E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata në Britani jep vendimin për anëtaren e grupit të Edmond Haxhisë 

Korrieri nga Korrieri
5 Maj, 2023
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata në Britani jep vendimin për anëtaren e grupit të Edmond Haxhisë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Michael Snow, gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në një gjykatë të Londrës pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu pati akses ekskluziv në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.

“Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është  e divorcuar nga burri.  Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha ajo.

Zoe Lash, e cila përfaqëson shtetin shqiptar, kërkues i ekstradimit e kundërshtoi ndryshimin e masës së sigurisë për Harriet Bridgerman.

Sipas saj  “liria me kusht përbën motiv për t’u shqetësuar për sigurinë e saj”. Ajo i tha gjykatës se “ne kemi marrë të gjitha informacionet nga Shqipëria dhe ne refuzojmë lirinë më kusht. Akuzohen për konspiracion në vrasje, këta katër persona sot përballë kësaj gjykate.

Motori i përdorur nga vrasësit është gjetur afër shtëpisë së zotit Haxhia i cili bashkë me të  fejuarën e morën portugezin nga aeroporti. Vrasësi la Shqipërinë dhe u largua drejt Greqisë. Haxhia kushëri me familjen Lekstakaj. Gjakmarrja mes dy familjeve daton prej 1997. Vrasja e lidhur me hakmarrje. Të gjithë të dyshuarit u morën nga Rinasi prej Haxhisë organizatori vrasjes. Makina e përdorur nga Haxhia është zbuluar.  Në 3 Prill arriti në Shqipëri Hunt. U morën nga kjo makinë drejt Lion hotel nën pronësi të vëllait të viktimës. Ata regjistruan me telefon vend-vrasjen. Shkuan drejt Athinës me aeroplan. Ata kanë asistuar Haxhinë,  duke mbajtur viktimën nën survejim.

Rëndesa e ngjarjes nuk mund të justifikoj lirinë me kusht. Ka arsye shqetësuese  sigurie për këta persona tashmë të ndaluar. Harriet Bridgman, nuk u arrestua tek shtëpia e saj, nuk u gjet atje por tek ajo e prindërve. Ka deklaruar  kur u arrestua se ka parë informacioner  në Facebook, për këtë vrasje. Është e  pa punë. Mbahet nga shteti përmes ndihmës sociale. Kemi të bëjmë me një vrasje e mirë menduar nga disa persona për arsye hakmarrje”.

Gjykatësi Snow nuk u bind nga këto argumente. Ndërsa avokati Thomas Mithan i tha gjykatës se  klienti tij mbërriti në Shqipëri një ditë më vonë pas  Harriet Bridgerman.

“Një ditë më pas ai largohet. Qëndroi 36 orë. Ai është takuar  gjatë kësaj kohe bashkë me dy të akuzuarit e tjerë. Klienti im më pas nuk e di çfarë ndodhi.  Nuk ka asnjë provë që e lidh atë me atë me vrasjen. Ishte ftuar nga Harriet Bridgeman, ajo kishte paguar fluturimin dhe qëndrimin. Por ai nuk qëndroi. Prova e Shqipërisë është se ai thjesht u shoqërua me dy të tjerët. Kaq thonë. Ne jemi të gatshëm të vendosim 5.000 paund garanci 3.000 paund më shumë se herën e shkuar,  sikurse kushtin e mos-takimin me persona të lidhur në këtë ngjarje. Ka probleme dhe kurohet për probleme mendore”.

Gjykatësi Michael Snow e refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan.

Kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor. Zoe Lash përfaqësuesja e shtetin shqiptar në këtë proces paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Lartë Angleze Royal Court of Justice,  për lirimin me kusht të Harriet Bridgerman./Tch

Para

Të shtëna me armë “lodër” brenda shkollës në Tiranë

Pas

Foto/ Shfaqet me rroba provokuese, modelja dëbohet nga supermarketi

Nga Kategoria

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit
Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person
Aktualitet

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.