E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vritet 20 vjeçari në Korçë, autori e ndoqi deri në katin e tretë të pallatit dhe e ekzekutoi e kallashnikov

Korrieri nga Korrieri
08.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Vritet 20 vjeçari në Korçë, autori e ndoqi deri në katin e tretë të pallatit dhe e ekzekutoi  e kallashnikov
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, pjesëtar i Forcave të Armatosura, i cili u qëllua për vdekje pasditen e së shtunës, 8 gusht, në lagjen nr. 14 të Korçës.

Për krimin dyshohet Kristjan Sterjo, shok i fëmijërisë së viktimës, i cili vijon të jetë në kërkim.

Sipas të dhënave të deritanishme, Zuko dhe Sterjo njiheshin prej vitesh dhe ishin rritur së bashku. Mes tyre dyshohet se kishte lindur një konflikt, i cili më pas është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Hetimet paraprake tregojnë se Sterjo dyshohet se ka ndjekur 20-vjeçarin deri në lagjen ku ndodhi krimi. Në përpjekje për t’i shpëtuar, Zuko, i cili nuk banonte në atë zonë, është futur brenda një pallati dhe ka nisur të ngjisë shkallët.

Por autori i dyshuar e ka ndjekur edhe brenda godinës. Zuko dyshohet se është qëlluar nga pas teksa po ngjiste shkallët, ndërsa ndodhej në katin e tretë të pallatit. Sipas informacioneve paraprake, në vrasje është përdorur një armë e tipit kallashnikov.

Trupi i 20-vjeçarit ka mbetur i shtrirë pranë derës së një apartamenti. Banorët kanë treguar se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe nuk e kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Një prej banoreve ka rrëfyer se mendoi se dikush ishte rrëzuar nga shkallët dhe doli për ta ndihmuar. Kur është ngjitur në katin e tretë, ka parë të riun të shtrirë përtokë dhe të mbuluar në gjak, ndërsa një tjetër banore kërkonte që të lajmëroheshin menjëherë Policia dhe ambulanca.

Banorët kanë deklaruar se nuk e njihnin viktimën dhe se ai nuk jetonte në atë pallat, çka përforcon dyshimet e hetuesve se Zuko ishte futur në godinë në përpjekje për t’i shpëtuar personit që po e ndiqte.

Pas vrasjes, Kristjan Sterjo dyshohet se është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ku janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle edhe pranë banesës së autorit të dyshuar, por Sterjo nuk është gjetur aty. Kontrollet vijojnë në disa zona, ndërsa janë ngritur postblloqe për të parandaluar largimin e tij.

Policia po sekuestron dhe analizon gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të krimit dhe përgjatë rrugëve ku dyshohet se është larguar Sterjo, me qëllim rindërtimin e itinerarit të tij pas vrasjes.

Sipas të dhënave të deritanishme, autori i dyshuar rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkakun e konfliktit mes dy të rinjve dhe dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa operacioni i Policisë dhe RENEA-s për lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos vijon./korrieri

Para

Fundjava me rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave, temperaturat deri në 39°C

Pas

“Skifteri” nga Shqipëria që hyri mes flakëve, historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.