E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI! Policia e Elbasanit ‘në duart’ e trafikantit të drogës, efektivi: “Ata” dinë çdo lëvizje tonën 

Korrieri nga Korrieri
02.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SKANDALI! Policia e Elbasanit ‘në duart’ e trafikantit të drogës, efektivi: “Ata” dinë çdo lëvizje tonën 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Zbulohet një skandal që ka përfshirë Policinë e Shtetit. “Ina Media” ka publikuar një artikull në të cilin sqaron se një person, për të ciljn Policia e Shtetit kishte informacione të aleatëve se ishte i përfshirë në një rrjet trafiku droge, i besoi aq shumë saqë kompaninë e tij shpalli fitues të një tenderi. Dhe jo, emri i Nazif Bajramit nuk ishte i fshehur, pasi me krenari në “Open Data” rezulton pronar i kompanisë “Bajrami N.”. Por si ka nisur e gjitha? Policisë së Shtetit i vjen një informacion nga “të huajt” se një person, i identifikuar si Nazif Bajrami, është pjesë e një rrjeti trafiku droge. 

Informacioni i referohet vitit 2019 e në vazhdim, ku zviceranët e konsiderojnë biznesmenin 55-vjeçar si një person të skeduar për trafik të lëndëve narkotike, në bashkëpunim. Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamentin e Policisë Kriminale mbi të dhënat e Interpol Bernës për aktivitetin e dyshimtë të Nazif Bajramit, një biznesmen i njohur në Elbasan.

“Këta shtetas ishin anëtarë të një organizate kriminale, të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që trafikonte sasi të mëdha droge nga Holanda, nga Gjermania, nga Spanja në Zvicër. Ky shtetas, nga viti 2018 deri në maj të vitit 2019, ka udhëtuar me makinën e tij, Land Rover…, në Shtutgart/Gjermani, në Holandë dhe në Spanjë”, – thuhet në dokumentin sekret.

Kjo çështje arkivohet dhe harrohet. Bajrami jo vetëm që nuk hetohet, apo arrestohet por përkundrazi, i jepen “çelësat” e Policisë së Elbasanit, pasi kompania e tij fiton tenderin për rikonstruksionin e disa godinave. Këtu nis edhe problemi sepse Autoriteti Kontraktor i ka dorëzuar këtij personi të gjitha hartat dhe plan-vendosjet e strukturave të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe ato që duhet të jenë konfidenciale (përfshirë Zyra e Informacionit Kriminal, dhomat e njohjes apo zyrat e agjentëve të krimit të organizuar). Pra ky njeri që duhet të ishte subjekt hetimi, në fakt ka si askush tjetër, çelësat e Policisë së Shtetit. Duke qenë se di shumë mirë me kë ka të bëjë, një efektiv policie tregon “hallin” e tij. Shqetësim që e ndan në emër edhe të kolegëve të tij. 

“Ne jemi civilë dhe asnjë nuk duhet të dijë se ku jemi të angazhuar specifikisht, ku janë zyrat tona, kush jemi ne. Por, ata dinë çdo gjë, që përpara se ne të dalim nga porta e Policisë. Ka individë, që kanë qenë nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe që prej muajsh kalojnë para nesh si rikonstruktuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Elbasanit,” – shprehet oficeri, i cili me një reagim instinktiv përpiqet që ta mbulojë pjesërisht fytyrën. Pra një efektiv, i thjeshtë, e di shumë mirë se kush e ka marrë tenderin. Si ka mundësi që një drejtues të mos e dijë? Si ka mundësi që Prokuroria e Elbasanit të mos e dijë? Pse nuk reagojnë pikërisht kur identiteti i efektivëve që nuk duhej ekspozuar sapo ka ndodhur? Kush mban përgjegjësi për ta?

Procedura për rikonstruksionin e godinës nisi më 24 prill 2022.

Me autoritet kontraktor Policinë e Shtetit, që ofroi një fond limit prej 340 milionë lekësh, bashkimi i operatorëve “Bajrami N., sh.p.k., & Zdravo sh.p.k.,” u klasifikuan si oferta më e favorshme, ekonomike. Fitorja e tyre u ankimua pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga njëri prej operatorëve të shkualifikuar, që kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, por nuk u pranua. Përveç kësaj kishte informacione se konkurrentët e tjerë u kërcënuan për t;u tërhequr nga gara.

“Njëri prej garuesve e pranoi këtë situatë të vështirë në kushte anonimiteti, por, në momentin që iu kërkua të prononcohej, refuzoi që ta bëjë diçka të tillë. Me informacione të të huajve, që policia i dispononte dhe me të dhëna shtesë, që ngelën rrëfime, u lidh kontrata më 25 tetor 2022,”-shkruhet në shkrim.

Megjithatë në këtë situatë, fitimi i një tenderi me ose pa të drejtë nuk është skandali më i madh. Problemi është që ky person di çdo lëvizje të Policisë së Shtetit. INA Media e pyeti Policinë e Elbasanit për ndjekjen policore të Nazif Bajramit dhe mori këtë përgjigje: Për çdo person, ndaj të cilit ka informacione, të cilat klasifikohen si “sekret”, nuk mund t’ju vihen në dispozicion.

Deri tani nuk është ndërhyrë, çka lë të kuptohet se nuk do të ndodhë më. Ndërkohë që jashtë vendit ka pasur një jetë tjetër, në Shqipëri “Bajrami N., sh.p.k.” është një kompani, që ka fituar dhjetëra tenderë publikë nga pushteti lokal dhe ai qendror, më konkretisht 66 të tillë. E jo vetëm në Elbasan, por kudo. Vetëm se në Bashkinë e Elbasanit është klasifikuar fituese në 35 tenderë, ndoshta edhe për faktin se Nazif Bajrami është bashkëshorti i Anduena Bajramit, e cila ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, nga dhjetori 2013 deri në mars 2016, gjatë kohës që kryebashkiak ishte Qazim Sejdini.

SKANDALI! Policia e Elbasanit 'në duart' e trafikantit të

ANDUENA BAJRAMI

Si rezultat i punës në familje, përgjatë viteve 2019-2024, kjo shoqëri ka përfituar 24 milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit. Edhe pse ka rekord kriminale, edhe pse më shumë se 50% të tenderave i ka fituar me flamuj të kuq. Duket se askush nuk di asgjë. Po tani që e kanë të provuar? Ç’do ndodhë tani?

Para

INVESTIGIMI/ I skeduari si trafikant droge Nazif Bajrami merr miliona euro tendera, po rikonstrukton edhe godinën e Policisë së Elbasanit

Pas

Kërcënuan administratorin për të marrë tenderin e “Aleksandër Xhuvani-t”, LIDHJA e Nazif Bajramit me Gentian Hoxhën 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

27.09.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27.09.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.