E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit në Rumani, si porositi vrasjen e Devi Kasmit

Korrieri nga Korrieri
16 Gusht, 2026
në Aktualitet, Slider
A A
Dalin pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit në Rumani, si porositi vrasjen e Devi Kasmit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aurel Hoxhallari, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, është arrestuar në Rumani. Ai ishte shpallur në kërkim që nga viti 2018 dhe ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për organizimin e vrasjes së Devi Kasmit.

Sipas autoriteteve, Hoxhallari pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku do të fillojë vuajtjen e dënimit.

Vrasja e 29 janarit 2018

Devi Kasmi u qëllua për vdekje me armë zjarri më 29 janar 2018, pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, atentati ishte i organizuar dhe i planifikuar me muaj.

Rolin e ekzekutorit e luajti ish-komando grek Efthimios Eftimiu, i cili u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm. Elton Halipaj, i cili siguroi mjetet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, përfshirë furgonin e bardhë me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, u dënua me 33 vite burgim.

Provat kryesore që çuan në zbardhjen e ngjarjes ishin gjurmët e ADN-së të shtetasit grek të gjetura në furgon, si dhe kontrata e shitjes së mjetit, e cila çoi te identifikimi i Elton Halipajt.

Roli i Aurel Hoxhallarit

Sipas aktakuzës dhe vendimit të GJKKO-së të majit 2023, Aurel Hoxhallari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes. Ai u shpall fajtor për:

•  Vrasje me paramendim për interes, e kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

•  Mbajtje dhe prodhim armësh pa leje

•  Trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike

•  Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

Dënimi përfundimtar i bashkuar ishte burgimi i përjetshëm. Në korrik 2024, GJKKO vendosi edhe konfiskimin e disa pasurive në emër të tij dhe personave të lidhur me të.

Devi Kasmi kishte të kaluar kriminale dhe dyshohej për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në banesën e tij, menjëherë pas vrasjes, policia gjeti rreth 2.8 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.

Autoritetet lidhën motivin e ekzekutimit me konflikte mes grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogave, edhe pse motivacioni i saktë i porosisë nuk është zbardhur plotësisht.

Arrestimi i Hoxhallarit në Rumani mbyll një kapitull të gjatë të arratisë së një prej figurave të dënuara me burgim të përjetshëm në dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri.

Para

Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë

Pas

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Nga Kategoria

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit
Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person
Aktualitet

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.