E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

OPERACIONI I SPAK- Personazhet e grupeve kriminale që po goditen sot

Korrieri nga Korrieri
17.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
OPERACIONI I SPAK- Personazhet e grupeve kriminale që po goditen sot
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një operacion po zhvillohet këtë të martë nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar rreth 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit dhe operacioni po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Tiranë, Durrës e Vlorë.

Nga SPAK nuk kemi ende një informacion zyrtar mbi rezultatet e operacionit pasi është ende në zhillim, por mësohet se SPAK ka zbardhur disa ngjarje kriminale, vrasje e atentate që nga 2018 pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC dhe EncroChat.

Momentalisht po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te fisi Avdylaj në Shijak, në Tiranë në zonën e Freskut ka pasur gjithashtu kontrolle, në banesat e fisit Duka, të konsideruar si armiq të Ervis Martinajt.

Gazetarja Klodiana Lala tha se aksioni i parë ishte ai në Shijak në fisin Avdylaj.

“Janë lëshuar nga SPAK 50 urdhër-arreste. Nuk ka bilanc të qartë. Operacioni ka nisur sot në orën 3 të mëngjesit. Altin Dumani dhe prokurori Alfred Shehu kanë dhënë urdhra për kontrolle banesash. RENEA është shpërndarë në disa zona të Shqipërisë. Aksioni i parë ka qenë në Shijak tek fisi Avdylaj, pasi disa anëtarë të këtij fisi janë përfshirë në krime. Disa prej emrave janë arrestuar në burgje në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ky është ndër operacionet më të rëndësishme në 5 vitet e fundit. Ka urdhër arresti ndaj Durim Bamit. Rezulton se është jashtë Shqipërisë.”– tha Lala e ftuar në programin “Opinion” në “News 24”. Lala e quajti këtë operacion të SPAK-ut si “Goditja e Premier Ligës në krimin e organizuar”, pasi ky është një ndër operacionet më të rëndësishme që janë bërë në të paktën 5 vitet e fundit.

Kështu disa nga personazhet të cilat po synohen të goditen janë vëllezërit Leonard e Erlis Duka (armiq të Ervis Martinaj), Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, Mir Brruli kushëriri i Pëllumb Gjokës, ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, i cili është në kërkim, dhe vëllai i tij Xhevi Ndoka, Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca, si dhe Lulzim Berisha ish-kreu i bandës së Durrësit.

Kontrollet e Forcave të RENEA, FNSH, nisën prej orës 03:00 të mëngjesit. Kontrolle kishte edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Mësohet se në Shkodër është arrestuar Mir Bruli, i cili flitet se ka lidhje miqësore me biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka. Si Gjoka, ashtu edhe Bruli është i dyshuar për disa krime në veri.

Edhe Elvis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një tjetër emër që u arrestua në Shkozet.

Emrat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste

1-Leonard Duka – Tiranë 

2- Erlis Duka – Tiranë 

3- Astrit Avdylaj – Shijak

4- Altin Avdylaj – Shijak 

5- Valter Bami – Krujë

6- Durim Bami – Krujë 

7- Endrit Dokle – Durrës 

8- Plarent Dervishaj – Durrës 

9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS-së – Lezhë  

10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – Lezhë  

11- Fatmir Hyseni alias Doçja  -Vlorë 

12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – Fushë Krujë

13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndreca – Lezhë 

14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS-ë, Eduard Ndreca

15- Miri Bruli- Shkodër 

16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë

17- Elvis Doçi alias “Visi i Pojës” Shkozet /BW

Para

EMRAT / Këta janë tre punonjësit e Policisë së Shtetit të arrestuar nga SPAK, njëri ish-efektiv i RENEA që u kap me mijëra euro të padeklaruara

Pas

E BUJSHME / I arrestuari në Itali me urdhër të SPAK tentoi të vriste Durim Bamin dhe “Leksin e Druve” 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.