E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DETAJE/ Komunikimet e “POLICIT” në ‘WhatsApp’ dhe ‘Signal’ çuan në ‘shkërmoqjen’ e grupit “DROGA në DET! (“Kapelja” ende në kërkim)

Korrieri nga Korrieri
01.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
DETAJE/ Komunikimet e “POLICIT” në ‘WhatsApp’ dhe ‘Signal’ çuan në ‘shkërmoqjen’ e grupit “DROGA në DET! (“Kapelja” ende në kërkim)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje nga arrestimi i 3 personave të tjerë me firmë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Flakë në det’. 

Operacioni i ndërmarrë vitin e kaluar çoi në pranga dhe një Komisar të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili akuzohej se bashkëpunonte me të ashtuquajturin ‘baronin e drogës’, Gëzim Çelën dhe anëtarë të tjerë të grupit me bazë në Fushë Kuqe të Kurbinit. 

Në pranga kanë rënë personat e identifikuar si Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj. 

Ish-polici Amarildo Ismailukaj u zbulua në saj të përgjimeve për komunikimet e tij të shpeshta me skafistin Arben Dalipajn (i vetmi që ja doli të arratiset më 15 gusht) dhe është ende në kërkim.

Njoftimi i SPAK:

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim  Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj. 

Si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a,  333/a dhe 334 të Kodit Penal. 

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj, janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024. 

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare.

Skema e trafikantëve në Fushë Kuqe:

Policia në bashkëpunim me SPAK kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm në det të hapur në zonën e Patokut.

Ish-polici Amarildo Ismailukaj u zbulua në saj të përgjimeve për komunikimet e tij të shpeshta me skafistin Arben Dalipajn (i vetmi që ja doli të arratiset më 15 gusht).

Ismailukaj jepte me qira gomonet me të cilat transportohej hashashi dhe në këmbim merrej kokaina, të cilën e sillnin nga Kepi i Rodonit 2 ukrainas (të arrestuar), shkëmbimi bëhej gjatë ditës, në det të hapur. Pasi bëhej shkëmbimi, skafisti Dalipaj shkonte të dorëzonte drogën e shkëmbyer (pra kokainën), në restorantin ‘Royal Blue’ në pronësi  Nderim Çelës nipit të Gëzim Çelës i cili ka edhe një resort në këtë zonë. Më pas, Ismailukaj shkonte në restorant për të marrë gomonet. Policia i gjeti 10 mijë euro në kroskotin e makinës, çka e shtyu të dyshonte se edhe ish polici ishte i përfshirë. 

Por teksa Gëzim Çelaj ishte në kërkim ndërkombëtar, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj përpos se ishte në dijeni se ku gjendej ‘baroni i drogës’ e shoqëronte atë dhe trafikantët e tjerë me makinë. Policia ndërhyri pasi bënë shkëmbimin në det, sapo i pikasën ukrainasit i kanë vënë flakën kanabisit ndërsa skafisti Dalipaj me pseudonimin ‘Kapelja’ u arratis, dyshohet se mori edhe kokainën.

Kush është Gëzim Çela?

Nga oficer i Forcave Speciale para vitit 1997 ku kishte dyshime se ai drejtonte një bandë të vogël, Gëzim Çelaj u njoh më vonë, si “bosi i trafikut të drogës”  nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për këtë trafik,.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare goditi  një grup, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.  Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë.

Ai luante rolin e korrierit që kishte marrë në Prishtinë, ary ku dhe u arrestuan në flagrancë 3 persona me 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Kurse gjatë kontrolleve në vilën e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kg heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa,  9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara, 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Atëkohë policia shoqëroi të vëllanë e tij Kujtim Çelën. Më vonë u arrestua dhe Gëzim Çela.

Ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi në shtëpinë e tij ai nuk ishte. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.

Ndërkohë Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pa shqetësuar. Grupi ku ai është dënuar për herë të parë, u bë shumë i njohur, pas arrestimit të Valentina Tufinës e njohur si “Tezja e Kokainës”.

Para

Gent Sejko ua bëri “autostradë”, kërkohet ndërhyrja e SPAK për bandën e mikrokredive, BSH pjesë e zhvatjes

Pas

Histori nga e shkuara që e përndjek! Kush është Ferhat C., vrasësi i shqiptarit që qëlloi futbollistin në gjenitale 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.