E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

Korrieri nga Korrieri
11.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas letrave dhe deklaratave nëpërmjet avokatit mbrojtës, Erion Veliaj ka ndërmarrë hapin e radhës lidhur me akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Edi Rama, pas takimit të tij në burgun e Fierit me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu. Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për pretendimet e tij lidhur me ndërhyrje dhe kërcënime nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Në deklaratën e publikuar në rrjete sociale, kryebashkiaku kërkon të hetohet lidhur me faktin nëse transferimi i tij nga Durrësi në burgun e Fiert dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për ta detyruar të pranojë organizimin e protestave në Tiranë dhe të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë.

Veliaj ka shprehur gatishmëri për të dëshmuar përpara Kuvendit dhe të ballafaqohet me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. Kryebashkiaku njofton se ka vendosur në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ruajtjen e provave dokumentare dhe audiovizive.

DEKLARATË E KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, ERION VELIAJ:

Sot i jam drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, me kërkesën për inicimin e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar mbi ndërhyrjet dhe kërcënimet që kam deklaruar se janë ushtruar ndaj meje nga Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë.

Kam kërkuar të hetohet nëse transferimi im nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për të më detyruar të pranoj organizimin e protestave në Tiranë dhe të jap dorëheqjen nga mandati që më kanë besuar qytetarët e kryeqytetit. Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj. Kam kërkuar gjithashtu që Kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje.

Kërkesën ia kam drejtuar shumicës parlamentare të partisë sime, sepse kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk mund të kushtëzohet nga përkatësia politike e atyre që duhet të japin llogari. Kam vënë në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe kam kërkuar ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.

Nuk kërkoj që Kuvendi t’i marrë si të mirëqena deklarimet e mia. Kërkoj që t’i hetojë. Mandati i një kryetari bashkie buron nga vota e qytetarëve dhe vota e qytetarëve nuk mund të bëhet objekt shantazhi politik.

Veliaj publikoi një letër ku pretendon se gjatë takimit, ministri Toni Gogu i ka përcjellë 3 kërkesa që, sipas tij, vinin nga kryeministri Edi Rama, mes tyre të pranonte përfshirjen në çështjen e “Flamingove-Studentët”, të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegonte atë Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohej më me Plarent Ndrecën. Vetë ministri Gogu ka konfirmuar takimin me Veliaj, por ka mohuar kategorikisht se ka përcjellë mesazhet e pretenduara.

Para

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

Pas

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit
Aktualitet

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me motorin, drejtuesi përfundon në spital

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me motorin, drejtuesi përfundon në spital

08.11.2026
10.4k
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu! Ja kush e zëvendëson! (EMRI)

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu! Ja kush e zëvendëson! (EMRI)

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Helmimi i fëmijëve në Vlorë/ Fajin e paska depozita, po Bashkia e Brunilda Mersinit çfarë përgjegjësie ka?

Helmimi i fëmijëve në Vlorë/ Fajin e paska depozita, po Bashkia e Brunilda Mersinit çfarë përgjegjësie ka?

09.11.2026
10.4k
“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestat

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

07.11.2026
10.4k
Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: I akuzuar për përfshirje në 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: I akuzuar për përfshirje në 28 grabitje bankash në Greqi

09.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.