E premte, 20 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pasi e vrau, Leonard Duka plan për të urinuar mbi varrin e Santiago Malkos. Martinaj: O Nard, nuk mund të më vrasësh mua me ‘gabeltë’ e Vlorës 

Korrieri nga Korrieri
22.05.2024
në Aktualitet
A A
Pasi e vrau, Leonard Duka plan për të urinuar mbi varrin e Santiago Malkos. Martinaj: O Nard, nuk mund të më vrasësh mua me ‘gabeltë’ e Vlorës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Urrejtja e Leonard Dukës ndaj ish policit Santiago Malko nuk është zbutur as pas vrasjes së Malkos.

Në një moment, Leonard Duka bën plan për të urinuar mbi varrin e Santiago Malkos, por më pas tërhiqet nga frika se mos e filmon dikush.

Referuar bisedave në Skye, Leonard Duka nuk e fsheh faktin se ka organizuar në vitin 2019 vrasjen e Santiago Malkos, lidhje e ngushtë dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Arsyeja është fakti se Malko ka rrëmbyer dhe dhunuar babanë e Leonard Dukës.

Duka dhe Martinaj kishin qenë bashkë ortakë për 15 vite në lojëra fati, trafik kokaine dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Por, pas këtij bashkëpunimi kanë ardhur mosmarrëveshjet. Leonard Duka pretendon se Martinaj i ka miliona euro borxh. Një pjesë të borxheve Martinaj i pranon, por jo të gjitha.

Krisja e madhe ndodh kur Malko dhunon bananë e Dukës. Leonard Duka hedh në veprim Fatmir Hysenin, një killer i frikshëm nga Vlora, me të cilin ekzekuton Santiago Malkon.

Leonard Duka shenjëstron një lidhe të Martinajt në polici si dhe Erigers Mihasin, një tjetër dorë e besuar e Ervis Martinajt. Mihasi do të ekzekutohej në nëntor 2021. Bashkë me të u vra edhe Armand Dumani, me shumë gjasa për fatin e keq se ishte në makinë me Mihasin.

Që me vrasjen e Santiago Malkos, Ervis Martinaj merr masa. Martinaj afrohet me Behar Bajrin, Arben dhe Shullazin.

Martinaj bën plane për të vrarë Leonard Dukën. Por, edhe Duka nis lëvizjet për të vrarë Martinajn. Leonard Duka vendosur dikë duke gjurmuar Vis Martinajn në Surrel. Ndërsa Vis Martinaj po gjurmon për të vrarë Dukën dhe sidomos Fatmir Hysenin.

Pjesë e planeve janë disa vajza si karrem, ekzekutim me snajper, dron, lokalizim, pritë etj. Në çdo rast, Leonard Duka ka killerin Fatmir Hyseni, i njohur si Doçja, për të vrarë Ervis Martinajn.

Në kulmin e lëvizjeve të nëndheshme për të vrarë njëri-tjetrin, Leonard Duka dhe Vis  Martinaj flasin në Skye.

Biseda mes tyre është tejet interesante, tensionuese dhe me plot elemente inkriminuese.

Biseda zhvillohet në 18 gusht 2020, disa muaj pasi Leonard Duka ka vrarë Santiago Malkon me ndihmën e Fatmir Hysenit.

Në këtë bisedë tregohet e gjithë prapaskena e konfliktit.

Fillimisht Vis Martinaj shprehet se Santiago ‘gaboi me babain tënd’, se ka vepruar pa dijeninë e tij. Nard Duka thotë se ‘Santiago Malko se nuk bënte asnjë lëvizje ‘pa dijeninë tënde dhe se kemi pasur 15 vite miqësi bashkë’.

Më tej, që të dy thonë se janë në dijeni të planeve të njëri-tjetrit për të vrarë njëri-tjetrin.

Ervisi i shprehet se Nardi nuk e vret dot atë ‘me gabelt e Vlorës’.

Visi thotë se nuk duhet ta vriste Malkon, ndërsa Leonardi e pyet se çfarë do të bënte Visi për babain e vet. Visi thotë se do t’a kishte vrarë. 

Më tej Martinaj e quan Malkon një qelbanik që e ka futur në sherr me të gjithë Shqipërinë.

Në vijim Nardi i dërgon Martinajt disa llogari borxhesh që janë qindra mijëra euro, por Vis Martinaj nuk i pranon të gjitha. Biseda mes tyre është tejet e detajuar dhe shumë e gjatë. 

Besimi mes dy ish miqeve është thyer përfundimisht dhe hakmarrja nuk ndalet.

Para

Kush është “Edi” në bisedat e SKY ECC? Tuku: Fola me Kryetarin

Pas

Bey Kallaku i përgjigjet Xhensilës: Nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën, do mbash mëkatin…

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.