E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si paraqitet aktualisht situata me zjarret në Shqipëri

Korrieri nga Korrieri
10.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Fundjava me rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave, temperaturat deri në 39°C
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministria i Mbrojtjes ka bërë me dije se deri më tani në Shqipëri janë raportuar 10 vatra zjarri, 5 prej tyre aktive e 4 të tjera po vijojnë të mbahen në monitorim.

Situata paraqitet problematike në Krastë të Krujës ku flakët janë përhapur drejt masivit pyjor, por nuk ka rrezik për banesat. Në terren janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Gjithashtu aktive është dhe vatra e zjarrit në Abaze, por nuk ka rrezik që i kanoset zonave të banuara.

Flakët vijojnë të shkrumbojnë dhe masivin pyjor në malin e Nemëçkës në Përmet dhe në Goraj-Budishë të Malësisë së Madhe.

Në Priskë të Madhe zjarrin vijon të jetë aktiv ndërsa është angazhuar një helikopter për shuarjen e flakëve. Ndërkohë në monitorim po mbahen vatrat e zjarrit në zonën e Dajtitdhe Cikallesh të Kavajës.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt, zona vijon të mbahet në monitorim.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e 1 helikopteri të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen në monitorim. Edhe zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë dhe vijon monitorimi.

Në Krujë, zjarri në Abaze vijon aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në masiv pyjor; në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00.

Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në të gjitha vatrat aktive puna vijon, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

Para

“Lamtumirë biri im, do të mbetesh fryma ime” – Mesazhi prekës i nënës së Joan Zukos, që u vra nga shoku i fëmijërisë

Pas

Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet 32-vjeçari

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.