E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtetëzimi i rremë i dializës/ Operatori i Sterilizimit hap tender 50 milionë euro për privatizimin e shërbimit 4 vjet

Korrieri nga Korrieri
14 Gusht, 2026
në Aktualitet, Slider
A A
Shtetëzimi i rremë i dializës/ Operatori i Sterilizimit hap tender 50 milionë euro për privatizimin e shërbimit 4 vjet
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në fund të muajit të kaluar, qeveria shqiptare njoftoi shtetëzimin e shërbimit të dializës pas përfundimit të konçesionit 10 vjeçar.

Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ngarkoi Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit për të ofruar jo vetëm dializën, por edhe kontrollin bazë mjekësor të popullatës, që ndryshe njihet si check up.

“Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në datën 30 korrik.

Por shtetëzimi i këtyre shërbimeve duket se ka qenë një iluzion. Qeveria ka vendosur riprivatizimin e tyre, këtë herë pas derës së pasme.

Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit shpalli në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, një tender me vlerë 4.6 miliardë lekë ose rreth 49 milionë euro për ofrimin e shërbimit të dializës në pesë spitalet publike, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan për një periudhë 4 vjeçare.

Shtetëzimi i rremë i dializës/ Operatori i Sterilizimit hap

Përmes kësaj proçedure, qeveria privatizon sërish shërbimin e dializës duke zgjedhur një privat, i cili do ta ofrojë këtë shërbim për 4 vitet e ardhshme, kundrejt 49 milionë eurove. Praktikisht ky është një konçesion i fshehtë.

Riprivatizimi i shpejtë i shërbimit të dializës nxjerr në pah një problem jo të vogël, pasojë direkte e konçesioneve në shëndetësi. Këto konçesione kanë shkatërruar kapacitetet publike për ofrimin e shërbimeve jetike mjekësore dhe tani shteti nuk ka zgjidhje tjetër përveçse privatizimit të tyre pafundësisht.

Kostot rriten 35%

Shërbimi i dializës në pesë spitalet publike të rretheve u konçesionua në vitin 2016. Qeveria shqiptare përzgjodhi fituese kompaninë Diavita, e cila mori përsipër ofrimin e shërbimit të dializës për 10 vite kundrejt një çmimi prej 8.5 miliardë lekësh.

Por tashmë kostot do të jenë shumë më të larta. Qeveria po e privatizon sërish shërbimin, këtë herë për katër vjet kundrejt një çmimi prej 4.6 miliardë lekësh. Nëse vendosen në të njëjtën periudhë kohore, me tenderin çmimi i shërbimit që do të paguajnë takspaguesit është rritur me 35 për qind krahasuar me koston e konçesionit të mëparshëm.

Kjo pasi shifra prej 4.6 miliardë lekësh për 4 vjet, nënkupton se për një periudhë 10 vjeçare kostoja shkon 11.5 miliardë lekë nga 8.5 miliardë që ishte konçesioni i dializës.

Llogaritë bëhen edhe më problematike duke patur parasysh faktin se konçesionari i mëparshëm i ngriti vet qendrat e ofrimit të shërbimit, të cilat tani duhet të jenë plotësisht funksionale sipas detyrimit që kishte kontrata konçesionare.

Pra tashmë që privati i ri nuk do të ketë asnjë kosto për ngritjen e qendrave të dializës, pasi ato janë të ngritura, ai do të marrë edhe 35 për qind më shumë fonde nga buxheti i shtetit.

Nuk dihet se si e ka arsyetuar ministria e shëndetësisë, rritjen dramatike të kostove që do të paguajnë qytetarët, a është kjo pasojë e shtimit të numrit të pacientëve që do të përfitojnë shërbimin apo vjen si rezultat i shtrenjtimit të terapisë. Por shtetëzimi i trumbetuar i dializës, rezultoi thjesht një mashtrim. /kapitali.al

Para

Dhuna në familje zbulon arsenalin e fshehur, 5 kallëpë tritoli dhe 2 armë zjarri në banesat e dy të arrestuarve

Pas

Zjarret në Europë: A është viti 2026 më i keqi i regjistruar ndonjëherë?

Nga Kategoria

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit
Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person
Aktualitet

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.