E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë e rrëzoi euron? Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri zyrtarisht ka hyrë më pak valutë 

Korrieri nga Korrieri
11.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Çfarë e rrëzoi euron? Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri zyrtarisht ka hyrë më pak valutë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në tremujorin e parë 2024, kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur euro këmbehej mesatarisht me 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%.

Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës më vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.

Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas.

Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend, treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut.

Deficiti i llogarisë korrente shënoi rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente arriti vlerën e -371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, deficiti ishte -135 milionë euro, pothuajse në përgjysmim me vitin e mëparshëm.

Teorikisht, një përkeqësim i deficitit të llogarisë korente duhet të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase dhe anasjelltas. Në 2024 ka ndodhur e kundërta. Leku është forcuar ndërkohë që deficiti i llogarisë korente është përkeqësuar.

Ecuria e deficitit të llogarisë korente dhe kursit (shiko grafikun: Deficiti i llogarisë korente dhe kursi mesatar lek/1 euro në Tremujorin e parë) e shpjegon forcimin e lekut vetëm në periudhën 2022-2023, kur deficiti i llogarisë korente shfaqi shenja përmirësimi.

Bilanci i llogarisë korrente ka pësuar një përmbysje të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar, kur deficiti arriti nivelin më të ulët historik, madje në tremujorin e tretë të vitit ky bilanc pati rezultuar pozitiv.

Rritja e deficitit i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra, që këtë herë nuk është balancuar dot mjaftueshëm nga bilanci pozitiv i shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore.

Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën rekord të 1.24 miliardë eurove, në rritje me 39% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që importet u rritën me 18%, eksportet e mallrave pësuan rënie me 20%.

Bilanci tregtar në shërbimeve vijoi të përmirësohej, por në një masë të vogël. Suficiti në llogarinë e shërbimeve arriti në 629 milionë eurove, në rritje me 11.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 267 milionë eurove, në rritje me 41% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Megjithatë, ritmet e larta të rritjes së të ardhurave nga turizmi nuk kanë mjaftuar për të mbyllur “gropën” e madhe në tregtinë e mallrave. Kjo edhe për faktin se zërat e tjera të llogarisë së shërbimeve, si fasoneria apo shërbimet e tjera pësuan rënie të të ardhurave krahasuar me një vit më parë.

Në veçanti, të ardhurat nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneria) pësuan rënie të të ardhurave me 3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Një efekt pozitiv dha edhe në tremujorin e parë edhe zëri i të ardhurave dytësore, që përbëhet kryesisht nga dërgesat e emigrantëve. Vlera e remitancave gjatë tremujorit të parë arriti në 242 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me një vit më parë.

Megjithëse deficiti i llogarisë korrente është zgjeruar ndjeshëm, llogaria financiare dhe sidomos investimet e huaja direkte vazhdojnë të sjellin flukse të konsiderueshme, që edhe në tremujorin e parë kompensuan pjesën më të madhe të deficiti të llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte kishin vlerën e 354 milionë eurove, shumë kjo sa 95% e vlerës së deficitit të llogarisë korrente.

Çfarë e rrëzoi euron? Ndonëse ra në nivele rekord,
Para

EMRI/ Zbulohet me kë e “tradhtoi” Xhensila Besin

Pas

Kapen mbi 500 kg drogë në Spanjë, arrestohen 3 shqiptarë 

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.