Gjimnazistët dhe studentët në Tiranë kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të enjte, duke iu bashkuar ditës së tretë të protestës. Të rinjtë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe janë mbledhur përpara Parlamentit.
Protesta vijon pas tensioneve të një dite më parë, kur në disa zona të Tiranës pati përplasje dhe zjarre. Dëme janë raportuar në institucione, biznese dhe infrastrukturën rrugore.
















