E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Korrieri nga Korrieri
14.11.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit, është shoqëruar me përplasje të forta, akuza, fyerje dhe kundërshtime të hapura ndaj kryeministrit Edi Rama. Mbledhja, e cila nisi me dyer të mbyllura, ka nxjerrë në pah tensionet brenda mazhorancës, ndërsa në qendër të debateve kanë qenë Elisa Spiropali, Pandeli Majko dhe qëndrimi i socialistëve përballë protestave kundër qeverisë.

Që në hapje, Rama kërkoi fikjen e kamerave, duke sqaruar se kishte disa çështje për t’i diskutuar vetëm me familjen e tij politike. Por ajo që pasoi, sipas informacioneve nga brenda mbledhjes, ishte një nga fjalimet më të ashpra të kryeministrit ndaj deputetëve dhe drejtuesve socialistë.

“Ku ishit ju kur Tirana u dogj?”, mësohet t’u jetë drejtuar Rama të pranishmëve, duke iu referuar protestave dhe tensioneve politike që kanë shoqëruar qeverinë.

“Më latë vetëm, menduat se mbarova! U zhdukët sepse menduat: iku ky…”, raportohet të ketë vijuar kryeministri, duke akuzuar deputetët se ishin tërhequr në momentet kur partia dhe qeveria ndodheshin nën presion.

Kritikat e tij janë përqendruar edhe te sjellja e socialistëve në rrjetet sociale, ku Rama mësohet se ka shprehur pakënaqësi për mungesën e mbështetjes ndaj figurave drejtuese të partisë.

“Ju bëhet qejfi kur në Instagram dhe Facebook shahet Taulant Balla”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.

Por momenti më i tensionuar ka ardhur kur Rama ka folur për raportin e tij me Partinë Socialiste dhe peshën elektorale të deputetëve.

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush. Nuk duan PS!”, raportohet t’u ketë thënë ai socialistëve.

Më pas, kryeministri ka përdorur një gjuhë edhe më të rëndë, duke pretenduar se mbështetja elektorale e Partisë Socialiste mbështetet kryesisht tek ai.

“Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një mut!”, është deklarata që mësohet të ketë shkaktuar heshtje në sallë.

Sipas informacioneve nga mbledhja, shumë prej deputetëve kanë qëndruar të heshtur përballë kritikave, ndërsa Rama ka vijuar me akuza për mungesë angazhimi dhe përgjegjësie politike.

Spiropali kundërshton Ramën: E di nga kush e kam këtë luftë!

Një nga përplasjet kryesore të Asamblesë ka qenë ajo për Elisa Spiropalin, për të cilën Rama ka kërkuar përjashtimin nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.

Por propozimi i kryeministrit ka hasur kundërshtimin e menjëhershëm të Spiropalit, e cila nuk ka pranuar të largohet në heshtje dhe e ka cilësuar nismën ndaj saj si pjesë të një lufte të brendshme politike.

“Kjo është luftë e brendshme, e di nga kush e kam. Ndaj meje nuk ka as akuza dhe as hetime. Nuk ka asnjë arsye që unë të përjashtohem”, mësohet të jetë shprehur Spiropali gjatë diskutimeve.

Kundër kërkesës së Ramës kanë dalë edhe tre figura të njohura socialiste, Pandeli Majko, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, të cilët kanë ndërhyrë në mbrojtje të Spiropalit, duke kërkuar që ajo të mos përjashtohet nga partia.

Përballë kundërshtimeve, kryeministri në fund nuk e ka hedhur në votim propozimin e tij për Spiropalin, duke e mbyllur çështjen pa një vendim formal për përjashtimin e saj.

Në përfundim të Asamblesë, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, konfirmoi se Spiropali vazhdon të jetë anëtare e partisë, por shmangu pyetjen për arsyet pse kërkesa e Ramës nuk ishte hedhur në votim.

Ndërkohë, nga Asambleja është përjashtuar Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Majko përplaset me Ramën: Tiranën e kemi të humbur!

Një tjetër debat i fortë është zhvilluar mes kryeministrit dhe Pandeli Majkos. Sipas informacioneve nga mbledhja, pas kritikave dhe toneve fyese të Ramës, ish-kryeministri socialist është ngritur në këmbë për të shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në Tiranë.

“Dua të them diçka që ju s’keni asnjëri guxim ta thoni, por të gjithë e mendoni: Tiranën e kemi të humbur. Nëse bëhen zgjedhje sot, ne nuk fitojmë!”, mësohet të ketë deklaruar Majko.

Ndërhyrja e tij është ndërprerë nga Rama, i cili, sipas të njëjtave informacione, nuk e ka lejuar të vazhdojë më tej diskutimin.

Përplasja ka nxjerrë në pah shqetësimet që ekzistojnë brenda socialistëve për garën e ardhshme vendore në kryeqytet, ku PS po përgatitet të riorganizojë strukturat për zgjedhjet e vitit 2027.

Pavarësisht kritikave ndaj shumicës së drejtuesve, Rama raportohet se ka vlerësuar pozitivisht Taulant Ballën, Belinda Ballukun, Niko Peleshin, Albana Koçiun dhe Ervin Demon.

Mbështetje të veçantë ka shprehur për Koçiun, për të cilën mësohet të ketë deklaruar se është drejtuesja që i duhet aktualisht Tiranës.

“Albana është kryetarja që Tirana ka nevojë sot”, raportohet të jetë shprehur kryeministri.

Në përfundim të mbledhjes u konfirmua se Albana Koçiu dhe Ervin Demo do të bashkëdrejtojnë strukturat socialiste të Tiranës, ndërsa Ogerta Manastirliu vijon të mbajë detyrën e drejtueses politike të qarkut.

Balluku në rreshtin e parë, Rama mohon se e ka mbrojtur nga drejtësia

Një tjetër element që tërhoqi vëmendjen gjatë Asamblesë ishte prania e Belinda Ballukut në rreshtin e parë, e ulur mes Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës.

Ish-zëvendëskryeministrja, e cila është nën hetim nga SPAK për çështje që lidhen me tenderët publikë, nuk ka marrë fjalën në asnjë moment gjatë diskutimeve, sipas informacioneve nga mbledhja.

Megjithatë, pozicionimi i saj në rreshtin e parë të drejtuesve socialistë tregoi se problemet me drejtësinë nuk janë shoqëruar me një distancim të dukshëm politik nga drejtimi i partisë.

Gjatë fjalimit publik, Rama kundërshtoi pretendimet se kishte dalë në mbrojtje të Ballukut, duke sfiduar kritikët të gjenin një deklaratë të tij në favor të saj.

Por më 12 mars 2026, mazhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut. Me 82 vota kundër dhe 47 pro, Parlamenti nuk i hapi rrugë masës së kërkuar nga Prokuroria e Posaçme.

Rama bëri gjithashtu një dallim mes qëndrimit të tij ndaj Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, duke deklaruar se kishte dalë në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës përballë drejtësisë, por jo të ish-zëvendëskryeministres.

Në diskutimet e mbyllura u përmend edhe Veliaj, për të cilin kryeministri mësohet të ketë deklaruar se nuk mund të ndiqej e njëjta rrugë përjashtimi, pasi aktualisht ai i ka “duart e lidhura”.

Rama sulmon protestuesit, flet për ndërhyrje të huaja dhe u kërkon socialistëve të zbresin në terren

Pas debateve të brendshme, kamerat u ndezën sërish dhe Rama mbajti një fjalim publik afro njëorësh, ku mbrojti bilancin e qeverisjes, foli për integrimin europian dhe sulmoi protestat kundër qeverisë.

Kryeministri përmendi përdorimin e molotovëve, gurët e shkulur nga bulevardi dhe aktet e dhunës gjatë tubimeve, ndërsa foli edhe për ndikimin e “duarve të huaja”.

Kërkesat për dorëheqjen e tij i cilësoi si iluzione, ndërsa pretendimet për dhunë policore i përmblodhi me shprehjen “legjendë urbane”.

Megjithatë, Rama pranoi se mes protestuesve ka edhe mijëra qytetarë me shqetësime reale dhe pritshmëri të papërmbushura nga qeveria.

Për këtë arsye, ai u kërkoi deputetëve dhe drejtuesve socialistë të shkojnë në çdo lagje dhe fshat, të takojnë qytetarët dhe të dëgjojnë problemet e tyre.

Mesazhi ishte i lidhur edhe me përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku kryeministri kërkoi mobilizimin e strukturave dhe një angazhim më të madh të deputetëve në terren.

Rama u kërkon socialistëve të mos tregojnë çfarë ndodhi brenda Asamblesë

Një tjetër episod i mbledhjes lidhet me komunikimin publik të debateve të zhvilluara me dyer të mbyllura.

Sipas informacioneve nga Asambleja, Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve që diskutimet e brendshme të mos bëhen publike.

“Kur të dilni nga kjo mbledhje, s’do tregoni asgjë çfarë u fol këtu”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri.

Madje, ai raportohet se ka përcaktuar edhe mesazhin që socialistët duhej të përcillnin përpara mediave.

“Do thoni vetëm se këtu ndezëm motorët për zgjedhjet bashkiake, se u fol për forcën e PS-së dhe për rrugën që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Dhe në fakt, pas përfundimit të mbledhjes, komunikimi publik i drejtuesve socialistë u përqendrua kryesisht te organizimi i partisë, zgjedhjet vendore dhe integrimi europian, duke lënë jashtë debatet dhe përplasjet e zhvilluara brenda sallës.

Asambleja e kësaj të shtune, e cila duhej të shërbente si pikënisje e organizimit elektoral të socialistëve, u shoqërua kështu me kundërshtime ndaj kryeministrit, përplasje mes figurave drejtuese dhe diskutime për raportin e partisë me drejtësinë.

Ndërsa Rama u kërkoi socialistëve disiplinë dhe mbështetje, Spiropali kundërshtoi përjashtimin, Majko paralajmëroi për situatën elektorale në Tiranë dhe Balluku qëndroi në rreshtin e parë pa marrë fjalën.

Kamerat u fikën për debatet dhe u ndezën për fjalimin e kryeministrit. Publikut iu përcoll mesazhi i unitetit dhe përgatitjeve për zgjedhjet, ndërsa brenda sallës socialistët u përballën me një nga mbledhjet më të tensionuara të Asamblesë së tyre. /korrieri

Para

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Pas

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

13.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.