E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Detajet, si u ekzekutua në pritë 40-vjeçari Aleksandër Koçeku

Korrieri nga Korrieri
12.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Detajet, si u ekzekutua në pritë 40-vjeçari Aleksandër Koçeku
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aleksandër Koçeku, mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të Dukagjinit. Koçeku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me automjet në aksin Kir–Prekal.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qitura nga e njëjta armë. Ky fakt ka forcuar dyshimet se autorët kishin planifikuar me kujdes lëvizjet e viktimës dhe i kishin zënë pritë me synimin për ta eliminuar.

Hetimet paraprake tregojnë se ndaj 40-vjeçarit është hapur zjarr me breshëri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë Policinë.

Ekspertët e kriminalistikës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po analizojnë çdo provë të sekuestruar. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që kishte ndjekur viktima para atentatit, pasi zona ku ndodhi krimi nuk mbulohet nga kamera sigurie.

Edhe pse hetimet vijojnë në disa drejtime, pista kryesore mbetet konflikti i vjetër mes familjeve Koçeku dhe Shkambi.

Konflikti daton që nga viti 2017, kur Artan Koçeku, vëllai i viktimës, vrau me armë zjarri Angjelin Shkambin. Për atë krim, Artan Koçeku po vuan dënimin me burg.

Familjarët e Aleksandër Koçekut kanë deklaruar para hetuesve se ai jetonte prej vitesh nën frikën e hakmarrjes dhe tregonte kujdes të vazhdueshëm në lëvizjet e tij.

Ndërkohë, 40-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat katolike të Grudës së Re. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit.

Para

Senati amerikan nuk e ka konfirmuar ende Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Pas

35 milionë raste të reja deri në vitin 2050 – Alarmi i OBSH për kancerin, sëmundja që sot iu merr jetën 26 mijë personave në ditë

Nga Kategoria

VIDEO/ Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur ngatregtarët e karburanteve
Aktualitet

VIDEO/ Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur ngatregtarët e karburanteve

15.09.2026
10.3k
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë
Aktualitet

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.3k
“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…
Aktualitet

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

15.09.2026
10.3k
I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai
Aktualitet

I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai

15.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

10.09.2026
10.4k
Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë

Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë

10.09.2026
10.4k
Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë

Kadastra kujtohet për Palasën pas skandaleve: kontroll “derë më derë” aty ku shteti ka humbur çelësat e pronësisë

08.09.2026
10.4k
SPAK nis hetimet pas audiopërgjimeve të publikuara nga Ahmetaj/ Në biseda përmenden TIMAK, KAYO dhe tenderat: “Kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane”

SPAK nis hetimet pas audiopërgjimeve të publikuara nga Ahmetaj/ Në biseda përmenden TIMAK, KAYO dhe tenderat: “Kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane”

09.09.2026
10.4k
“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

15.09.2026
10.3k
Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.