E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vdiqën pothuajse të gjithë minatorët”, historia e mistershme e kërkimeve për uranium në Shqipëri 

Korrieri nga Korrieri
11.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Vdiqën pothuajse të gjithë minatorët”, historia e mistershme e kërkimeve për uranium në Shqipëri 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në bashkëpunim me ekspertët kinez nisën kërkimet në Nimçë të Kukësit dhe Muhur të Dibrës. Punëtorët e arritën qëllimin, e takuan mineralin, ndonëse mundësitë e shfrytëzimit dhe kondicionet e mineralit ishin të ulëta. Raportimet periodike të dokumentuara me gjithçka që ndodhte për kërkimet bëheshin nga drejtuesit tek kryeministri.

“Rezultatet e punës raportoheshin te kryministri nga shefat e ekspeditave, hartoheshin relacionet përkatëse…Qëllimi dhe objektivat ishin që të konstatohet që kemi mineralizim të tillë në Shqipëri, kjo u arrit, u takua mineralizimi”, u shpreh Gëzim Shima, gjeolog.

“Në Shqipëri kemi Nimçen me kondicione industriale por me rezerva shumë të ulëta, kemi Muhur gjurmë uraniumi, kemi uranium në qymyret por minierat e qymyrit pothuajse janë mbyllur kemi uranium edhe në fosforitet e Fushë bardhës dhe në fosforitet e guzmarit, në fushë bardhës 3 herë me të ulëta se të guzmarit, ndërsa guzmari 0.08% U3O8”, u shpreh Qerim Ismeni, metalurg dhe ambientalist

Kërkimet u bënë nëpërmjet aparaturave të posaçme të cilat pasi konstatonin rrezatim në zone, nisnin kërkimit. Ky sinjal, për ekspertët ishte i qartë që ishte uranium që lëshonte rrezatimin.

“Në të gjitha objektet ku punohet për uranium sç ka qenë nimçja ku njerëzit kanë punuar për ta zbuluar për të bërë matjet, zbulimet bëhen në dy mënyra, duke matur rrezatimin, dmth gjurmën, sepse rrezatimin e lëshon urani, nëpërmjet matjeve fizike dhe nëpërmjet analizave kimike” u shpreh Qerim Ismeni, metalurg dhe ambientalist

Procesi i kërkimit në të dy zonat i arriti objektivat që ishte takimi i mineralit. Por kondicionet e tij ishin të ulëta dhe rezervat të pakta. Në këto kushte, pas një periudhe kohore të gjatë kërkimesh puna u ndërpre. Sot, ata që punuan në minierë dhe janë ende gjallë, numërohen me gishtat e dorës. Pasojat në shëndetin e tyre ishin të parikuperueshme.

“Numri i punëtorëve të Nimçes pothuajse… a mund të gjendet ndonjë i gjallë apo nuk mund të gjindet fatkeqësisht edhe ata kanë ndërruar jetë edhe ata në mosha që nuk i kanë kaluar 55 vjeç”, u shpreh Qerim Ismeni, metalurg dhe ambientalist.

Minatorët duhet të mbyllin gojën për mineralin sekret, çfarë zbulojnë matjet sot në galeritë e Nimçës për uraniumin

Jo vetëm ata që punuan në minierë humbën jetën në një moshë të hershme, por edhe fëmijët lindën me probleme të ndryshme shëndetësore, duke filluar me probleme të shëndetit mendor. Atëherë, kur vendoste partia e të gjithë bindeshin, askush nuk e dinte se sa I rrezikshëm ishte minerali që kërkonin. Nuk i dinin as emrin.

“Punonjësit merrnin 70 lekë ne ditë për ushqimin, çdo ditë edhe ditët e pushimit, 4 kostume blu xhins ne vit, 4 palë çizme, 4 këmisha, 4 palë brendshme në vit, pra ishte një trajtim i mirë. Pas punë punëtorët hiqnin rrobat i linin aty, vishnin rroba të tjera… kur vinin i gjenin të lara të thara e të sigurisë… kjo ishte … gjithçka ishte në rregull”, u shpreh gjeologu, Gëzim Shima. 

Procesi i kërkimit u përfshi nga një mister, siç ishte dhe vetë ajo periudhë. Njerëzit mes njëri tjetrit përsërisnin se edhe muret kanë veshë. Në fshehtësi të plotë u hartua plani i detajuar me ekspertët vendas dhe të huaj. Minatorët u joshën me pagesa të larta, por asnjë prej tyre nuk e dinte se çfarë rreziku iu kanosej. Në rreth të ngushtë ishte vendosur që ata që do të punonin në minierë do të kishin të paktën tre fëmijë dhe do t’iu nënshtroheshin disa rregullave të forta, por udhëheqësit e dinin se cili do të ishte fundi i minatorëve.

“Gjithë shqiptarët punon në punë shteti, por jo të gjithë bënin llafe në shtëpi duke treguar historira punë”, u shpreh gjeologu, Gëzim Shima 

Vetë punëtorët e këtyre galerive, flisnin për një mineral, por asnjëherë nuk përmendej emri. Këtu jemi në Nimçë së bashku me gjeologun Gëzim Shima, në zonën kur dikur ishin galeritë e uraniumit. Të gjitha janë të mbyllura. Siç tregojnë banorët janë izoluar me beton hyrjet duke shmangur çdo mundësi që diksuh të tentojë të afrohet. Pranë galerive, rreth 300 metra ndodhen tre shtëpi në të cilat ka banorë. Gjeologu Shima kujton bashkëpunimin me specialistët kinezë.

“Ekspertët e huaj ishin specialistët kinezë nëpërmjet gjuhës ruse, ishte një përkthyes që ua përkthente rusisht fjalët e tyre kinezçe shqiptarëve”, u shpreh gjeologu, Gëzim Shima 

“Ato përshëndeteshin, edhe punëtorët i përshëndesnin, edhe bisedonin por nuk kuptoheshin, informacione nuk kërkonin se e dinin që nuk do të merrnin dot gjë, sepse kishte një dëshirë për të biseduar më tepër se duhet nga të dyja anët”, u shpreh gjeologu, Gëzim Shima  

Për të kuptuar nëse ka ende gjurmë të iraniumit, gjeologu Shima bëri disa matje konkrete në terren. Rezultoi se radioaktiviteti ishte 0.19 bekerel, një shifër e ulët, e papërfillshme siç e cilësoi ai. Norma e lejuar është 30 bekerel. Kjo tregon se nuk ka rrezik radioaktiviteti në zonë, por, zbulon gjurmët e uraniumit.

“Vetëm 3 mbijetuan”, pasojat shëndetësore dhe rrëfimi i rrallë me familjen e minatorit të uraniumit

Megjithatë, rastet e mëhershme të problemeve shëndetësore të banorëve të zonës mund të lidhen me rrezatimin. Akumulimi është një formë, sipas së cilës ata që jetojnë aty mund të përthithin rrezatim. Problemet shëndetësore shfaqen pas rreth 20 vitesh. Pikërisht kjo është shpjeguar edhe në Laç, që siç do t’ju tregojmë pak më poshtë, ka sjellë pasoja të rënda, deri në vdekje.

Pavarësisht pretendimeve të regjimit për sigurinë e minatorëve, pasojat tregojnë se kushtet nuk kanë qenë të tilla. Sot, nga të gjithë ata që kanë punuar në galeritë e Nimçës kanë mbetur gjallë vetëm tre prej tyre, Safet Dogjani, Osman Dauti dhe Maksut Ollomani. Të gjithë të tjerët kanë humbur jetën pasi janë diagnostikuar me sëmundje të ndryshme.  Mesatarja që kanë arritur të jetojnë është 55 vjeç. 

Ne kemi arritur të kontaktojmë njërin prej të mbijetuarve. Në Cërnalevë, një fshat pranë Nimçes, “Inside Story” trokiti në derën e Osman Dautit, sot 84 vjeç, I cili ka punuar në minierën e uraniumit. Pasojat e punës në galeri janë të dukshme, ai ka humbur dëgjimin prej vitesh. Osmani punonte tek shpërthimi i minave dhe për shkak të zhurmës e ka të pamundur të dëgjojë. Herë pas herë e humb logjikën dhe nuk arrin të tregojë për ngjarjet e së shkuarës. Kryesisht komunikon në gjuhën gorane. Problemet me dëgjimin e bëjnë të vështirë bisedën me të. Në krah i qëndron bashkëshortja, Kadirja, nëna e 4 fëmijëve të tij. Mësojmë se ka humbur edhe tre fëmijë të tjerë pas lindjes.

“Atje kanë pasur problem janë sëmurur, asnjë nuk është i gjallë, vetëm burri im. Ka pasur probleme, ka punu me mina, nuk nin është shurdhuar”, u shpreh Kadrie Dauti, bashkëshortja e minatorit.

Pasojat te pasardhësit, minatori  i Nimçës humbi tre fëmijë nga dëmet e rrezatimit

Shkaku i humbjes së 3 fëmijëve nuk u mësua asnjëherë, edhe pse dyshimet lidhen me rrezatimin nga uraniumi. Kadirja rrëfen vuajtjet familjare por edhe informacione rreth kërkimet në miniera që dikur ishin sekret.

“Puna është e vështirë boll po ka material, me punu ka leverdi shteti me furgon ka punu brenda në galeri. Kanë punu ama material nuk kanë nxjerr sa ka dalë materiali i kanë ndërpre punimet” u shpreh Kadrie Dauti, bashkëshortja e minatorit.

Para

Aksident me vdekje në Lushnje

Pas

FOTOT / Me fëmijët në duar dhe e rrethuar nga dhurata! Xhensila më e lumtur se kurrë, konfirmon ndarjen nga Besi: Në zemër s’ka më vend 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.