E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

Korrieri nga Korrieri
24.06.2026
në Botë
A A
Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rreth 68,000 familje në Bretanjë, në Francën perëndimore, kanë mbetur pa energji elektrike këtë mëngjes pas një defekti në një transformator të lidhur me temperaturat e larta, sipas prefekturës së Finistère.

Autoritetet lokale bënë të ditur se incidenti ishte aksidental dhe lidhet drejtpërdrejt me valën ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë vendin. “Shkaku i incidentit është aksidental dhe lidhet me temperaturat e larta të vëzhguara në periudhën aktuale. Nuk ka të lënduar,” thuhet në deklaratë.

Finistère është një nga 58 rajonet franceze të vendosura në alarm të kuq për valë të nxehti, niveli më i lartë i paralajmërimit. Ky është një nga ndërprerjet më të mëdha të energjisë të regjistruara që nga fillimi i valës aktuale të të nxehtit.

Më herët gjatë javës, në një incident të ngjashëm pranë Camaret-sur-Mer, deri në 106,000 klientë mbetën pa energji elektrike në ditën që u raportua si një nga më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Francë që nga viti 1947.

Operatorët e rrjetit RTE dhe Enedis kanë deklaruar se ekipet e tyre kanë punuar gjatë gjithë natës për një rikthim gradual të furnizimit me energji elektrike, ndërsa në nivel prefekture është ngritur një njësi krizash për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, vala e të nxehtit po shkakton pasoja të rënda në të gjithë vendin dhe Evropën. Autoritetet franceze raportojnë të paktën 40 raste mbytjesh gjatë ditëve të fundit, kryesisht në zona të pambikëqyrura ku qytetarët janë futur në ujë për t’u freskuar.

Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë edhe gjatë javës, ndërsa Franca mbetet në alarm të kuq për të katërtën ditë radhazi. Indeksi kombëtar i temperaturës ka arritur nivele rekord, duke tejkaluar shifrat e regjistruara në vitet 2003 dhe 2019.

 

 

Para

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

Pas

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.3k
Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

Zhvatën 50 milionë euro me call center, lirohet nga qelia anëtari i grupit të Amant Josifit!

10.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.