E hënë, 19 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Këmbën ma thyen policët”/ Prokuroria e Tiranës regjistron 3 kallëzime për veprimet e efektivëve në protesta!

Korrieri nga Korrieri
19.10.2026
në Aktualitet, Slider
A A
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë regjistruar 3 materiale kallëzuese për ngjarjet gjatë protestave, ku po verifikohen veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Mes rasteve që po hetohen janë dëmtimi i 19-vjeçarit Ledion Balla, të cilit iu thye këmba më 13 tetor, dhe ai i 21-vjeçarit Muhamed Skana, i cili u përplas në tokë nga policia teksa qëndronte në këmbë pranë Ministrisë së Arsimit.

Në një përgjigje për mediat, Prokuroria konfirmon se materialet lidhen me dëmtimin e dy të rinjve, por edhe me veprime të tjera të efektivëve gjatë protestave.

“Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, janë regjistruar 3 materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave. Materialet e regjistruara lidhen, ndër të tjera, me ngjarjet gjatë të cilave janë dëmtuar shtetasit L.B. dhe M.S., si dhe me veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

19 vjeçari Ledion Balla pësoi frakturë në këmbë pranë Parlamentit. Në pamjet e publikuara, katër policë shihen duke e mbajtur nga gjymtyrët për ta transportuar drejt spitalit.

I riu ka deklaruar se nuk ishte pjesë e protestës, por po kalonte rastësisht aty.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e dëmtimit të tij. Pas publikimit të videos, nga detyra u pezulluan katër efektivët dhe shefi i Rendit në Komisariatin Nr. 1.

Ndërsa Muhamed Skana, 21 vjeç, u lëndua më 16 tetor pranë Ministrisë së Arsimit, pasi u përplas me forcë në asfalt gjatë ndërhyrjes së një polici.

Ai pësoi dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore dhe u dërgua për trajtim në Spitalin e Traumës. Një dosje e tretë është çelur për verifikimin e veprimeve të të gjithë punonjësve të policisë.

“Prokuroria Tiranë, në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ndjek në vijimësi situatën e krijuar, me qëllim dokumentimin e çdo rasti të mundshëm të shkeljes së ligjit dhe kryerjen e veprimeve përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin zyrtar.

Para

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

Pas

Pamje të rënda dhune te Medreseja në Tiranë, efektivët e Shqiponjave godasin dhe tërheqin zvarrë të rinjtë

Nga Kategoria

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë
Aktualitet

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

19.10.2026
10.3k
Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Aktualitet

Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

19.10.2026
10.3k
Pamje të rënda dhune te Medreseja në Tiranë, efektivët e Shqiponjave godasin dhe tërheqin zvarrë të rinjtë
Aktualitet

Pamje të rënda dhune te Medreseja në Tiranë, efektivët e Shqiponjave godasin dhe tërheqin zvarrë të rinjtë

19.10.2026
10.4k
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!
Aktualitet

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm – Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

Ruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm – Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

16.10.2026
10.4k
Rakip Suli i Kamzës fuqizon zyrën e propagandës, tender për pajisje audio-video moderne!

Rakip Suli si zëdhënës i Kumbaros: Shkollat e Kamzës janë në mësim, i kemi të gjitha falë Edi Ramës

15.10.2026
10.4k
Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

15.10.2026
10.4k
Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar

Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar

17.10.2026
10.4k
ULTIMATUMI/ Protestuesit-Ramës: Dorëhiqu deri sot në drekë, ose….!

Protesta në Tiranë, Policia e Shtetit, apel prindërve: Fëmijët po përdoren si mburojë!

15.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro arrin minimum të ri poshtë 91.3 lekëve

15.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.