E shtunë, 12 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Spiropali më siguroi vend në avionin diplomatik gjatë COVID-it”, rrëfimi i Laura Ferhatit revolton qytetarët në rrjetet sociale

Korrieri nga Korrieri
17.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Spiropali më siguroi vend në avionin diplomatik gjatë COVID-it”, rrëfimi i Laura Ferhatit revolton qytetarët në rrjetet sociale
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një deklaratë e sipërmarrëses dhe ish-kandidates socialiste për deputete, Laura Ferhati, ka nxitur reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale. E ftuar në podcast-in “Mam” me Orinda Hutën, Ferhati ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj: lindjen e parakohshme të djalit në Gjermani, në një kohë kur bota ndodhej në izolim total prej pandemisë COVID-19.

Gjatë rrëfimit, Ferhati tregoi se në periudhën kur fluturimet ishin të pezulluara dhe kufijtë e mbyllur, ajo arriti të udhëtonte drejt Gjermanisë falë ndërhyrjes së miqve të saj në politikë. Sipas saj, Elisa Spiropali, e cila në atë kohë mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i mundësoi një vend në avionin diplomatik me të cilin po udhëtonte ambasadori gjerman. Ish-kandidatja shtoi se kjo eksperiencë e bëri të kuptonte se sa e rëndësishme është të kesh miq në momente të vështira.

“Dhe e lash atë gurin rezerv për në xhepin tim. Elisa Spiropali, në atë kohë ishte ministre e Çështjeve me Parlamentin, mike me vite, por nga ato miket që kurr nuk i biem telefonit për gjëra të zakonshme. Dhe i tregoj kjo është situata ime, mua më duhet të iki në Gjermani. Më lër pak kohë, më tha. Nuk më tha është e mbyllur bota, si të tjerët, por tha më lër pak kohë sa ta flas me ministrin e Jashtëm apo të flasi me çdo njeri që të shoh se çfarë mund të bëj. I lash kohë mbi një javë, gati 10 ditë.Vetëm kur më vjen një mesazh në darkë. Laura bëhu gati, është vënë mundësia për shkak sepse ambasadori i Ambasadës Gjermane kishte ngelur në Shqipëri në atë kohë dhe është krijuar mundësia që nesër të fluturojë një avion për në Gjermani për të shkuar ambasadori dhe stafi i tij dhe në këtë avion do të jesh dhe ti. Unë nuk e di Orinda, e lexoja, e rilexoja dhe vetëm i çoja zemra sepse nuk dija se çfarë t’i thoja. Vetëm, tha, do të marr zëvendësministrin në telefon dhe do t’i dërgoni pashaportat. Aty e kuptova rëndësinë e një miku”, shprehet ndër të tjera Ferhati.

Megjithatë, kjo dëshmi ka hasur në një valë kritikash nga ndjekësit në rrjetet sociale. Shumë qytetarë, veçanërisht gra dhe nëna, kanë reaguar duke sjellë në vëmendje vështirësitë e asaj periudhe, ku mijëra njerëz përballeshin me pamundësinë për të udhëtuar, mungesën e të ardhurave dhe kufizimet e rrepta, pa pasur asnjë mundësi kontakti me zyrtarë të lartë.

Komentuesit kanë ngritur pikëpyetje mbi barazinë e qytetarëve përpara ligjit dhe strukturave shtetërore, duke vënë në dyshim nëse një mundësi e tillë do t’i ofrohej çdo individi në kushte të ngjashme emergjence. Për pjesën më të madhe të opinionit publik, debati nuk fokusohet te rasti human i Ferhatit, por te perceptimi i përgjithshëm se në Shqipëri, njohjet me njerëzit në pushtet krijojnë privilegje të paarritshme për qytetarët e thjeshtë, madje edhe në kohë krizash globale.

WhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.35 PM.jpegWhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.35 PM (1).jpegWhatsApp Image 2026-07-16 at 5.12.35 PM (2).jpeg

Para

EURO monedha zyrtare e Shqipërisë! Nisin përgatitjet ligjore, drafti hidhet për Konsultim Publik

Pas

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria!

Nga Kategoria

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin
Aktualitet

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin

12.09.2026
10.3k
Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi
Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi

12.09.2026
10.3k
Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim
Aktualitet

Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim

12.09.2026
10.3k
Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot
Aktualitet

Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot

12.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK

11.09.2026
10.4k
Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë

Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë

08.09.2026
10.4k
Prezantuesja televizive dhe 11 persona të tjerë dënohen me vdekje, për trafik droge

Prezantuesja televizive dhe 11 persona të tjerë dënohen me vdekje, për trafik droge

07.09.2026
10.4k
Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë, ish-ministrja e Arsimit do t’i zërë karrigen në Kuvend

Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë, ish-ministrja e Arsimit do t’i zërë karrigen në Kuvend

08.09.2026
10.4k
Tender 22.6 mln euro për parkim dhe rikonstruksionin e sheshit Nënë Tereza

Tender 22.6 mln euro për parkim dhe rikonstruksionin e sheshit Nënë Tereza

08.09.2026
10.3k
Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

10.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.