E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërcënuan administratorin për të marrë tenderin e “Aleksandër Xhuvani-t”, LIDHJA e Nazif Bajramit me Gentian Hoxhën 

Korrieri nga Korrieri
02.05.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Kërcënuan administratorin për të marrë tenderin e “Aleksandër Xhuvani-t”, LIDHJA e Nazif Bajramit me Gentian Hoxhën 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nazif Bajrami ndryshoi identetin e tij, duke u kthyer nga një personazh i skeduar nga autoritetet e huaja ligjzbatuese, në një biznesmen në Shqipëri. Tjetërsim jo i çuditshëm, të paktën për realitetin shqiptar! Që nga viti 2000 e deri më tani, kompania e tij “Bajrami N.” ka fituar 66 tendera publikë, mes tyre edhe rikonstruksionin e godinës së Policisë së Elbasanit. Por, ky nuk është i vetmi tender i dyshimtë i kompanisë “Bajrami N., sh.p.k”.

“InaMedia” ka zbuluar një tjetër tender që ka lidhje me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”. Për këtë tender ka të dhëna se është kërcënuar administratori, E. H. (identiteti i tij nuk është zbuluar). Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Administratori i universitetit është kërcënuar nga Bujar (Marsel) Shega, që tenderi të fitohej nga miku i tij, Bajrami. Por as E.H. (për arsye që janë të kuptueshme) dhe as Bajrami nuk kanë folur lidhur me ngjarjen. 

Shega është i skeduar për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën, por edhe me Bajramin, me të cilin ka udhëtuar disa herë jashtë vendit. 

“Rasti më i fundit, i investiguar nga INA Media, tregohet në sistemin TIMS, ku Bujar Shega ka udhëtuar së bashku me Nazif Bajramin në datën 19 shkurt 2024, ora 12:04, me një makinë Benz (Ac 1… VG), duke dalë nga Shqipëria përmes Qafë-Thanës dhe duke u kthyer së bashku brenda së njëjtës ditë,”-shkruhet në artikull.

Por përveç lidhjes me Bajramin, kush është dhe cilat janë lidhjet e Bujar Shegës?

Në një dosje të Prokurorisë së Elbasanit, që INA Media disponon, Shega dyshohet se është pjesë e një hetimi të hapur për pastrim parash në vitin 2018. Në këtë dosje përmendet edhe ish-deputeti Aqif Rakipi që tashmë nuk është më vetë pjesë e politikës, për shkak se është shpallur “non grata” edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Mirëpo në politikë është i biri, Ornaldo Rakipi. 

Po ku bashkohet Rakipi me Shegën? Vëllai i Emiliano Shegës (kushëri i Bujar Shegës), Gentian Hoxha (Shega) është dhëndër i ish-deputetit Rakipi. Në dosjen që Prokuroria e Elbasanit e ka në posedim, Policia Gjyqësore thotë se: Paratë (e Emiliano Shegës) me origjinë kriminale po pastrohen në Shqipëri përmes personave të lidhur me të, ku përfshihet edhe ish-deputeti dhe e bija, bashkëshorte e Gentian Hoxhës, si dhe 14 shtetas të tjerë, shqiptarë, nga të cilët 7 me aktivitet në Britaninë e Madhe.

Pra bëhet djalë për para që gjenerohen nga trafiku i kokainës nga Guayaquil, Ekuador, drejt Europës. Ky grup mendohet se drejtohet nga Gentian Hoxha, dhëndri i ish-deputetit. Por aktualisht kjo dosje “fle” me pretendimin se janë dërguar letërporosi drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Shtetasi Gentian Hoxha, i cili përdor edhe emrin Martin Lila, lindur më 18 shtator 1981, është drejtues i një grupi të organizuar, kriminal, i përfshirë në importimin dhe në shpërndarjen e drogave të kontrolluara, shoqëruar me pastrim parash, me lidhje direkte me Amerikën e Jugut, me bazë në Guayaquil, Ekuador”, – informon Gjykatën e Posaçme (GJKKO) një oficer ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar. Teksa autoritetet e Elbasanit heshtin, në vendimin nr. 9, datë 18 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme, Gentian Hoxha (Shega) 45 vjeç, identifikohet si një person me rekorde kriminale jashtë Shqipërisë për trafik narkotikësh. Ky vendim i ka kaluar Policisësë Shtetit, por këta të fundit kanë dalë me një tjetër pretendim. 

“Ky person nuk është i sinjalizuar në sistemin e informacionit Schengen SIS apo në regjistrin kombëtar të personave në kërkim, OPS”.

Pra me pak fjalë dosja është pezull, ndërsa Hoxha vazhdon lirisht aktivitetin e tij. Mes pasurive të gjurmuara nga asokohe “Operacioni Forca e Ligjit” dhe SPAK bie në sy shitblerjet e automjeteve luksoze, tokat kullotë në Gjilekë, Dhërmi, por edhe dhurimi i një apartamenti prej 130 metrash katrorë nga Luan Rama për Emiliano Shegën. Luan Rama është vëllai i Fatmir Ramës (Miri i Xhikes, i cili është  vrarë 20 vjet më parë).

Se përse ka kaluar kjo pronë, nuk dihet konkretisht. Prokuroria verifikoi dhe ka dalë në përfundimin se mes tyre nuk ka asnjë lidhje familjare, kështu ngel versioni se kjo pasuri në të vërtetë është blerë, por fiktivisht është blerë me kontratë dhurimi. Luan Rama vetë pretendon se Emiliano Shega ka qenë shok i ngushtë me vëllain e tij të ndjerë, ndaj edhe ka bërë akt-dhurimin.

Në total, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar vetëm 6 nga 14 pasuri. Të tjerat rezultuan të falura dhe të justifikuara. Por nuk ka mbaruar me kaq. Çështja është rekursuar në Gjykatën e Lartë.

Etiketat: gentian hoxhanazif bajramiSPAK
Para

SKANDALI! Policia e Elbasanit ‘në duart’ e trafikantit të drogës, efektivi: “Ata” dinë çdo lëvizje tonën 

Pas

Ylli Rakipi: Si e gjeta fshehurazi Veliajn në takim me Shkëlzen Berishën dhe Çim Pekën në periferi të Tiranës

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.