E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“TURIZMI” I ESKORTAVE/ Rrëfehet 20-vjeçarja nga Kolumbia: Erdha për punë normale, por tani… kam klientë policë dhe zyrtarë!

Korrieri nga Korrieri
25.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“TURIZMI” I ESKORTAVE/ Rrëfehet 20-vjeçarja nga Kolumbia: Erdha për punë normale, por tani… kam klientë policë dhe zyrtarë!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Inside Story” sjell në puntantën e fundit të këtij sezoni një investigim që lidhet me shfrytëzimin e qenieve njerëzore.

Mijëra të reja nga e gjithë bota, kanë krijuar çerdhe prostitucioni në Tiranë dhe gjithë territorin. Shumë prej tyre, vijnë në Shqipëri për punë të zakonshme, por bien pre e mashtrimeve duke mbetur pa asnjë alternativë dhe në dorë të organizatorëve të akomodimit.

Shtetase ruse, vietnameze, kineze, filipinase dhe amerikano-jugore janë prurjet më të mëdha të eskortave në vendin tonë. Por, cilat janë sekretet e këtij fenomeni dhe cilat janë lidhjet që kujdesen për gjithë zinxhirin…

***

Dikur një vend që eksportonte, sot, Shqipëria është shndërruar në një destinacion të punonjëseve të seksit. Aksionet e shpeshta policore kundër prostitucionit, zbulojnë parajsën e re të atij që ironikisht konsiderohet si zanati më i vjetër.

Vajzat të cilat e gjejnë vetën në këtë rrugë janë të ndryshme. Disa pretendojnë se janë mashtruar dhe kanë ardhur në Shqipëri për punë të ligjshme. Por, më pas kanë përfunduar si eskorta. Pjesa tjetër, e bëjnë me dëshirë.

***

“Unë jam 20 vjeçe. Vij nga Kolumbia. Në Shqipëri vetëm 3 javët e para kam gëzuar liri të plotë, më pas kam qenë në burg për 7 muaj dhe 10 ditë”, u shpreh eskorta

Kjo vajzë e re që flet sapo ka lënë qelinë e burgut. Në gjendje dukshëm të rëndë psikologjike, pranon të tregojë historinë e saj në vendin tonë.

“E njoha Shqipërinë nga një vajzë që fola dhe më ofroi punë. Ajo më pagoi biletën. Kur erdha u gjeta me një surprizë të keqe, pasi puna që mu ofrua nuk ishte legale, normale. Më mori vajza një taksi nga aeroporti. Më çoi në një dhomë, ku ishin dhe vajza të tjera dhe më tha se duhet të punoj si prostitutë. Më shpjegoi se duhet dhe unë të dedikohesha te kjo punë. Unë isha në kushte të pafavorshme ekonomike dhe mu desh të pranoja këtë punë që më dhanë”, u shpreh eskorta

Në momentin që ka ardhur në Shqipëri, vajza kolumbiane e ka gjetur veten në një kurth të pakthyeshëm sipas saj. Kur e pyesim nëse kishte dijeni për punën e vërtetë që do bënte, ajo tregohet e prerë…

“Jo, më sollën këtu me gënjeshtra.

Ajo ishte nga Kolumbia dhe folëm. Më shkruajti, pasi ishte kolumbiane. Më shkruajti dhe më tha se nëse doja të punoja jashtë vendit. Ajo kishte vënë re që isha me ekonomi të dobët dhe që e vogël kam jetuar vetëm. Gjithmonë kam dashur të studioj e punoj”, u shpreh eskorta

Në fakt, një ndër arsyet kryesore që i shtyn këto vajza që të gjenden në situata të tilla janë dhe kushtet e vështira ekonomike. Vajzat që rekrutohen vijnë kryesisht nga shtete me nivel të ulët jetese.

“Eskortat që vijnë nga jashtë, nga vende si Kolumbia, Filipinet, vende që nuk kanë shumë ekonomi. Vajza që vijnë nga vende që janë shumë të varfra. Vijnë dhe operojnë dhe në shtetin shqiptar, madje dhe nëse shfrytëzohen. Kjo ka dalë si modë dhe janë joshur”, u shpreh avokati, Esmerald Xhafa

Kjo vajzë 20-vjeçare kolumbiane, në momentin që ka ardhur në Shqipëri e ka gjetur veten krejtësisht të pambrojtur.  E gjendur në një vend të huaj, pa asnjë mbrojtje dhe pa ushqim. Pra, pa mundësi zgjedhje…

“Në momentin që erdha në Shqipëri. Ata filluan të më sillnin klientë, persona që paguanin për shërbime seksuale”, u shpreh eskorta nga Kolumbia

Ajo, thotë se ishte ndjerë e detyruar të pranojë një numër të madh klientësh. Shpesh, kërkesat e klientëve ishin sfilitëse. Ata, tregoheshin të dhunshëm…

“Rreth 3 javë sa më arrestuan. Nuk di të them fiks, por mund të them përafërsisht, 80-100, ndoshta diçka më shumë. Kishte ditë më shumë se 5, prandaj nuk di të them me saktësi një numër.

Unë ofroja ato shërbime që më detyronin të ofroja ata njerëz që më paguanin. Nga ana e klientëve që ishin agresivë dhe që ishin të pirë me substanca narkotike”, u shpreh vajza nga Kolumbia

Vajza tregon se në atë punë, është trajtuar se send pa vlerë nga mjaft klientë. Ky aktivitet, kryhet nën hundën e njerëzve të ligjit që shpesh, janë bërë klientët e radhës për vajzën kolumbiane…

“Mund të them nga kuptimi im, pasi asnjëri nuk fliste për gjërat vetjake, Kishte njerëz shumë elegante, që mund të ishin administratë publike. Dy prej tyre më kanë thënë që janë policë dhe u pëlqente të rrinin me vajza. Dy policët kanë paguar shërbimin dhe janë sjellë si persona normalë. Në momentin pas arrestimit, ata thanë version tjetër”,u shpreh vajza nga Kolumbia.

Para

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

Pas

“Alo, policia, i pagova për seks, por refuzoi”, – Klienti zbuloi çerdhen e prostitutave latine. Eskorta: Ishte i pistë…

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.