E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kuvendi u kërkoi deputetëve ta lexonin marrëveshjen me SHBA në sallë, Agron Shehaj “rrëmben” kopjen e vetme dhe largohet me vrap

Korrieri nga Korrieri
27.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Kuvendi u kërkoi deputetëve ta lexonin marrëveshjen me SHBA në sallë, Agron Shehaj “rrëmben” kopjen e vetme dhe largohet me vrap
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Momente tensioni në Kuvend, Agron Shehaj merr kopjen e vetme të marrëveshjes për huanë ushtarake 302 milionë dollarë nga SHBA

Një situatë e pazakontë u regjistrua këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, gjatë nisjes së shqyrtimit të marrëveshjes së huasë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin e jashtëm ushtarak në vlerën 302 milionë dollarë.

Në përfundim të seancës plenare, deputetët nuk u pajisën me kopje individuale të marrëveshjes. Në vend të kësaj, administrata e Kuvendit u kërkoi 140 deputetëve që ta konsultonin dokumentin në një sallë me kapacitet vetëm për rreth 15 persona. Situata shkaktoi reagime, ndërsa kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, mori kopjen e vetme të dokumentit dhe u largua me vrap nga ambientet e Kuvendit.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi atë si një marrëveshje historike dhe dëshmi të besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Sipas tij, fondet do të përdoren ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, për pajisje dhe shërbime sipas standardeve të NATO-s.

Balla bëri të ditur se Shqipëria do të ketë 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe deri në 12 vjet për shlyerjen e huasë. Marrëveshja parashikon gjithashtu një periudhë “grace” deri në një vit, si edhe mundësinë e shlyerjes së parakohshme pa penalitete. Sipas tij, çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes, duke garantuar transparencë të plotë.

Nga ana tjetër, opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se deputetët nuk janë vënë në dijeni të përmbajtjes së marrëveshjes dhe e cilësoi procedurën në kundërshtim me Kushtetutën. Megjithatë, ai u shpreh se investime të tilla në mbrojtje janë të mirëpritura, duke e konsideruar reagimin e qeverisë të vonuar.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk mund të votojë procedura që i konsideron antikushtetuese.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se çdo deputet duhet të informohet mbi përmbajtjen e marrëveshjes dhe ta lexojë atë të plotë, pasi të firmosë një deklaratë konfidencialiteti.

Pavarësisht debateve, Kuvendi miratoi me 75 vota pro futjen e marrëveshjes në procedurë të përshpejtuar. Gjatë votimit pati kundërshtime nga deputetët e opozitës, të cilët u afruan pranë foltores së Kuvendit.

Marrëveshja do të shqyrtohet fillimisht në një mbledhje të përbashkët të Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Komisionit për Ekonominë, përpara se t’i kalojë seancës plenare për miratim përfundimtar. Seanca e votimit është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00.

Para

SPAK dërgon për gjykim 11 persona, akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Pas

“Balluku”, SPAK kërkon më shumë kohë për hetimet. Të mërkurën Gjylit e Elezit u komunikohen vendimet për zgjatjen e afateve

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.