E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E ekzekutuan me snajper në ballkonin e banesës, Artan Hoxha tregon detajet: 22-vjeçari u vra prej mbiemrit që mbante 

Korrieri nga Korrieri
09.01.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
E ekzekutuan me snajper në ballkonin e banesës, Artan Hoxha tregon detajet: 22-vjeçari u vra prej mbiemrit që mbante 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit, i cili u vra në ballkonin e banesës, duke konsumuar një cigare.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se Gëzim Sinomati nuk ka patur asnjë lidhje me botën e krimit dhe se ai është rritur me mamanë, e divorcuar nga i ati i burgosur. Hoxha tha se i riu u vra me snajper, për shkak të konflikteve të babait të tij të burgosur, një histori në qytetin e Vlorës, që sipas gazetarit ka prodhuar shumë viktima.

“Kjo është ngjarja më e keqe e mundshme, që tregon nivelin e krimit të organizuar për vitin që sapo nisëm. Është vrasje tipike mafioze, me organizim goxha të strukturuar. Është nga ato ngjarje me kosto të lartë, që nga mënyra e organizimit, mjetet e përdorura, ekzekutorët dhe objektivi që kishin.

Kjo ngjarje dhe pasojat e saj, sapo kanë rindezur një konflikt shumë të madh në Vlorë, që për disa vjet e ktheu Vlorën në qytetin më problematik të Shqipërisë.

Kjo betejë, çoi edhe në një numër të madh të personave të rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur, që nuk kanë as kufomat.

Kjo ngjarje mund t’i shërbejë SPAK për t’ju rikthyer ngjarjeve që kanë ndodhur në 2016 e tutje.

Kulmoi me vrasjen e Edison Harizaj.

22-vjeçari është djali i Sokol Sinomatit. Djali nuk ka bërë asgjë në jetën e vet, është vrarë pse është i biri.

Sokol Sinomati ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait. Ngjarja më kulmore ka qenë sulmi ndaj komisariatit të policisë në Vlorë, kur vajtën të marrin mjetin e blinduar dhe vranë policing Rrapaj.

Me kalimin e viteve grupi i copëzua, Sokol Sinomati u largua. U ekstradua në Shqipëri më pas në 2009. U lirua nga burgu në 2017. U arrestua në Belgjikë. Kam folur me të pas atentatit që i është bërë.

Gëzimi nuk ka bërë asgjë në jetë, është vrarë vetëm sepse është i biri i Sokol Sinomatit.

Ai është rritur me të ëmën, që ka qenë e divorcuar nga babai. Ai ndiqte studimet e larta, nuk kishte të kaluar kriminale dhe mban emrin e xhaxhait që i kanë vrarë në 97’.

Ka ardhur para një muaji në Shqipëri, sepse i kishte vdekur gjyshja. Pastaj ka ardhur për vit të ri.

Babai i tij pas disa ditësh do të dalë nga burgu. Viktima e ka humbur jetën vetëm sepse mban mbiemrin Sinomatin. Nëse nuk do të vinte nga Belgjika, mbase do të jetonte.

Nuk kanë patur mënyrë tjetër, sepse familjarët e Sokol Sinomatit ruheshin.

Mënyra e ekzekutimit, është gjetur një formë që për herë të fundit e kam parë në Elbasan ndaj Florenc Capjas dhe në Durrës…

Konflikti ku është përfshirë babai i viktimës dhe grupi tjetër, është shumë i madh dhe ka sjellë shumë viktima. SPAK ka mundësinë, që nga kjo ngjarje të hetojë rrëmbimet dhe zhdukjet e Albano Xhaferrit, të Ervis Troqes, të cilët janë rrëmbyer sapo kanë ardhur nga Belgjika. Në atë kohë në Belgjikë qëndronte Sokol Sinomati. Vetëm nakotrafiku është i aftë të përballojë financiarisht këto lloj atentatesh”, tha Hoxha.

Para

Pse e vranë tani Sinomatin? Hoxha zbulon “gabimet” që bëri viktima: Gjatë festave… 

Pas

E rëndë në Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish të dashurin me thikë, dyshonte se e kishte tradhtuar 

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.