Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Aleksandër Koçeku është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti në aksin rrugor Prekal–Kir.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është konstatuar rreth orës 19:00.
Viktima, e identifikuar me inicialet A. K., dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Forcat e rendit kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për fiksimin dhe administrimin e çdo prove në vendngjarje.
Hetuesit po verifikojnë rrethanat e vrasjes, lëvizjet e viktimës dhe çdo të dhënë që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve.
Policia bën me dije se veprimet hetimore po vijojnë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar për motivet e ekzekutimit.
Ngjarja ka mobilizuar forcat e policisë në zonën Prekal–Kir, ndërsa hetimet janë në vijim.
















