E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Alo, policia, i pagova për seks, por refuzoi”, – Klienti zbuloi çerdhen e prostitutave latine. Eskorta: Ishte i pistë…

Korrieri nga Korrieri
25.06.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“Alo, policia, i pagova për seks, por refuzoi”, – Klienti zbuloi çerdhen e prostitutave latine. Eskorta: Ishte i pistë…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nëse i referohemi dosjes hetimore që bën fjalë për goditjen e një baze prostitucioni me vajza latine në Elbasan, tingëllon mjaft ironike forma se si u zbulua grupi i prostitucionit. As më shumë e as më pak, ata u denoncuan nga një klient…

Personi në fjalë, kishte paguar vajzat amrikano-latine por nuk kishte marrë shërbimet seksuale të premtuara apo dakordësuara. Për këtë arsye, ai i denoncoi në polici. Madje, shtetasi shqiptar tha se njëra prej vajzave e kërcënoi me thikë.

“Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Elbasanit ka marrë njoftimin se një shtetas kishte nevojë për ndihmë. Kur ka shkuar në vendngjarje ka marrë kontakt me A.T. Ky shtetas ka bërë me dije se i ka dhënë 40 mijë lekë të vjetra dy shtetasve të huaja, por nuk ka marrë shërbimet e premtuara dhe njëra prej tyre e ka kërcënuar me thikë. Patrulla e përgjithshme më pas ka shkuar në banesë dhe ka gjetur dy shtetase kolumbiane dhe një maroken”, dosja hetimore

Pra, sipas dosjes hetimore, baza e prostitucionit nga vajzat e huaja është zbuluar vetëm nëpërmjet kësaj ngjarje aksidentale, pasi përndryshe vajzat mund të vazhdonin me punën e tyre.

Shtetasi shqiptar me inicialet A.T pretendonte se kishte gjetur profilet e vajzave në faqet online të eskortave. Ato profile janë verifikuar nga ana e policisë dhe kanë rezultuar me fotot e tyre.

Vajza e intervistuar nga ana jonë, në deklarimet e saj në komisariatin e policisë së Elbasanit ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. Ajo ka treguar mënyrën se si është takuar me shtetasin A.T dhe pse nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

“Me shtetasin A.T jam takuar rastësisht në rrugë. I kam dhënë numrin e telefonit dhe kemi folur me video ku kemi rënë dakord të paguante 50 euro për marrëdhënie seksuale. Ai erdhi me një shok të tij në banesë, pavarësisht kësaj e prita. E futa te dhoma. Ai filloi të zhvishej, por unë nuk u zhvesha sepse mbante erë të keqe dhe nuk më pëlqeu. E refuzova. Kërkova ndihmën e shoqes sime dhe e nxorrëm jashtë. U inatos se e refuzova dhe nuk bëri asnjë pagesë dhe njoftoi policinë”.

Megjithatë, në intervistën për InsideStory, vajza jep krejtësisht një version tjetër të historisë. Ajo pretendon se deklarimet e saj në polici nuk janë të vërteta. Ajo pretendon se policia ka shkruar çfarë ka dashur, duke qenë se nuk kishte përkthyese. Kjo, është një akuzë mjaft e rëndë që kërkon verifikim nga instancat ligjzbatuese…

“Kur më arrestoi policia, nuk kisha asnjë avokat, asnjë përkthyese. Në ata letra mund të jetë gjithçka dhe me presion firmosa deklaratën time. Nuk e dija se çfarë kishin shkruar”, u shpreh eskorta

“Kur më arrestuan, unë isha arratisur nga vendi ku qëndroja. Isha shumë e lodhur dhe nuk e përballoja këtë lloj jete me kaq shumë shfrytëzim seksual sepse prisnim të gjithë burrat që na sillnin. U lodha me këtë lloj jete dhe së bashku me një shoqen time vendosëm të largoheshim dhe arritëm të merrnim një apartament tonin. Dikush që kishte bar kafe na ndihmoi shumë. Një ditë të bukur vjen një djalë i ri në derën tonë. Donte të futej në apartament, por ne nuk pranuam të futej në shtëpi dhe e kthyem. Më pas kthehet së bashku me policinë dhe na arrestuan”, u shpreh eskorta.

Nëse i referohemi dosjes hetimore, citohet një tjetër dëshmi e vajzës. Aty thuhet se ajo ka pasur edhe një mosmarrëveshje me tutoren e saj. Një grua nga Peruja e cila kujdesej për organizimin e aktivitetit, gjetjen e klientëve etj. Në dosje thuhet se mes vajzës dhe tutores kishte mosmarrëveshje për ndarjen e fitimeve.

“Shtetasja peruane Makarane i ka udhëzuar dhe i ka informuar për pjesën e punës, por ajo është mësuar të punojë dhe të paguajë 25% të fitimit. Nuk i ka pëlqyer që shtetasja Makarane i ka kërkuar 50% të fitimit, prandaj ka vendosur të dalë dhe të punojë individualisht”, dosja hetimore.

“Bien në dakordësi, tutori dhe eskorta, bien në dakordësi në ndarjen e parave me %. Ata bien në dakordësi që kur vijnë dhe zakonisht përqindja është 50-50”, u shpreh Suada Pucesta, avokate.

Vajza nga Amerika Latine e intervistuar nga InsideStory rrëfen për qarkullime të mëdha parash. Nëse i referohemi dëhsmisë së saj, puna nuk mbaronte kurrë. Ajo priste një numër të madh klientësh ditë e natë.

“Nuk e di sa klientë mund të kemi pasur, pasi shumë herë ne ishim duke fjetur. Më zgjonin, hynte dikush, dilte tjetri, por kanë qenë shumë gjatë gjithë ditës”, u shpreh eskorta

Pavarësisht fitimeve, aventura e vajzës në Shqipëri doli të ishte mjaft negative. Ajo ka qëndruar për disa muaj në burg nën akuzën  ushtrimit të prostitucionit. Ajo tashmë shpreson që të kthehet sa më parë në atdheun e saj, pasi do të largohet nga kjo jetë. Ose, të paktën kjo është çfarë ajo shpreh…

“Burg? 7 muaj dhe dy javë. Dua vetëm të kthehem në vendim tim. Të jem pranë familjes sime dhe të vazhdoj të studioj. Këto janë planet e mia për të ardhmen”, u shpreh eskorta

“Nuk është se kanë shfaqur pendesë në lidhje me veprën penale, por vetëm kërkojnë që të largohen sa më shpejt nga Shqipëria dhe të largohen drejt familjeve të tyre”, u shpreh Suada Pucesta, avokate.

Para

“TURIZMI” I ESKORTAVE/ Rrëfehet 20-vjeçarja nga Kolumbia: Erdha për punë normale, por tani… kam klientë policë dhe zyrtarë!

Pas

Protestat në Tiranë, Ali Ahmeti hedh aludime për Athinën dhe Beogradin: I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën edhe…

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.