E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Lidhja krim-polici-politikë, kush e mbron në Fier dhe Vlorë fisin e frikshëm Mërnica që “vret për hobi”?

Korrieri nga Korrieri
17.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Lidhja krim-polici-politikë, kush e mbron në Fier dhe Vlorë fisin e frikshëm Mërnica që “vret për hobi”?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Që një nga anëtarët e familjet e Mërnica që prej vitesh ka qenë pjesë e kronikës së zezë, do të përfshihej në një tjetër krim, nuk përbën habi, por terrori që kishte mbjellë ky fis në fshatin Sulaj e Fierit, nuk ishte vënë aq në dukje deri në momentin që Azgan Mërnica nxorri armën dhe ekzekutoi një efektiv të forcave “Shqiponja”.

Dukate Selimi humbi djalin e saj, Florian Selimi që u vra në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i madh i Azgan Mërnicës.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

FLORIAN SELIMI

Sot, Dukate Selimi ka braktisur shtëpinë e saj dhe është larguar nga fshati Sulaj pasi nuk jetonte dot në të njëjtin vend me njeriun që i kishin marrë jetën djalit të saj të vetëm.

“Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Babai i Kiri Mërnicës ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë. Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje,”- thotë nëna e Florianit në “Pa Gjurmë” që zbulon vetëm pak nga bëmat e këtij fisi.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

DUKATE SELIMI 

Kronologjia e fisit Mërnica

Familja Mërnica është me origjinë nga Hasi, por prej shumë vitesh janë shpërngulur në Fier. Rasti i parë i përfshirjes së tyre në krime ishte kur Petrit Mërnica, babai i Kirit dhe Azganit vrau kunatin e tij.

Petrit Mernica ka bërë 20 vite burg për këtë vrasje, por siç duket ua ka trashëguar djemve shprehjen e rrënjosur thellë ‘burgu është për burrat’, që përdoret për t’i lehtësuar dhimbjen familjarëve kur një prej anëtarëve përfundon pas hekurave. Por nga ana tjetër, këtyre burrave u çohet ushqim, veshje e gjithçka që u duhet për të jetuar brenda katër mureve.

Në fakt burgu është për ata që kanë shkelur ligjin, qofshin këta burra, djem, gra e vajza! Burgu është ndëshkimi që merr kur nuk i je bindur ligjit dhe kjo nuk të bën më shumë burrë.

Një tjetër anëtar i fisit Mërniça që ndodhet pas hekurave është edhe daja i Azgan Mërnicës, i cili është duke kryer dënimin me burg në Gjermani.

Vrasja e Florian Selimit

Në Gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit u gjet i vrarë me thikë 23-vjeçari Florian Selimi. Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime. Por edhe pse kanë kaluar pesë vite nga kjo ngjarje, nëna e Florian Selimit nuk ka gjetur drejtësi. Ajo ka vite që ndjek dhjetëra seanca që zhvillohen për dy personat që janë marrë të pandehur për vrasjen e djalit të saj, Kiri Mërnica dhe Sadri Selaci, por deri më tani nuk ka një vendim të formës së prerë.

Pas krimit, më 13 gusht 2019, policia në komunikatë zyrtare njoftoi se kishte zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen dhe se ishin arrestuar autorët e dyshuar të krimit, por sot pas 4 vitesh, kur pyetet në sallën e gjyqit shefi i krimeve thotë që nuk mban mend asgjë.

“Nga pesë dëshmitarë që kanë pasur për të dëshmuar, vetëm njëri prej tyre ka thënë ashtu siç e ka shkruar në letra, ka thënë të vërtetën, kurse të tjerët ngrenë pretendime se kanë pasur Covid, thonë jemi të sëmurë dhe nuk mbajmë mend asgjë. Edhe shefi i krimeve të rënda Adriatik Mehmeti thotë nuk mbaj mend asgjë. I thashë që keni dhënë edhe një komunikatë për mediat që është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja, por tha nuk e mbaj mend. Duket qartë që ata kanë bashkëpunuar për prishjen e provave,”- shprehej Dukate Selimi një vit më parë.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

DUKATE SELIMI 

Në drejtësinë shqiptare, nëna dergjet rrugëve për të kërkuar drejtësi për djalin e vrarë në kanal, ndërsa autorët angazhohen në zgjedhje elektorale, pozojnë me politikanë, dhe kryejnë krimin e radhës. Ku buron kjo forcë për të sfiduar shoqërinë, shtetin dhe drejtësinë?

Plagosja në vitin 2021

Më 17 prill të vitit 2021, Kiri Mërnica do të rikthehej si pjesë e kronikës së zezë, pasi po në fshatin Sulaj të Fierit, plagosi Pashk Palnikajn. Plagosja u bë në bashkëpunim me dy persona të tjerë që u vunë në pranga, Mirand Mërnica dhe Liri Biçaku, ndërsa në kërkim u shpall Robert Mërnica. Edhe familja Palnikaj është larguar nga ky fshat i Fierit.

Kiri Mërnica ishte lënë në ‘arrest shtëpie’ në rrethana ende të paqarta për vrasjen e Selimit, por kjo gjë nuk e kishte penguar që të merrte armën dhe të qëllonte sërish.

Ai ia kishte dalë njëherë t’i shpëtonte burgu dhe mund ta bënte sërish!

E këtë siguri siç duket e kishte marrë edhe Azgan Mërnica që vendosi t’i bashkohej fisit të inkriminuar kur qëlloi drejt e në kokë policin Cenalia, pa i bërë përshtypje që në makinë kishte dhe të ëmën.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

NOVRUZ CENALIA

Dëshmia e nënës

Ajete Mernica e ka mbrojtur të birin që në momentin që nuk ishte e aftë ta ndalonte të vriste një person në sytë e saj. Ajo ishte dëshmitare e krimit dhe është shprehur se ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin Novruz Cenalia. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Kur kanë mbërritur aty, ajo shprehet se i biri ka ikur me vrap pa i thënë se ku do të shkonte.

Siç duket dhe për Ajete Mërnicën fakti që i biri lëvizte i armatosur dhe përfshihej në përleshje të tilla, nuk përbënte problem, ishte kthyer në përditshmëri, ndaj ajo nuk e pa të udhës as t’i bënte thirrje të ndalonte dhe nuk ndjeu as ndonjë përgjegjësi të bindte të birin të merrte fajin përsipër kur tashmë ishin para faktit, ai ishte një vrasës!

Si i ati, si i vëllai dhe si daja…

Fshehja në banesën e dajës

Pa e prekur rolin e Policisë së Shtetit, pamjet e filmuara nga vetë familja Mërnica ku shihej Azgani që hipte në mjetin e Policisë së Shtetit të kujtojnë ndarjet e dhimbshme në aeroporte, nisjen e fëmijës në kurbet apo në një mision ushtarak.

Por nuk bëhej fjalë për asgjë të tillë. I gjithë fisi Mërnica e dinte tashmë se çfarë kishte bërë 23-vjeçari, por nuk e dorëzuan, një nga dajat e mbajti në banesë, ku u ushqye pas 48 orëve arrati në kanale. Dhe në mbrëmje, i larë dhe i ndërruar dhe me një buzëqeshje në fytyrë, Azgani u nis drejt Drejtorisë së Policisë Fier me gjithë uratat e familjes, si një hero lufte.

Përfshirja në politikë

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

AZGAN MËRNICA, ME RRETH TË KUQ

Askush nga Partia Demokratike mund të mos i ketë thënë Azgan Mërnicës që të marrë armën në brez e të vrasë efektivë, por nuk mund të mbyllim sytë përpara realitetit ku jetojmë. Jo të paktat janë rastet kur adoleshentë të sotëm, të frymëzuar nga babai, daja apo kushëriri i përfshirë në politikë, marrin zemër e armatosen, bëhen autorë të aksidenteve dhe nuk pyesin për ligjin. Pse? Sepse krahët i kanë të mbrojtura, ata e dinë që ryshfeti dhe ‘miku’ i fortë do ta gjunjëzojë Policinë e Shtetit, Prokurorin dhe Gjyqtarin para tyre.

Familja Mërnica ishte edhe pjesë e të ashtuquajturës Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e Votës, që u ngrit nga Partia Demokratike në vitin 2021. Kujtojmë këtu që dhe një anëtar tjetër i kësaj strukture, Arbër Paplekaj ndodhet sot pas hekurave pasi vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan, më 21 prill të vitit 2021.

Megjithatë, pavarësisht fakteve që bërtasin, ‘gjaku blu’ nuk u tradhëtoka. Në një deklaratë në Report TV, deputeti Luan Baçi komentoi ngjarjen e rëndë dhe familjen Mërnica e konsideroi të ndershme.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

LUAN BAÇI

 “Nuk e mohoj që e njoh fisin dhe familjen Mërnica, janë familje e nderuar, janë demokratë, nuk e mohoj”, u shpreh Luan Baçi.

Reagime pati dhe nga ana e Saimir Korreshit.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

SAIMIR KORRESHI 

“Në takimet me 2 mijë veta nuk e dimë se realisht pas 2 vjetësh do vrasi. Është fisi i madh në Fier. Historikisht ka qenë demokrat”, tha Saimir Korreshi duke mbajtur që njëjtën linjë qëndrimi me Baçin.

Nuk mungoi as reagimi i Adriana Kalasë.

“Nuk e vrau ai, ai thjesht shkrepi këmbëzën,”- tha Kalaja.

Të vrasin dhe mburren- Kush e mbron fisin e frikshëm Mërnica

ADRIANA KALAJA

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha, që nuk i shpëton asgjë, çuditërisht ka heshtur!

E gjithë kjo kronologji siç duket përputhet me fjalët e Dukate Selimit që endet dyerve të institucioneve për të kërkuar drejtësi për djalin e saj të ndjerë: Mërnicajt të vrasin me gjakftohtësi, janë njerëz vrasës e kanë në gjak vrasjen! 

Se kush i mbron, kush ia fërkon shpatullat çunakëve që bredhin me armë në brez për të mbrojtur vota e për të marrë jetë, këtë i ngelet drejtësisë ta hetojë e ta dënojë, por që marrja e një jete të përgëzohet për të disatën herë, të gjjthë nga pak nuk duhet ta lejojmë të normohet në shoqëri. As kur sjell vota, e në asnjë rast tjetër kurrsesi!

Para

“Azgan, rrugë të mbarë!”/ Artan Hoxha e quan skandaloze videon e familjarëve që tregon dorëzimin e vrasësit të policit: E vrau pas shpine

Pas

RENEA e FNSH në aksion, kontrolle edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe 

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.