E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vdekja e turistes gjermane në Himarë, Berisha publikon denoncimin: Helikopteri që do e çonte në Tiranë s’kishte ku ulej, qendroi një orë në ajër

Korrieri nga Korrieri
10.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Vdekja e turistes gjermane në Himarë, Berisha publikon denoncimin: Helikopteri që do e çonte në Tiranë s’kishte ku ulej, qendroi një orë në ajër
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një turiste gjermane 33-vjeçare ka humbur jetën më 30 korrik në Himarë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar publikisht mënyrën se si është menaxhuar rasti.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar një denoncim të  një qytetari, i cili ngre pikëpyetje mbi vonesat në transportin e pacientes drejt Tiranës, mungesën e një piste për uljen e helikopterëve të emergjencës dhe gjendjen e shërbimeve shëndetësore në Himarë.

Ai akuzon gjithashtu Policinë se ka dhënë një version të rremë për ngjarjen.

Më poshtë postimi i plotë i Sali Berishës:

Në Himarë vdes turistja 33 vjeçare.

Ndihma vonoi orë të tëra!

I fejuari thotë se ajo gëzonte shëndet të plotë. Policia mashtron thotë se asaj iu dha ndihma në kohë dhe se vdiq nga shkaqe natyrore?!?

Dënoj me forcë gjendjen e shpartalluar të Urgjencës në Shqipëri!

Pershendetje dr Një ngjarje tragjike ngre pikëpyetje serioze për shëndetësinë dhe infrastrukturën e emergjencave në Himarë.

Më 30 korrik, një shtetase gjermane, 33 vjeçe, e cila ndodhej për pushime në Himarë së bashku me të fejuarin e saj, u ndje keq në hotelin ku ishte akomoduar dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Ambulanca e Himarës reagoi menjëherë, por gjendja e saj kërkonte ndërhyrje të specializuar urgjente. Për shkak të mungesës së një spitali të mirëfilltë në Himarë, u vendos transportimi me helikopter drejt Tiranës.

Helikopteri mbërriti në Himarë, por hasi vështirësi për t’u ulur. Aktualisht, qyteti nuk disponon një pistë të dedikuar për uljen e helikopterëve dhe stadiumi, i cili është përdorur më parë për raste të tilla, ndodhet në rikonstruksion.

Sipas informacioneve, për më shumë se një orë u bënë përpjekje për të gjetur një vend të përshtatshëm uljeje, por pa sukses. (E reja priste, në gjendje të rëndë).

Më pas u vendos që helikopteri të ulej në Palasë, ndërsa 33-vjeçarja të transportohej me autoambulancë deri atje.

Fatkeqësisht, e reja ndërroi jetë gjatë transportit. Trupi i saj u dërgua në Tiranë, ku pritet të kryhen ekspertizat mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas deklarimeve paraprake të të fejuarit, ajo nuk vuante nga probleme të njohura të zemrës.

Nëse vonesat në transport kanë ndikuar apo jo në këtë fund tragjik, është një çështje që mund të përcaktohet vetëm nga hetimet dhe ekspertiza mjekësore. Megjithatë, ngjarja ngre disa pyetje të rëndësishme:

Si është e mundur që Himara, një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Shqipëri, nuk ka një spital të pajisur për të përballuar urgjencat e rënda?

Pse nuk ekziston një pistë e dedikuar për uljen e helikopterëve të emergjencës, kur dihet se gjatë sezonit veror numri i turistëve shumëfishohet?

Në momentin që stadiumi u kthye në kantier ndërtimi, a ishte parashikuar një zgjidhje alternative për uljen e helikopterëve në raste urgjente?

A janë bërë analiza të riskut për sezonin turistik dhe a ka një plan funksional për evakuimin ajror të pacientëve?

A kanë qytetarët dhe turistët të njëjtën mundësi për të marrë ndihmë të shpejtë mjekësore, apo mungesa e infrastrukturës i vendos ata në rrezik?

A do të shërbejë kjo tragjedi si një kambanë alarmi për të investuar në shëndetësi dhe infrastrukturën e emergjencave në Himarë, apo gjithçka do të harrohet pas pak ditësh?

Ps: Sapo reagoi policia, dhe pafytyrësisht gënjen! Thotë se ndihma u dha dhe ajo vdiq për shkaqe natyrore…Jeni për të ardhur keq!

Para

E rëndë në Shkodër: 2 persona i hyjnë në një banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Pas

Eklipsi diellor në Luan do të sjellë një ndryshim të veçantë këtë javë për këto shenja të zodiakut

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.