E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet krimi në Pogradec, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj Brian Syzos

Korrieri nga Korrieri
30.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Zbardhet krimi në Pogradec, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj Brian Syzos
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dy persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Pogradec ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri Brian Syzo.

Pas autorit Nikolla Agolli që u arrestua pak momente pas plagosjes, në pranga ka rënë bashkëpunëtori i tij David Prifti, 30 vjeç, ndërsa 2 të tjerë, një 40-vjeçar dhe një 22-vjeçar janë shpallur në kërkim.

Të katërt janë përpjekur ta vrasin Brian Syzon duke e qëlluar me armë teksa ai ndodhej në automjetin e tij të parkuar në lagjen nr. 3.

Sipas policisë, të katërt janë me precedentë penalë. Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjete dhe 6 celularë.

Plumbi i preku këmbën Syzos duke kapur edhe një prej venave kryesore çka i rrezikonte amputimin e gjymtyrës. Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Dyshimet e policisë për motivin është hakmarrja ndaj 35-vjeçarit pasi në tetor 2025, vëllai i tij Adni Syzo, plagosi Nikolla Agollin në një berberhane.

“Pogradec

Zbardhen rrethanat e ngjarjes së djeshme, identifikohen 4 autorët e dyshuar të tentativës për vrasjen me armë zjarri të një 35-vjeçari.

Arrestohen 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët (të katërt me precedent penal për krime kundër personit).

Njëri prej autorëve kryesorë u vu në pranga disa minuta pas ngjarjes, pas ndjekjes së pandërprerë nga Policia.

Sekuestrohen 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, një 35-vjeçar, u identifikuan 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të katërt me precedent penal për krime kundër personit.

2 prej tyre, shtetasit N. A., 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Pogradec, u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerët, shtetasit M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Pogradec, dhe E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas, u shpallën në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me shtetasin B. S., 35 vjeç, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.

Njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Para

MISTERI/ Dy gardianë të burgut 313 humbin jetën brenda ditës në ambientet e IEVP

Pas

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i një subjekti

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.