E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Greqia voton të dielën: Shanset e Alexis Tsipras për t’u rikthyer në pushtet 

Korrieri nga Korrieri
18.05.2023
në Aktualitet, Botë, Fokus
A A
Greqia voton të dielën: Shanset e Alexis Tsipras për t’u rikthyer në pushtet 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Këtë të diel në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik. Sfidanti kryesor i zotit Mitsotakis është ish-kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza.

Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të diel më 21 maj.

Zoti Tsipras erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2015, kur ishte vetëm 40 vjeç, duke u bërë një nga kryeministrat më të rinj të Greqisë.

Tashmë ai po synon të rikthehet sërish në pushtet, duke akuzuar rivalin e tij, zotin Mitsotakis si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat po përballet Greqia.

“Ai nuk arriti të përballonte krizën e lidhur me inflacionin, për të dytin vit me radhë çmimet në supermarkete janë të paarritshme, çmimet e ushqimeve janë rritur me 14%. Ai zgjeroi pabarazinë duke goditur klasën punëtore”.

I shkolluar për inxhinieri ndërtimi, ai u përfshi në politikën e majtë që kur ishte student. Në atë kohë ai ishte anëtar i rinisë komuniste. Zoti Tsipras u bë kryetar i Syrizës në vitin 2008 dhe një vit më vonë u zgjodh deputet i parlamentit grek.

Si kryeministër ai doli kundër masave shtrënguese dhe programit të ndihmës prej 240 miliardë eurosh, të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat shkaktuan sipas tij, një krizë humanitare në Greqi.

Pas muajsh debatesh të forta me vendet e tjera të eurozonës, zoti Tsipras u detyrua t’i pranonte kufizimet që garantonin kontroll mbi kapitalin, e më pas organizoi një referendum lidhur me një paketën e shpëtimit financiar, duke u kërkuar grekëve ta refuzonin atë. Grekët e bënë një gjë të tillë, por më pas zoti Tsipras u detyrua të pranonte një tjetër ofertë, me kushte më të ashpra, për të mbajtur Greqinë në zonën e Euros.

Gjatë kohës që ai shërbente si kryeministër, në vitin 2018, Greqia i dha fund një mosmarrëveshjeje të vjetër me Maqedoninë e Veriut mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit.

Zoti Tsipras ka kritikuar qeverinë e zotit Mitsotakis mbi mënyrën e trajtimit të inflacionit dhe ka deklaruar se partia e tij Syriza, do të rrisë pagat dhe pensionet, si dhe do të mbrojë punëtorët.

“Populli grek me votën e tij mund t’i japë fund këtij mandati katërvjeçar të mashtrimit, indiferencës, arrogancës që ka dëmtuar njerëzit e zakonshëm”.

Ai ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, në 50 ditët e para në pushtet do të rrisë pagën minimale mujore në 880 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2023, si dhe të rivendosë marrëveshjet kolektive te punës.

Po kështu partia e tij ka premtuar të ulë orët e punës në javë, nga 40 që është tani, në 35, si dhe të rrisë menjëherë pagat e sektorit publik me 10%.

Në janar të këtij viti zoti Tsipras paraqiti një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, lidhur me një skandal përgjimi.

“Për gjashtë muajt e fundit shoqëria greke ka jetuar në mes të një skandali të pashembullt”, tha zoti Tsipras, ndërsa paraqiste mocionin e mosbesimit, të cilit kryeministri Mitsotakis arriti t’i mbijetojë./VOA

Para

“Ta bësh me mua 1 herë në javë, rrogën vendose vetë”/ Pseudo pronari ofron vende punë në këmbim të seksit me “provë” 

Pas

Këshilli/ Veliaj: Kemi shumicë absolute, nuk kemi nevojë për votat e të tjerëve

Nga Kategoria

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.