E mërkurë, 26 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bizneset e juglindjes të dëmtuara nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana në Pogradec

Korrieri nga Korrieri
26.08.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Bizneset e juglindjes të dëmtuara nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana në Pogradec
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar.

Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë–Elbasan.

Monitor e përshkroi këtë itinerar ditën e premte, më 21 gusht, ku konstatoi se problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit.

Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit u desh gjysëm ore, ndërsa udhëtimi vijoi me trafik të rënduar edhe në pjesën tjetër të aksit.

Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7 herë më e gjatë se normalisht.

Gjithashtu për të mbërritur deri tek Unaza e qytetit, në hyrje të saj, nevojiteshin edhe rreth 15 minuta të tjera, por për shkak të trafikut të rënduar.

Por stresi i trafikut që përjetojnë udhëtarët nga Tiranë, po reflektohet me uljen e frekuentimit të tyre për qytetet juglindore.

Në qytetin e Pogradecit, teksa bizneset pohuan se kërkesa e të huajve për akomodim, restorante dhe aktivitete turistike është në rritje, veçanërisht nga turistët nga Franca dhe SHBA,  bizneset vendase raportojnë një tjetër tendencë.

Vizitorët nga Tirana dhe Elbasani po shfaqen më pak në Pogradec krahasuar me 2-3 vitet e mëparshme, ku bizneset e lidhin këtë rënie edhe me trafikun e rënduar në aksin Tiranë-Elbasan.

Përfaqësues të vilës “Bimbli” në Pogradec që ndër vite pushuesit kryesorë për dhoma hoteli i ka vendas, pohon se numri i kryeqytetasve është në rënie.

“Ka ende pushues që vijnë nga Tirana, por numri i tyre nuk është si vitet e mëparshme ka një rënie të tyre, kjo veçanërisht gjatë muajit korrik. Gjatë muajit ka një përmirësim të situatës, por jo si në vitet e kaluara. Një nga arsyet mund të jetë edhe trafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan”, pohojnë ata.

Rënia e pushuesve nga Tirana konstatohet edhe nga drejtuesit e bizneseve të vogla për aktivitete sportive në liqen.

Gjergji që disponon disa varka për vozitje në liqen pohon se tashmë u bënë 2 vite që numri i pushuesve nga Tirana dhe Elbasani është në rënie në Pogradec. Sipas tij shkaku kryesor është trafiku i rënduar në autostradën e Elbasanit.

Sipas tij numri i turistëve vendas kryesohen nga qytetarët nga Maliqi, Përrenjasi dhe Korça.

Alternativat për shmangien e trafikut

Por tashmë trafiku i rënduar me radhë të gjata kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, veçanërisht në fundjave nga dita e premte deri të dielën në darkë është tashmë një problem që prej muajsh haset nga qytetarët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe gjatë kthimit në fundjavë pavarësisht forcave të shumta të policisë rrugore që gjenden afër rrethrrotullimit të Bradasheshit për të normalizuar situatën. Situata me trafik të rënduar është edhe nëse udhëton në orët 22:00 apo 22:30 të mbrëmjes ditë të diele.

Kjo problematika është kthyer në torturë për shumë drejtues mjetesh, edhe për ata që kthehen nga qytetet bregdetare të Jugut drejt Tiranës, që për të evituar trafikun e rënduar zgjedhin të hyjnë në kryeqytet përmes Rrogozhinës, por përfundojnë “nga shiu në breshër”, pasi rrethrrotullimi i Bradasheshit bëhet i papërshkrueshëm.

Të tjerë qytetarë pohojnë se kanë gjetur si zgjidhje alternativë kalimin nga rruga e vjetër e Qafë Kërrabës, për rastet kur trafiku nis të rëndohet që në autostradë, por edhe kjo zgjidhje nuk sugjerohet si shumë e përshtatshme prej tyre, pasi për të hyrë në qytetin e Elbasanit sërish do përballesh me trafik deri në përfundimin e unazës së qytetit.

Bypassi i Elbasanit, një zgjidhje e domosdoshme

Problematika me trafikun në këtë aks që përveç fluksit të lartë të udhëtarëve në fundjave, shtuar dhe ngarkesës së lëvizjes që krijojnë punimet për autostradën e re Elbasan–Qafë Thanë sipas ekspertëve ka sjellë nevojën për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit, i cili është i domosdoshëm që të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare./Monitor

Para

Arrestohet në Spanjë “magjistari” Taulant Toma, 4 arratisje nga burgjet europiane

Nga Kategoria

Arrestohet në Spanjë “magjistari” Taulant Toma, 4 arratisje nga burgjet europiane
Aktualitet

Arrestohet në Spanjë “magjistari” Taulant Toma, 4 arratisje nga burgjet europiane

26.08.2026
10.3k
Me shapka dhe pranga në duar, Ergys Agasi duke hyrë tek Drejtoria e Policisë Tiranë (VIDEO)
Aktualitet

Me shapka dhe pranga në duar, Ergys Agasi duke hyrë tek Drejtoria e Policisë Tiranë (VIDEO)

26.08.2026
10.3k
“Alo Policia, babi v**u mamin” – Kr*mi i rëndë në Greqi ndodhi në sy të tre fëmijëve, vajza e madhe njoftoi policët
Aktualitet

“Alo Policia, babi v**u mamin” – Kr*mi i rëndë në Greqi ndodhi në sy të tre fëmijëve, vajza e madhe njoftoi policët

26.08.2026
10.3k
Si e ka kthyer mafia shqiptare Ekuadorin në një qendër kyçe për trafikun e drogës drejt Europës
Aktualitet

Si e ka kthyer mafia shqiptare Ekuadorin në një qendër kyçe për trafikun e drogës drejt Europës

26.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Donald Trump “dorëzohet” para Iranit, kërkon mbylljen e luftës me çdo kusht

Trump: Të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit janë larguar ose shkatërruar

25.08.2026
10.3k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.