shtetërore ndaj këtij vendimi arbitrar të një ortaku me vetëm 2% të kuotave përbën qartazi mosplotësim të detyrimeve kontraktore nga ana e shtetit shqiptar”, vijon reagimi i shpërndarë nga Behgjet Pacolli.

Biznesmeni thekson se ekipi i tij ligjor ka njoftuar sërish dje kryeministrin Edi Rama, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë situatë, që ai e konsideron të rëndë dhe për dështimin e Policisë së Vlorës që, edhe sot sipas tij, nuk po garanton rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e pronës së investuar nga Mabco.

“Mabco Constructions S.A. kërkon të besojë në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja dhe jo në VETËGJYQËSI kriminale të Valon Ademit.  Do të vazhdojmë të ushtrojmë të gjitha të drejtat tona ligjore, civile dhe penale, ndaj çdo personi ose subjekti që cenon investimin tonë dhe interesin kombëtar të projektit”, përmbyllet deklarata.

Para

“Mafia shqiptare qarkullon 18 miliardë USD në vit”, Reportazhi i TV: Ja si ish-agjenti i SHISH u bë “kokë” droge në Kili!

Pas

EMRI/ AMP tjetër arrestim në Policinë e Sarandës

Nga Kategoria

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt
Aktualitet

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

24.08.2026
10.4k
Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë
Aktualitet

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet
Aktualitet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.3k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!
Aktualitet

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

EMRI/ Djali vret nënën dhe plagos babanë në Lushnjë

24.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

23.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.