E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK i sekuestron pasuritë, Adem Metkola po ndërtonte hotel në Durrës, roli i bashkëshortes Arjana Xhika

Korrieri nga Korrieri
08.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SPAK i sekuestron pasuritë, Adem Metkola po ndërtonte hotel në Durrës, roli i bashkëshortes Arjana Xhika
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK i sekuestron pasuritë, Adem Metkola po ndërtonte hotel në Durrës, roli i bashkëshortes Arjana Xhika


Personi që shihni në foton e mësipërme është biznesmeni i ndërtimit Adem Metkola, i cili është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet për pastrim parash. Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro preventive ndaj pasurive të Metkolës dhe ish-bashkëshortes së tij, Arjana Xhika.

Më konkretisht iu sekuestruan 5 sipërfaqe tokësore (2 troje dhe 3 ara), 7 makina, si dhe llogaritë bankare të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Adem Metkola është pronar i kompanisë së ndërtimi“Metkola”, e themeluar në shtator të vitit 2023. Ndërsa, administratore e kësaj kompanie është ish-bashkëshortja e Metkolës, Arjana Xhika.

SPAK i sekuestron pasuritë, Adem Metkola po ndërtonte hotel në Durrës, roli i bashkëshortes Arjana Xhika

Prokuroria e Tiranës raportonte në njoftimin e saj se nga hetimet ka rezultuar që në llogaritë e Adem Metkolës dhe ish-bashkëshortes së tij, Arjana Xhikës, në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.

Sipas Prokurorisë, Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Burime për mediat bëjn me dije se biznesmeni Adem Metkola dhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry, kanë marë leje për ndërtimin e një hoteli në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit. Pra, shtetasja britanike jo vetëm që iu ka dërguar para Adem Metkolës dhe ish-bashkëshortes së tij Arjana Xhikës në llogaritë e tyre bankare, por gjithashtu ka blerë edhe pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.

Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, Adem Metkola ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë së Tiranës rezulton se Adem Metkola është deportuar nga Britania e Madhe në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia.

Prokuroria e Tiranës deklaron se ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Adem Metkola në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, Arjana Xhika kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në skemë është e përfshirë dhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry.

Pasuritë ndaj të cilave u vendos sekuestro preventive janë:

  • Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;
  • Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;
  • Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.
  • Llogaritë bankare të shtetasit Adem Metkola
  • Llogaritë bankare të shtetases Arjana Xhika

Si dhe 7 automjetet e Adem Metkolajt:

  1. “Smart Micro Compact”;
  2. “Hummer H2”;
  3. “Suzuki Swift”,
  4. “Mazda 2500”;
  5. “BMW X6 Xdrive” 35D;
  6. “Mercedes Benz ML”,
  7. “Range Rover Evoque”.

Ndërkohë, në zgjedhjet bashkiake të 14 Majit të vitit 2023, Adem Metkola ka kandiduar për anëtar të këshillit bashkiak në Kamëz nën siglën e Partisë Republikane.

Etiketat: adem metkolaarjana xhikaSPAK
Para

Familjarët tërheqin trupin e Alma Arrazit për ta varrosur në Durrës!

Pas

Erdgys Arrazi nuk merr pjesë as në varrimin e dy fëmijëve, “Burgjet” i dhanë leje, policia nuk e mori përsipër! 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.