E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ujë në këmbim të ujit për strategjikët – Loja e pistë e qeverisë për Tragjasin, hap tender 1.6 milionë euro për Ujësjellësin!

Korrieri nga Korrieri
08.07.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Ujë në këmbim të ujit për strategjikët – Loja e pistë e qeverisë për Tragjasin, hap tender 1.6 milionë euro për Ujësjellësin!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria është duke luajtur shumë pisët me ndërtimin e ujësjellësve për investitorët strategjikë, atë të cilët morën qindra hektarë tokë në bregdet, ndërtuan vila, bare, restorante private, nuk paguajnë taksa për 10 vite dhe vetë taksat e qytetarëve të thjeshtë do të shkojnë në atë zonë, duke u ndërtuar rrugë, kanalizime, t’u pastrohen plehrat etj. Prej më shumë se 18 muajsh, banorët e zonës së Tragjasit në Vlorë kanë dalë me të drejtë në protestë, duke kundërshtuar nismën e qeverisë për t’u marrë ujin dhe t’ua çojnë te resortet e oligarkëve në Palasë, Dhërmi e Himarë.

Ata kundërshtojnë projektin 8 milionë euro, të fituar nga firma “Gjoka”, ndërkohë që edhe më parë, qeveria ka shpenzuar të tjera para’ për ujësjellësa, disa prej të cilëve kanë dështuar, ndërkohë që sytë janë hedhur nga Lumi i Vlorës dhe nga zona e Dukatit e Tragjasit, krahina autoktonte vlonjate, disa prej të cilave janë braktisur nga mungesa e investimeve. Dhe me një mori problemesh, qeveria do t’u marrë edhe ujin, për t’ua çuar vilave private të oligarkëve dhe strategjikëve.

Pas protestave dhe kundërshtive, qeveria ka vijuar një lojë të pisët me këta banorë, të pamoralshme dhe tepër fyese. Disa muaj pasi vlonjatët u ngritën kundër këtyre investimeve, qeveria ka hapur një tender për të ndërtuar një ujësjellës në zonën e Tragjasit, një fshat me tradita, i pozicionuar sipër zonës së Radhimës dhe Orikumit, me një pamje mjaft të bukur, por të harruar prej vitesh. Synimi i të gjithëve ka qenë marrja e pronave të banorëve vendas, gjithashtu edhe të burimeve ujore, teksa tashmë qeveria është “kujtuar” se edhe atje ka jetë!

Normalisht një lojë e pistët, ose më saktë; do t’u jap ujë, por më jepni ujin t’ua çoj strategjikëve dhe oligarkëve. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, ditët e fundit është hapur objekti i procedurës së prokurimit “ndërtim rrjeti shpërndarës ujësjellësi për fshatin Tragjas dhe rehabilitim dhe vënie në funksion të rrjetit të KUZ fshati Tragjas”.

Autoriteti kontraktues është shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlore Sh.A, ndërkohë që fondi limit për këtë procedurë shkon në 159.605.649 lekë. Tenderi vjen si “blerje” e banorëve që të lejojnë t’u merret uji për resortet matanë Llogarasë, teksa vitin e kaluan banorët janë përplasur me firmën që po kryen punime ashtu edhe me policinë

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë shtrirjen e tubacioneve për marrjen e ujit në burimin e Izvorit, pasi ekonominë familjare e kanë bazuar pikërisht në këtë burim, me të cilin vadisin tokat bujqësore. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë nisur në korrik 2024, ndërkohë që ujësjellësi i ri parashikohet të ketë depon në Tragjas dhe përmes tubacioneve do kalojë në tunelin e Llogarasë. Ky investim me vlerë rreth 8 milionë euro bëhet për të furnizuar me ujë të pijshëm zonën e bregut, Palasë, Drimadhes, Dhërmi.

Pas këtyre protestave në muajin mars të vitit 2025 reagoi edhe kryeministri Edi Rama. “Është bërë projekti, i cili synon që edhe vetë zona atje, vetë banorët, shtëpitë të cilat furnizohen me pikatore sepse sistemi i ujësjellësit është i ndërtuar në vitit ’50-’60. Banorët kanë bërë investime marramendëse personale për të hapur puse, ndërsa ne e shohim një zhvillim të madh për turizmin dhe transformimin e atyre shtëpive. Edhe kanalizimet që mungojnë janë pjesë e projekteve, do bëhet ujësjellësi, kanalizimet, do ndërtohet ujësjellësi që do furnizojë dhe zonën e poshtme” tha ai në atë kohë.

Rama tha se është kërkuar nga ana e tij konfirmimi nga ekspertët. “Ky është një burim dhe vihet në dispozicion të njerëzve duke mos cenuar të drejtën e askujt që ka të drejtë në atë burim. Nuk e kuptoj mbi ç’bazë diskutojnë” pohoi në atë kohë, teksa duket se fjala e tij është më shumë urdhër sesa diskutim, pasi si do t’ua mbyllnin gojën banorëve vendas?!

Në dhjetor të vitit 2024, Vox News publikoi një investigim me titull “farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve, ‘Gjoka’ fiton tenderin e paracaktuar”. Në atë kohë kishte dyshime se fituesi dihej në momentin e shpalljes së tenderit. AKUK-u ngriti një skemë, ku fillimisht studioj veprat e marrjes dhe vendosjen e tubacionit. Në dokumente shkruhet qartë se uji do të merret në Tragjas, Orikum, dhe më pas do dërgohej me stacione pompimi në Palasë, Dhërmi, Jalë, etj. Por, “rruga” kalon nga Tuneli i Llogarasë dhe këtu i i gjithë tenderi bëhet nul.

Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga një konsorcium firmash, turke dhe shqiptare. Pala shqiptare kryesohej nga firma “Gjoka”. Ndërkohë, në dokumentet e tenderit ishin vendosur klauzola për “punë të ngjashme”, teksa e vetmja firmë që ndërtoi tunelin që kishte punë të ngjashme për ujësjellësa ishte “Gjoka”. Një skemë e pastër, ku fituesi dihej nga të gjithë. Madje, edhe dokumentet e bëra nga AKUK-u vetëm sa i janë bashkëlidhur kësaj firme.

Në dokumentet e tenderit shkruhet se vendndodhja e punimeve zhvillohet në fshatin Tragjas, ku është vepra e marrjes, përgjatë rrugës së re koncensionare Orikum – Dukat, në afërsi të fshatit Dukat, në malin e Llogarasë si dhe në tunelin e ri të Llogarasë”.

E njëjta firmë, “Gjoka” u shpall fituese të një tjetër tenderi për furnizimin me ujë të zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, të Bashkisë Himarë, Faza II. Ajo po zbaton projektin me vlerë rreth 4.2 milionë euro përfshirë TVSH-në. Pra, të dy tenderët, me vlerë rreth 12 milionë euro të fituara nga firma “Gjoka” dyshohet se janë të paracaktuar. /voxnews

Para

“Na erdhi turp…!” Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë

Pas

Nga vëllezërit Hoxhosmani te bosi i ‘Cincos’, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehur për trafik droge (EMRAT)

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.