E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK nuk i beson më Policisë? Sinjalet e para të një divorci të heshtur

Korrieri nga Korrieri
03.07.2026
në Aktualitet
A A
SPAK nuk i beson më Policisë? Sinjalet e para të një divorci të heshtur
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Deklarata e drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, nuk kaloi pa u vënë re. Për herë të parë u artikulua hapur se SPAK kërkon pavarësi të plotë operacionale dhe se nuk mund të varet nga Policia e Shtetit për të kryer arrestimet apo veprimet procedurale. Në praktikë, kjo do të thotë se aksionet më të rëndësishme po kryhen gjithnjë e më shumë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërsa policia po mbetet në plan të dytë.

Zyrtarisht arsyeja është mungesa e infrastrukturës dhe nevoja për pavarësi. Por a është kjo e gjithë e vërteta? Muajt e fundit nuk kanë qenë të pakta rastet kur persona me masa sigurie për krim të organizuar nuk u gjetën në momentin e operacioneve. Madje, disa nga të shumëkërkuarit më të rëndësishëm, të cilët sipas informacioneve të publikuara në media ndodhen në Shqipëri dhe lëvizin të pashqetësuar, ende nuk janë arrestuar. Rasti i fundit është Adi Cobo Bazholi, i lokalizuar në Shkozet më shumë se një muaj pas operacionit “Ura”, në një aksion të përbashkët të BKH-së dhe DIA-s italiane.

Natyrshëm lind pyetja: a është ky ndryshim strategjie pasojë e dyshimeve për dekonspirim të operacioneve? SPAK nuk e ka thënë kurrë këtë. Por fakti që po investon për të kryer vetë të gjithë ciklin operacional tregon se besimi te strukturat tradicionale të Policisë së Shtetit nuk është më ai i viteve të para të reformës.

Paradoksi është se Policia e Shtetit vazhdon të quhet “partneri kryesor”, ndërsa në terren po anashkalohet në operacionet më sensitive. Edhe më i çuditshëm është fakti se drejtuesit e policisë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim publik për këtë ndryshim kursi. Heshtja e tyre lë vend për interpretime dhe shton pikëpyetjet mbi arsyet që e kanë shtyrë SPAK-un të mbështetet gjithnjë e më shumë te BKH-ja.

Nëse kjo është vetëm një zgjedhje organizative apo një pasojë e mungesës së besimit te një pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, mbetet për t’u sqaruar. Por një gjë duket qartë: SPAK po ndërton një model ku sa më pak hallka të përfshihen në operacionet e ndjeshme, aq më i vogël është rreziku që ato të dështojnë. Nëse ky model është produkt i një strategjie moderne hetimi apo i mosbesimit ndaj Policisë së Shtetit, atëherë kjo nuk është më vetëm një çështje teknike. Është një zhvillim që prek arkitekturën e luftës kundër krimit të organizuar dhe meriton një debat publik. /vna

Para

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Pas

FOTO LAJM/ Çfarë e lidh ish-ministren Elisa Spiropali me personazhin Indrit Aliu Kolleshi të dënuar disa herë për mashtrim në shuma të mëdha?! Disa shpjegime qe duhet t’ia japë Ramës

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.3k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.