Një furgon pasagjerësh është përfshirë në një aksident rrugor pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset me barrierat prej betoni në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, disa prej pasagjerëve kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona në rrezik për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
















