E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mori shtëpi me qira në Tiranë pas ardhjes nga Franca, ajo është mësuese” – Çfarë ndodhi në gjyqin e 32-vjeçares turke?

Korrieri nga Korrieri
08.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Mori shtëpi me qira në Tiranë pas ardhjes nga Franca, ajo është mësuese” – Çfarë ndodhi në gjyqin e 32-vjeçares turke?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë caktoi të premten masën e sigurisë “arrest në burg” për aktivisten politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi.

Gjyqtari Kujtim Vraniçi pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj për masën e sigurisë, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se kishin siguruar një banesë me qira dhe se e reja mund të lihej në masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi nuk paraqiste rrezikshmëri dhe kishte statusin e azilantes politike në Francë, një vend i Bashkimit Europian.

“Është intelektuale. Ka statusin e azilantes politike në Francë dhe nuk është e rrezikshme. Ne morëm një shtëpi me qira dhe kërkuam arrest shtëpie, por prokuroria ishte e frikësuar se mund të largohej drejt Francës dhe kërkoi që të mbahej në burg,” tha avokati i Yazici, Artan Shllaku. Shllaku tha se vendimi do të apelohej.

Ai shtoi se Yazici kishte qenë edhe një vit më parë në Shqipëri për të takuar familjen dhe nuk kishte pasur probleme. Sipas tij, ajo është nëpunëse publike në Francë dhe jep mësim në një shkollë fillore.

Julide Yazici kërkohet nga autoritetet turke për të vuajtur një dënim të mbetur prej 3 vjetësh, 5 muajsh e 22 ditësh, nga dënimi me 4 vjet burgim në total, nën dyshimet për dhënie të ndihmës logjistike dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Sipas vendimit të Gjykatës Kombëtare të Azilit, CNDA, në Francë, të datës 16 nëntor 2020, të cilin BIRN e ka, Yazici është përfshirë vazhdimisht në aktivizëm politik në Turqi dhe ka qenë pjesëmarrëse në protestat e famshme të Parkut Gezi në vitin 2013 kundër qeverisjes së presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ajo ka mbështetur aktivisht ish-Partinë Demokratike të Popullit, HDP, një forcë politike e majtë që mbështeste minoritetin kurd në Turqi dhe që u transformua më vonë në “DEM Parti”.

Vendimi i gjykatës franceze që i ka njohur azilin Yazicit, thotë se ajo u arrestua në janar 2016 “për shkak se i kishte lejuar një gruaje të re që nuk e njihte, e cila i ishte prezantuar nga një mik, të qëndronte në dhomën e saj studentore”.

Duke justifikuar njohjen e statusit të azilantes, gjykata franceze citon në dokument se “znj. Yazici ka një frikë të justifikuar, në kuptim të dispozitave të përmendura më lart të Konventës së Gjenevës, se do të përndiqet nëse kthehet në vendin e saj për shkak të aktivizmit të saj politik,” dhe në Nenin 2 të po këtij vendimi sanksionohet: “Znj. Julide Yazici njihet si refugjate.”

Avokati Shllaku i tha BIRN-it se mbrojtja kishte paraqitur faktin e azilit politik nga Franca në argumente, por prokuroria këmbënguli se kjo pjesë do të shqyrtohet gjatë gjykimit në themel të kërkesës për ekstradim pasi të mbërrijnë dokumentet nga Turqia.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar organizata e majtë franceze “Union pour la Reconstruction Communiste”, URC, e cila deklaron se Yazici është anëtare e saj. Organizata thekson në një publikim në X se “nëse Julide do të ekstradohej, ajo rrezikon të pësojë tortura dhe trajtime çnjerëzore”.

URC i bën thirrje “autoriteteve shqiptare të refuzojnë çdo kërkesë ekstradimi që synon Julide Yazicin… dhe të respektojnë plotësisht detyrimet e tyre që burojnë nga Konventa e Gjenevës e vitit 1951, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe parimi i moskthimit”. Ato kërkojnë lirimin e menjëhershëm të saj dhe ndërhyrjen e autoriteteve franceze për të garantuar mbrojtjen si refugjate politike.

Arrestimi i Yazicit vjen në një moment interesant, pasi forcat politike në Turqi, përfshirë partinë e Erdoganit dhe përfaqësuesit e kurdëve në parlament, arritën një marrëveshje që synon ndër të tjera edhe një amnisti për shumë prej kurdëve të dënuar.

Yazici nuk është e para shtetase turke dhe aktiviste politike që arrestohet për qëllime ekstradimi në Shqipëri. Më herët, mësues dhe punonjës të lidhur me lëvizjen e të ndjerit Fetullah Gylen janë arrestuar për qëllime ekstradimi. Shqipëria ka dorëzuar në mënyrë kontroverse qytetarë turq të dyshuar si të lidhur me lëvizjen gyleniste. Më 1 janar 2020, Shqipëria deportoi mësuesin Harun Çelik, pavarësisht thirrjeve të këtij të fundit për azil. (BIRN)

Para

“Përvëlohet” Shqipëria, temperaturat sot arrijnë deri në 40°C

Pas

Bashkia Durrës “braktis” rindërtimin, realizoi vetëm 1% të shpenzimeve në 6-mujorin e parë 2026

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Pushtet pa kontroll, administratë e politizuar dhe korrupsion/ PE jep alarmin për qeverinë e Ramës: Gjithçka në duart e një individi

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.