E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Zbulimi” i zv.ministrit të Ekonomisë: Shqiptarët tani jetojnë më mirë se në komunizëm

Korrieri nga Korrieri
20.07.2026
në Aktualitet
A A
“Zbulimi” i zv.ministrit të Ekonomisë: Shqiptarët tani jetojnë më mirë se në komunizëm
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Standardi i jetesës në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm që nga rënia e komunizmit.

Kështu thotë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, teksa e bazoi këtë argument me rritjen e pagave dhe të ardhurave për frymë.

“Që nga dita e rënies së komunizmit, çdo shqiptar ka jetuar më mirë se ç’ kanë jetuar më përpara. Shumë më mirë se ç kanë jetuar patjetër, progresi është i mirë.

Duhet të shohim të ardhurat për frymë janë rritur, pagat janë rritur”, tha ai në A2 CNN.

Ai foli edhe për debatin e momentit, pse është forcuar leku dhe është dobësuar euro.

“Duhet të theksojmë që kur flasim për politikën monetare, flasim për një nga gjërat më të komplikuara të ekonomisë, llogaritë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gishta, po bëhen me modele makroekonomike, ku kryqëzohen një sërë faktorësh të ekonomisë dhe ku shkencëtarë të ekonomisë punojnë për të bërë projeksione nga njëra anë, por edhe për të llogaritur efektet nga ana tjetër. Duhet të kemi parasysh disa gjëra.

E para dhe më e rëndësishmja, në gjuhën ekonomike këto faktorët të cilat cilësohen si elementët kryesorë që përcaktojnë le të themi një model makroekonomik quhen themele dhe këtu po flasim për inflacionin, për normën e papunësisë, për pagat, të cilat të gjitha kryqëzohen në një model për të parë se si po shkon ekonomia e një vendi. Raporti i janarit të 2025-s të FMN-së thotë dy gjëra shumë të rëndësishme në lidhje me këtë debat. E para, thotë që këto faktorët themelorë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar luhatjet e kursit të këmbimit lekë-euro në Shqipëri në masën 85 deri në 95% dhe vetëm një 5% i mundshëm i kursit të këmbimit valutor është ndikuar nga faktorë të jashtëm, që nuk cilësohen si faktorët themelorë të ekonomisë.

Tani, të bëjmë një krahasim të 2015 me 2025, kjo ndoshta e bën edhe më të thjeshtë. Në 2015, 1 euro është këmbyer me 139 lekë. Si çdo treg i caktuar që është në një ekuilibër të caktuar, edhe tregu i valutës ka kërkesë dhe ka ofertë. Nga 2015 në 2025 kemi një rënie të euros krahasimisht me lekun prej 32.1%. Por, ndërkohë, çfarë ka ndodhur me fluksin e eurove që hyjnë në ekonominë tonë? Në vitin 2015 ne kemi patur një fluks të investimeve të huaja direkte prej 890 milionë eurosh. Kemi patur turistë të huaj që shpenzonin në Shqipëri 1,35 miliardë euro dhe kemi patur dërgesa të emigrantëve në Shqipëri me vlerën e 599 milionë euro, për një total që është 2,84 miliardë euro. Pra, në vitin 2015, në ekonominë shqiptare kanë hyrë 2,84 miliardë euro.

Ndërsa, nëse vijmë në vitin 2025 shohim që fluksi i investimeve të huaja është rritur me 83.5%, duke arritur në 1.63 miliardë euro. Bumi i turizmit ka bërë që shpenzimet e vizitorëve të huaj në Shqipëri të arrijnë në 5,72 miliardë euro, duke u rritur me 323% krahasuar me vitin 2015. Ndërkohë që dërgesat e emigrantëve janë rritur me 87%, duke arritur në 1,12 miliardë euro. Pra, në total, në vitin 2025 në ekonominë shqiptare nga jashtë kufijve të Shqipërisë kanë hyrë 8,47 miliardë euro ose 203% më shumë sesa krahasuar me 10 vjet më parë. Pra, euro dhe leku janë dy mallra që shkëmbehen me njëri-tjetrin. Nëse ka shumë euro, vlera e euros bie. Nëse ka shumë gazetarë që janë në tregun e punës, paga e gazetarëve bie. Nëse ka pak gazetarë në tregun e punës, paga e tyre rritet.

E njëjta gjë ka ndodhur me euron. Nga analiza e ekonomistëve të Bankës së Shqipërisë, nga analiza e FMN-së dhe e një sërë institucionesh të tjera, ajo çka ka rezultuar është shumë e thjeshtë: në gjuhë makroekonomike njihet si bilanci i pagesave, pra deficiti mes të hyrave dhe të dalave. Dhe ne, për herë të parë, në vitin 2025 kemi qenë në një sufiçit. Pra, më shumë valutë ka hyrë në Shqipëri sesa ka dalë. Patjetër që kjo ka forcuar, le të themi, çmimin e lekut në ekonomi dhe ka dobësuar atë të euros”, tha Musabelliu.

“Tani, për të shpjeguar pse është mbiçmuar leku. Mbiçmimi më i madh i lekut ka qenë në periudhën 2023-2024, që përkon edhe me zhvillimin më të madh të turizmit. Ndërkohë që në 2024 dhe në vazhdim ne kemi një rënie ose një forcim të lekut me vetëm 2,8%. Çfarë ka shkaktuar kjo? Ka shkaktuar që nga njëra anë defiçiti tregtar, të ardhurat nga tregtia e mallrave që dalin dhe që hyjnë në ekonominë tonë të reduktohet nga 2021 në 2025 nga 7,7% e produktit të brendshëm bruto, në 0.7% të produktit të brendshëm bruto.

Ndërkohë që defiçiti i llogarive korrente, pra të paratë që hyjnë dhe paratë që dalin, është reduktuar nga 13.4% në 5.5%. Kjo është kombinuar edhe me një rënie të rriskut sa i përket investimeve financiare në Shqipëri. Besueshmëria e ekonomisë shqiptare është rritur. “Rating” i Standard and Poors dhe i gjithë të tjerëve, të cilët e kanë rejtuar le të themi borxhin e Shqipërisë më lart krahasimisht me pesë apo 10 milionë dhe kjo ka bërë që të shtohen edhe depozitat në lekë, edhe kursimet në lekë, edhe investimet në lekë, duke rritur kërkesën për lekun, çka ka shkaktuar dhe mbiçmimin e tij”, shtoi Musabelliu.

Para

Marrëveshja bërthamore me Arabinë Saudite vë në provë Trump-in

Pas

Revoltë në Përrenjas, pas propozimit për bashkimin me Librazhdin: Në qytet nis firmosja e një peticioni

Nga Kategoria

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë
Aktualitet

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.3k
“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…
Aktualitet

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

15.09.2026
10.3k
I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai
Aktualitet

I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai

15.09.2026
10.3k
Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë
Aktualitet

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

15.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

15.09.2026
10.3k
Navy SEAL-s në Hormuz, zbulohet misioni sekret katërmujor kundër minave iraniane

Navy SEAL-s në Hormuz, zbulohet misioni sekret katërmujor kundër minave iraniane

10.09.2026
10.4k
SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë

Kadastra kujtohet për Palasën pas skandaleve: kontroll “derë më derë” aty ku shteti ka humbur çelësat e pronësisë

08.09.2026
10.4k
Rama thotë dy fjalë për Ergys Agasin: Askush nuk flet në emrin tim

Rama thotë dy fjalë për Ergys Agasin: Askush nuk flet në emrin tim

12.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.