Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë një operacioni për prerjen e bimëve narkotike.
Në operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit dhe agjentë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Sipas informacioneve paraprake, të shtënat dyshohet se janë kryer në ajër dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk është bërë e ditur se kush ka qëlluar dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
Operacioni vijon në terren, ndërsa priten informacione zyrtare nga autoritetet mbi dinamikën e ngjarjes dhe personat e përfshirë.
















